---
description: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën se Zëvendëssekretari i Mbrojtjes...
title: "Mattisi largohet menjëherë nga detyra, e zëvendëson Shanahani "
image: https://resources.koha.net/images/2018/December/23/AA900CC1-0D65-44BE-9E10-9569C657C3AA_w1023_r1_s1545589913.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Mattisi largohet menjëherë nga detyra, e zëvendëson Shanahani

![](https://resources.koha.net/images/2018/December/23/AA900CC1-0D65-44BE-9E10-9569C657C3AA_w1023_r1_s1545589913.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 23 dhjetor 2018 20:31
- Shpërndaje në:

- 23 dhjetor 2018 20:31
- Shpërndaje në:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën se Zëvendëssekretari i Mbrojtjes Patrick Shanahan do të bëhet shefi në detyrë i Pentagonit më 1 janar, duke zëvendësuar Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis, i cili njoftoi dorëheqjen e tij javën e kaluar.

"Jam i kënaqur të njoftoj se zëvendës sekretari ynë i talentuar i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të marrë titullin e ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes duke filluar nga 1 janari 2019," shkroi presidenti Trump në Twitter, duke nxitur kështu Sekretarin aktual të Mbrojtjes Mattis të largohet nga posti i tij dy muaj më herët.

Shanahan, një ish-ekzekutiv i kompanisë Boeing, u emërua Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes në vitin 2017.

Në letrën e dorëheqjes së Mattisit, që ai ia paraqiti personalisht presidentit Trump të premten, ai kishte thënë se do të largohej nga posti më 28 shkurt.

Vendimi i sekretarit të Mbrojtjes erdhi një ditë pasi Trump njoftoi se do të tërhiqte rreth 2.000 trupa amerikane nga Siria, një veprim që Pentagoni e kundërshtoi.

Mattis nuk përmendi mosmarrëveshjet mbi Sirinë në letrën e tij, por vuri në dukje "besimin e tij themelor" se forca e Shteteve të Bashkuara është "e lidhur pazgjidhshmërisht" me aleancat e kombit me vendet e tjera.

[Edhe ![Merr detyrën shefi i ri i Pentagonit](https://resources.koha.net/images/2019/January/01/pentag1546360768.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 jan 2019 Merr detyrën shefi i ri i Pentagonit](https://www.koha.net/bote/merr-detyren-shefi-i-ri-i-pentagonit)

Presidenti Trump njoftoi së pari largimin e sekretarit Mattis në Twitter, duke thënë se ish gjenerali me katër yje do të dalë në pension.

Ndërsa nuk e përmendi Trumpin me emër, letra nga Mattis përshkruan dallimet e mprehta mes pikëpamjeve të tij dhe atyre të presidentit, sidomos mbi rëndësinë e aleatëve dhe përdorimin e fuqisë së Shteteve të Bashkuara.

Artikuj të ngjashëm

- [![Trump emëron Mark Esper në postin e sekretarit të Mbrojtjes](https://resources.koha.net/images/2019/June/22/we-81561220267.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 qer 2019 Trump emëron Mark Esper në postin e sekretarit të Mbrojtjes](https://www.koha.net/bote/trump-emeron-mark-esper-ne-postin-e-sekretarit-te-mbrojtjes)
- [![Mark Esper nominohet për postin e sekretarit të Mbrojtjes](https://resources.koha.net/images/2019/June/22/720BCE94-31E4-4D35-9C52-3E1035038ED9_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s1561188173.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 qer 2019 Mark Esper nominohet për postin e sekretarit të Mbrojtjes](https://www.koha.net/bote/mark-esper-nominohet-per-postin-e-sekretarit-te-mbrojtjes)
- [![Trump njofton zëvendësimin e kreut të Pentagonit](https://resources.koha.net/images/2019/June/19/19pent1560929242.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 qer 2019 Trump njofton zëvendësimin e kreut të Pentagonit](https://www.koha.net/bote/trump-njofton-zevendesimin-e-kreut-te-pentagonit)
- [![Patrick Shanahan, Sekretar i ri i Mbrojtjes në SHBA](https://resources.koha.net/images/2019/May/10/Patrick_Shanahan-Reuters1557513279.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 maj 2019 Patrick Shanahan, Sekretar i ri i Mbrojtjes në SHBA](https://www.koha.net/bote/patrick-shanahan-sekretar-i-ri-i-mbrojtjes-ne-shba)

[Futboll.]() [Paraqitje e mirë e Osmanit dhe Gashit për ekipin e dytë të Bayernit](https://www.koha.net/futboll/paraqitje-e-mire-e-osmanit-dhe-gashit-per-ekipin-e-dyte-te-bayernit)

[Futboll.]() [Droni ndërpret ndeshjen e Arsenalit për Kupë](https://www.koha.net/futboll/droni-nderpret-ndeshjen-e-arsenalit-per-kupe)

[Basketboll.]() [Rëndohet gjendja për Prishtinën, BAT-i e sanksionon për dy raste](https://www.koha.net/basketboll/rendohet-gjendja-per-prishtinen-bat-i-e-sanksionon-per-dy-raste)

[Arbëri.]() [Fejza e VV-së thotë se në Kuvend ka deputetë me akuza për dhunë në familje](https://www.koha.net/arberi/fejza-e-vv-se-thote-se-ne-kuvend-ka-deputete-me-akuza-per-dhune-ne-familje-permend-haradinajn)

[Arbëri.]() [Ramaj: Duhet të dimë ta lexojmë mesazhin që ka lënë Arlinda](https://www.koha.net/arberi/ramaj-u-irritova-me-shume-pasi-degjova-diskutimin-ne-kuvend-sesa-kur-e-kuptova-vrasjen)

[Kulturë.]() [“Futurama” me njeriun që rri pezull përballë misterit të së ardhmes](https://www.koha.net/kulture/futurama-me-njeriun-qe-rri-pezull-perballe-misterit-te-se-ardhmes)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mattisi largohet menjëherë nga detyra, e zëvendëson Shanahani ","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/mattisi-largohet-menjehere-nga-detyra-e-zevendeson-shanahani","datePublished":"2018-12-23T20:31:40+01:00","dateModified":"2026-07-09T12:50:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":292,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën se Zëvendëssekretari i Mbrojtjes...","url":"https://www.koha.net/bote/mattisi-largohet-menjehere-nga-detyra-e-zevendeson-shanahani","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2018/December/23/AA900CC1-0D65-44BE-9E10-9569C657C3AA_w1023_r1_s1545589913.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
