---
description: Katër persona kanë vdekur teksa mijëra palestinezë hynë në një magazinë të Kombeve të Bashkuara në Gaza, duke shkatërruar pjesë të mureve metalike të ndërtesës
title: Katër të vdekur në Gazë pasi palestinezët hynë më forcë në magazinën ushqimore të OKB-së
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/29/802be4f5-98d8-4c73-9659-80bf1d05a6d6.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Katër të vdekur në Gazë pasi palestinezët hynë më forcë në magazinën ushqimore të OKB-së

![Gaza](https://resources.koha.net/images/2025/May/29/802be4f5-98d8-4c73-9659-80bf1d05a6d6.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 29 maj 2025 08:49
- Shpërndaje në:

* Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
* 29 maj 2025 08:49
* Shpërndaje në:

Katër persona kanë vdekur pasi mijëra palestinezë hynë në një magazinë të Kombeve të Bashkuara në Gazë, duke shkatërruar pjesë të mureve metalike të ndërtesës në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur ushqim.

Dy persona janë shtypur për vdekje dhe dy të tjerë kanë vdekur nga plagët me armë zjarri pasi turma kishte hyrë me forcë në depon e Programit Botëror të Ushqimit në Deir al-Balah të mërkurën pasdite, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë, raporton The Guardian.

Nuk është e qartë nëse forcat izraelite, kontraktorët privatë apo të tjerë kanë hapur zjarr. Një spital fushor i Kryqit të Kuq ka bërë të ditur se të lënduarit përfshinin gra dhe fëmijë me plagë me armë zjarri.

Pamjet treguan turma njerëzish që bërtisnin dhe shtyheshin në ndërtesë, ndërsa të tjerët hodhën thasë me miell dhe kuti në turmë.

“Nevojat humanitare kanë dalë jashtë kontrollit pas 80 ditësh bllokadë të plotë të të gjithë ndihmave ushqimore dhe ndihmave të tjera në Gazë”, thuhet në një deklaratë të OKB-së. 

[Edhe ![34 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në prag të takimit të OKB-së](https://resources.koha.net/images/2025/August/13/bf637f08-d58b-4e5d-89be-8ef99e472021.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 sht 2025 34 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në prag të takimit të OKB-së](https://www.koha.net/bote/34-te-vrare-ne-gaze-nga-sulmet-izraelite-ne-prag-te-takimit-te-okb-se)

“Gaza ka nevojë për një rritje të menjëhershme të ndihmës ushqimore. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar njerëzit se nuk do të vdesin nga uria”, thuhet më tej në deklaratë.

Një i dërguar i OKB-së e ka krahasuar ndihmën e kufizuar që lejohet në Gazë me "një varkë shpëtimi pasi anija është fundosur". 

Rrethimi 11-javor dhe një bllokadë e fortë e vazhdueshme e Izraelit nënkuptojnë se shumica e njerëzve në Gazë janë shumë të uritur. Mjekët dhe punonjësit e ndihmës në territorin e shkatërruar palestinez kanë thënë për muaj të tërë se kequshqyerja po përhapet. 

Furrat e bukës të operuara nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së janë mbyllur për shkak të mungesës së gazit për gatim dhe çmimet po rriten për ushqimin e kufizuar të disponueshëm në dyqane dhe tregje.

[Edhe ![Vriten katër persona gjatë kërkimit të ndihmave në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/August/24/3603db41-267b-4cfe-9a9c-3d954eb636f6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 gus 2025 Vriten katër persona gjatë kërkimit të ndihmave në Gazë](https://www.koha.net/bote/vriten-kater-persona-gjate-kerkimit-te-ndihmave-ne-gaze)

Skenat kaotike të mërkurën ndodhën pasi zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se të paktën një civil është vrarë dhe 48 janë plagosur në një incident të veçantë në një pikë të shpërndarjes së ushqimit në jug të territorit një ditë më parë. 

Dëshmitarët e incidentit në Khan Younis kanë thënë se forcat izraelite filluan të qëllojnë pasi turma palestinezësh depërtuan nëpër gardhet rreth qendrës së menaxhuar nga një grup i mbështetur nga SHBA-ja, i zgjedhur nga Izraeli, për të dërguar ushqime në Gazë.

[#lufta ne gaza](https://www.koha.net/tag/lufta-ne-gaza) [#uria](https://www.koha.net/tag/uria) [#ushqimi](https://www.koha.net/tag/ushqimi)

Artikuj të ngjashëm

- [![100 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/August/10/d722331e-b186-4dd4-b851-207f696eeebe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 gus 2025 100 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë](https://www.koha.net/bote/100-femije-te-vdekur-nga-kequshqyerja-dhe-uria-ne-gaze)
- [![Izraeli sërish vret palestinezë afër pikave për shpërndarje ndihmash](https://resources.koha.net/images/2025/August/03/4a37f6e4-d3b7-4687-8d74-8f7004f8b13d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 gus 2025 Izraeli sërish vret palestinezë afër pikave për shpërndarje ndihmash](https://www.koha.net/bote/izraeli-serish-vret-palestineze-afer-pikave-per-shperndarje-ndihmash)
- [![Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/August/02/bd93d9b1-5426-4abf-b864-999771aa716c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 gus 2025 Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-18-palestineze-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaze)

[Botë.]() [31 të vdekur në Egjipt pas aksidentimit të cisternës me naftë](https://www.koha.net/bote/31-te-vdekur-ne-egjipt-pas-aksidentimit-te-cisternes-me-naft)

[Arbëri.]() [Palokaj për rezolutën e Vukovarit: S’mund të ndalet Evropa pse dikush ka fituar zgjedhjet në Serbi](https://www.koha.net/arberi/palokaj-per-rezoluten-e-vukovarit-smund-te-ndalet-evropa-pse-dikush-ka-fituar-zgjedhjet-ne-serbi)

[Futboll.]() [Muriqi vlerësohet më i miri nga UEFA](https://www.koha.net/futboll/muriqi-vleresohet-me-i-miri-nga-uefa)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-mbrojtja-e-vajzave-dhe-grave-kerkon-angazhim-te-perditshem-dhe-pergjegjesi-te-perbashket)

[Futboll.]() [Bayerni me shumë mungesa befasohet nga Lille](https://www.koha.net/futboll/bayerni-me-shume-mungesa-befasohet-nga-lille)

[Futboll.]() [Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions](https://www.koha.net/futboll/muriqi-ia-siguron-fenerbahces-fitoren-ne-champions)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Katër të vdekur në Gazë pasi palestinezët hynë më forcë në magazinën ushqimore të OKB-së","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/kater-te-vdekur-ne-gaze-pasi-palestinezet-hyne-me-force-ne-magazinen-ushqimore-te-okb-se","datePublished":"2025-05-29T08:49:36+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:50:08+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":458,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Katër persona kanë vdekur teksa mijëra palestinezë hynë në një magazinë të Kombeve të Bashkuara në Gaza, duke shkatërruar pjesë të mureve metalike të ndërtesës","url":"https://www.koha.net/bote/kater-te-vdekur-ne-gaze-pasi-palestinezet-hyne-me-force-ne-magazinen-ushqimore-te-okb-se","keywords":"lufta ne gaza, uria, ushqimi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/29/802be4f5-98d8-4c73-9659-80bf1d05a6d6.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
