---
description: Kërcënimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa të reja ndaj tetë vendeve aleate që kundërshtojnë planin e tij për marrjen nën kontroll t
title: Kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën, konsiderohet i papranueshëm për Evropën
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/18/948c228c-2336-46cd-9fc0-d35b061f181c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën konsiderohet i papranueshëm për Evropën

![greenland](https://resources.koha.net/images/2026/January/18/948c228c-2336-46cd-9fc0-d35b061f181c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 janar 2026 08:15
- Shpërndaje në:

- 18 janar 2026 08:15
- Shpërndaje në:

Kërcënimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa të reja ndaj tetë vendeve aleate që kundërshtojnë planin e tij për marrjen nën kontroll të Grenlandës ka nxitur reagime të ashpra nga liderët evropianë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e ka cilësuar këtë veprim si “plotësisht të gabuar”, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka quajtur atë “të papranueshëm”.

Këto reagime kanë ardhur pasi Trump njoftoi se nga 1 shkurti do të hyjë në fuqi një tarifë prej 10 për qind për mallrat që importohen nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda. Ai ka paralajmëruar se tarifat mund të rriten më vonë deri në 25 për qind dhe do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje.

Trump ka insistuar se territori autonom danez i Grenlandës është kyç për sigurinë e SHBA-së dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së tij edhe me forcë.

Pas këtyre kërcënimeve, Bashkimi Evropian ka thirrur një takim urgjent për të dielën në orën 17:00 në Bruksel. Sipas agjencisë Reuters, në takim do të marrin pjesë ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së.

Ndërkohë, të shtunën, mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Grenlandës dhe Danimarkës kundër planit të propozuar amerikan për marrjen nën kontroll të territorit.

[Edhe ![Çështja e Grenlandës - Mblidhen sot ambasadorët e BE-së për shkak të tarifave të Trumpit](https://resources.koha.net/images/2019/August/06/Grenlanda-Reuters1565109514.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 jan 2026 Çështja e Grenlandës - Mblidhen sot ambasadorët e BE-së për shkak të tarifave të Trumpit](https://www.koha.net/bote/ceshtja-e-grenlandes-mblidhen-sot-ambasadoret-e-be-se-per-shkak-te-tarifave-te-trumpit)

Grenlanda ka një popullsi të vogël, por është e pasur me burime natyrore. Pozita e saj mes Amerikës së Veriut dhe Arktikut e bën atë strategjikisht të rëndësishme për sistemet e paralajmërimit të hershëm në rast sulmesh raketore dhe për monitorimin e lëvizjeve detare në rajon.

Trump ka deklaruar edhe më herët se Uashingtoni do ta marrë Grenlandën “në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë”.

[#greenland](https://www.koha.net/tag/greenland) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trumpi godet tetë shtete aleate me tarifa për shkak të Grenlandës](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/1588e37c-59da-4c49-8bb4-1f3ea380eefa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 jan 2026 Trumpi godet tetë shtete aleate me tarifa për shkak të Grenlandës](https://www.koha.net/bote/trumpi-godet-tete-shtete-aleate-me-tarifa-per-shkak-te-grenlandes)
- [![Trumpi kërcënon vendet që s’e mbështesin për Grenlandën: Mund t’u vendos tarifa të ashpra](https://resources.koha.net/images/2026/January/16/d3776ba4-b678-4b56-9083-2b502827298a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 jan 2026 Trumpi kërcënon vendet që s’e mbështesin për Grenlandën: Mund t’u vendos tarifa të ashpra](https://www.koha.net/bote/trumpi-kercenon-vendet-qe-se-mbeshtesin-per-grenlanden-mund-tu-vendos-tarifa-te-ashpra)
- [![Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Danimarkë-Grenlandë për sigurinë në Arktik](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/7e3fd34b-d2b4-42ce-9e88-f17f9964ce37.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 sht 2026 Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Danimarkë-Grenlandë për sigurinë në Arktik](https://www.koha.net/bote/nenshkruhet-marreveshja-shba-danimarke-grenlande-per-sigurine-ne-arktik)
- [![SHBA-ja dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Grenlandën pas kërcënimeve për aneksim](https://resources.koha.net/images/2026/September/19/1943e63c-c08c-4a88-bc66-a6d0a6b74c83.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 sht 2026 SHBA-ja dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Grenlandën pas kërcënimeve për aneksim](https://www.koha.net/bote/shba-ja-dhe-danimarka-arrijne-marreveshje-per-grenlanden-pas-kercenimeve-per-aneksim)

[Arbëri.]() [Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq](https://www.koha.net/arberi/konjufca-per-cfare-te-ardhme-evorpiane-flet-gjuriqi-kur-del-ne-foto-me-kriminelin-radoiciq)

[Botë.]() [Zelensky thotë se sistemi i paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse është rikthyer](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-sistemi-i-paralajmerimit-te-hershem-per-sulmet-ruse-eshte-rikthyer)

[Arbëri.]() [Hasimja: Rama s’mund të japë dorëheqje, ka frikë nga përballja me drejtësinë](https://www.koha.net/arberi/hasimja-rama-smund-te-jape-doreheqje-ka-frike-nga-perballja-me-drejtesine)

[Arbëri.]() [Ndalohet një person për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-nje-person-per-nxjerrje-te-kunderligjshme-te-dokumenteve-zyrtare-ne-leposaviq)

[Arbëri.]() [BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, por duhet vullnet nga palët](https://www.koha.net/arberi/be-kallasi-e-gatshme-te-organizoje-takim-te-nivelit-te-larte-kosove-serbi-por-duhet-vullnet-nga-palet)

[Arbëri.]() [Franca kërkon përgjegjësi për Banjskën, kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/franca-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-kritikon-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën, konsiderohet i papranueshëm për Evropën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/kercenimi-i-trumpit-me-tarifa-per-grenlanden-konsiderohet-i-papranueshem-per-evropen","datePublished":"2026-01-18T08:15:25+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:55:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":333,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kërcënimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa të reja ndaj tetë vendeve aleate që kundërshtojnë planin e tij për marrjen nën kontroll t","url":"https://www.koha.net/bote/kercenimi-i-trumpit-me-tarifa-per-grenlanden-konsiderohet-i-papranueshem-per-evropen","keywords":"greenland, donald trump","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/18/948c228c-2336-46cd-9fc0-d35b061f181c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
