---
description: Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Uashingtonin për &quot;shtrëngim dhe frikësim&quot;, pasi Departamenti amerikan i Shtetit ka vendo
title: BE-ja dënon vendimin e SHBA-së që ua ndali udhëtimin pesë evropianëve
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/24/6441931d-decb-4bb3-b6cb-484c46481123.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# BE-ja dënon vendimin e SHBA-së që ua ndali udhëtimin pesë evropianëve

![Emmanuel Macron Donald Trump](https://resources.koha.net/images/2025/December/24/6441931d-decb-4bb3-b6cb-484c46481123.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 24 dhjetor 2025 14:21
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 24 dhjetor 2025 14:21
- Shpërndaje në:

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Uashingtonin për "shtrëngim dhe frikësim", pasi Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur një ndalim vizash për pesë figura të shquara evropiane që kanë qenë në zemër të fushatës për të futur ligje që rregullojnë gjigantët amerikanë të teknologjisë.

Ndalimet e vizave u vendosën të martën ndaj Thierry Breton, një ish-komisioner i BE-së dhe një nga arkitektët e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) të bllokut, dhe katër aktivistëve kundër dezinformimit, përfshirë dy në Gjermani dhe dy në Mbretërinë e Bashkuar.

Masa shënjestroi gjithashtu Imran Ahmed, drejtorin ekzekutiv britanik të Qendrës për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale me bazë në SHBA, Anna-Lena von Hodenberg dhe Josephine Ballon të organizatës jofitimprurëse gjermane HateAid, dhe Clare Melford, bashkëthemeluese e Indeksit Global të Dezinformimit. 

Duke justifikuar ndalimet e vizave, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shkruar në X se “për një kohë shumë të gjatë, ideologët në Evropë kanë udhëhequr përpjekje të organizuara për të detyruar platformat amerikane të ndëshkojnë pikëpamjet amerikane kundërshtuese. Administrata Trump nuk do t’i tolerojë më këto akte të shëmtuara të censurës ekstraterritoriale.”

DSA-ja shihet nga Uashingtoni si një formë censure, ndërsa udhëheqësit evropianë thonë se rregulloret janë të nevojshme për të kontrolluar gjuhën e urrejtjes, por debati kërcënon të bëhet pjesë e një konflikti shumë më të gjerë kulturor dhe politik midis administratës së Donald Trumpit dhe Evropës. 

Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë digjitale gjithmonë kanë pasur gjasa të bëhen një teatër i madh konfrontimi midis SHBA-së dhe Evropës, pasi këto teknologji bëhen gjithnjë e më qendrore për ushtrimin e pushtetit.

[Edhe ![SHBA-ja ua ndalon hyrjen pesë evropianëve, mes tyre një ish-komisioner](https://resources.koha.net/images/2025/December/24/40a660f1-50fc-4b30-aa78-6e262ddd7777.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 dhj 2025 SHBA-ja ua ndalon hyrjen pesë evropianëve, mes tyre një ish-komisioner](https://www.koha.net/bote/shba-ja-ua-ndalon-hyrjen-pese-evropianeve-mes-tyre-nje-ish-komisioner)

Macroni e ka dënuar ndalimin e lëvizjes. 

“Këto masa përbëjnë frikësim dhe shtrëngim që synojnë minimin e sovranitetit dixhital evropian”, ka shkruar ai, gjithashtu në X. 

"Rregulloret dixhitale të Bashkimit Evropian u miratuan pas një procesi demokratik dhe sovran nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli. Ato zbatohen brenda Evropës për të siguruar konkurrencë të drejtë midis platformave, pa synuar asnjë vend të tretë, dhe për të siguruar që ajo që është e paligjshme jashtë linje është gjithashtu e paligjshme në internet. Rregullat që rregullojnë hapësirën dixhitale të Bashkimit Evropian nuk kanë për qëllim të përcaktohen jashtë Evropës", ka shtuar Macroni.

[#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#bashkimi evropian](https://www.koha.net/tag/bashkimi-evropian) [#ndalimi](https://www.koha.net/tag/ndalimi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Macroni kritikon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë](https://resources.koha.net/images/2026/October/21/be23a5f6-94cd-4f89-88a7-3e2551e98e7b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 tet 2026 Macroni kritikon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë](https://www.koha.net/bote/macroni-kritikon-komentet-e-lidereve-te-huaj-per-protestat-ne-france)
- [![Macron: BE-ja do të ngrihet në këmbë përballë kërcënimeve të Trumpit](https://resources.koha.net/images/2024/December/05/ef6d2add-2999-4b74-8890-ee64ff5a28f2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 4 shk 2025 Macron: BE-ja do të ngrihet në këmbë përballë kërcënimeve të Trumpit](https://www.koha.net/bote/macron-be-ja-do-te-ngrihet-ne-kembe-perballe-kercenimeve-te-trumpit)
- [![Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe SHBA-së për rrjetet sociale](https://resources.koha.net/images/2024/June/04/8d8c7b96-f0ff-40a8-8ce4-dc52ac0de935.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 21 jan 2025 Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe SHBA-së për rrjetet sociale](https://www.koha.net/tech/mosmarreveshjet-mes-be-se-dhe-shba-se-per-rrjetet-sociale)
- [![SHBA-ja anuloi 175 mijë viza gjatë administratës së Trumpit](https://resources.koha.net/images/2026/July/21/d5247dd2-f96b-411f-92cc-e92d09f70dbc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 gus 2026 SHBA-ja anuloi 175 mijë viza gjatë administratës së Trumpit](https://www.koha.net/bote/shba-ja-anuloi-175-mije-viza-gjate-administrates-se-trumpit)

[Arbëri.]() [Palokaj: BE-ja ka vëmendjen e duhur për Ballkanin Perëndimor](https://www.koha.net/arberi/palokaj-be-ja-ka-vemendjen-e-duhur-per-ballkanin-perendimor)

[Arbëri.]() [Cila është shkalla e vërtetë e inflacionit në Kosovë? – sonte në “Interaktiv” ekonomisti Florin Aliu](https://www.koha.net/arberi/cila-eshte-shkalla-e-vertete-e-inflacionit-ne-kosove-sonte-ne-interaktiv-ekonomisti-florin-aliu)

[Futboll.]() [Synimi i Shqipërisë - fitore pa gol të pësuar](https://www.koha.net/futboll/synimi-i-shqiperise-fitore-pa-gol-te-pesuar)

[Arbëri.]() [FSK-ja njofton se një pjesëtar i saj “u lëndua lehtë” gjatë trajnimit para pak muajsh](https://www.koha.net/arberi/fsk-ja-njofton-se-nje-pjesetar-i-saj-u-lendua-lehte-gjate-trajnimit-para-pak-muajsh)

[Arbëri.]() [Kurti për “Le Monde”: E dimë se kush humbi në zgjedhjet në Serbi, por s’e dimë kush fitoi](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-le-monde-e-dime-se-kush-humbi-ne-zgjedhjet-ne-serbi-por-se-dime-kush-fitoi)

[Kronikë.]() [Dënohet me shtatë vjet burgim për grabitjen e 115 eurove nga një person në Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/denohet-me-shtate-vjet-burgim-per-grabitjen-e-115-eurove-nga-nje-person-ne-gjakove)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"BE-ja dënon vendimin e SHBA-së që ua ndali udhëtimin pesë evropianëve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/macroni-e-be-ja-denojne-ndalimin-nga-shba-ja-te-udhetimit-per-pese-evropiane","datePublished":"2025-12-24T14:21:22+01:00","dateModified":"2026-07-11T05:15:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":427,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Uashingtonin për \"shtrëngim dhe frikësim\", pasi Departamenti amerikan i Shtetit ka vendo","url":"https://www.koha.net/bote/macroni-e-be-ja-denojne-ndalimin-nga-shba-ja-te-udhetimit-per-pese-evropiane","keywords":"Donald Trump, bashkimi evropian, ndalimi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/24/6441931d-decb-4bb3-b6cb-484c46481123.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
