---
description: "Izraeli ka nisur një valë sulmesh që përfshinin më shumë se 50 avionë në vendet e prodhimit të centrifugave dhe raketave iraniane gjatë natës, ka bërë të ditur "
title: Izraeli sulmon me mbi 50 avionë luftarakë vendet iraniane të prodhimit të centrifugave dhe raketave
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/18/2f799861-a10c-4870-bef5-74ff24747b91.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Izraeli sulmon me mbi 50 avionë luftarakë vendet iraniane të prodhimit të centrifugave dhe raketave

![Sulmet izraelite](https://resources.koha.net/images/2025/June/18/2f799861-a10c-4870-bef5-74ff24747b91.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 18 qershor 2025 08:29
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 18 qershor 2025 08:29
- Shpërndaje në:

Izraeli ka nisur një valë sulmesh që përfshinin më shumë se 50 avionë në vendet e prodhimit të centrifugave dhe raketave iraniane gjatë natës, ka bërë të ditur ushtria herët të mërkurën.

"Më shumë se 50 avionë luftarakë të Forcave Ajrore, nën udhëzime të sakta të inteligjencës nga Dega e Inteligjencës, kanë përfunduar një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake në zonën e Teheranit në orët e fundit", kanë thënë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, raporton CNN.

Midis këtyre objektivave ishin vende të përdorura për të prodhuar raketa tokë-tokë dhe tokë-ajër, ka thënë ushtria.

Izraeli ka njoftuar gjithashtu se ka sulmuar një strukturë prodhimi centrifugash në Teheran me qëllim pengimin e "programit të zhvillimit të armëve bërthamore" të Iranit.

Zyrtarët e ushtrisë dhe inteligjencës amerikane kanë thënë prej kohësh se SHBA-ja dhe Izraeli shpesh ndryshojnë në mënyrën e interpretimit të informacionit mbi programin bërthamor të Iranit.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, ka dëshmuar në mars se komuniteti i inteligjencës amerikane kishte vlerësuar se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, nuk kishte autorizuar rifillimin e programit të armëve bërthamore që ai e pezulloi në vitin 2003.

[Lexo përditësimet tjera![Khamenei](https://resources.koha.net/images/2025/June/18/8ab73d7b-2798-4188-a2ca-a05f04c7a7fa.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Në ditën e gjashtë të luftimeve me Izraelin, Irani kërcënon SHBA-në</h4>Dita e gjashtë e konfliktit:Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar në rrjete sociale duke...](https://www.koha.net/bote/lideri-suprem-i-iranit-beteja-fillon)

[#izraeli](https://www.koha.net/tag/izraeli) [#Irani](https://www.koha.net/tag/irani) [#sulmet](https://www.koha.net/tag/sulmet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran](https://resources.koha.net/images/2026/March/27/dc168bc0-96fd-4929-984d-da364543b24d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 mar 2026 Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran](https://www.koha.net/bote/izraeli-nis-vale-te-re-sulmesh-ne-iran)
- [![Ushtria izraelite njofton për valë të re sulmesh ndaj Iranit](https://resources.koha.net/images/2026/March/07/b6effe85-6be7-4d10-a54f-ee3d3817260c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 mar 2026 Ushtria izraelite njofton për valë të re sulmesh ndaj Iranit](https://www.koha.net/bote/ushtria-izraelite-njofton-per-vale-te-re-sulmesh-ndaj-iranit)
- [![Një javë nga bombardimet SHBA-Izrael në Iran, sulme të reja godasin Teheranin](https://resources.koha.net/images/2026/March/07/b6effe85-6be7-4d10-a54f-ee3d3817260c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 mar 2026 Një javë nga bombardimet SHBA-Izrael në Iran, sulme të reja godasin Teheranin](https://www.koha.net/bote/nje-jave-nga-bombardimet-shba-izrael-ne-iran-sulme-te-reja-godasin-teheranin)
- [![Izraeli përfundon një valë të gjerë sulmesh ndaj infrastrukturës së Iranit](https://resources.koha.net/images/2026/March/03/993b1424-62f7-440c-af67-8c0382f26ef9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 mar 2026 Izraeli përfundon një valë të gjerë sulmesh ndaj infrastrukturës së Iranit](https://www.koha.net/bote/izraeli-perfundon-nje-vale-te-gjere-sulmesh-ndaj-infrastruktures-se-iranit)
- [![Izraeli nis sulmin e ri mbi Iranin](https://resources.koha.net/images/2026/February/28/0325defc-93f4-45cd-b443-f843d5ea70e4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 shk 2026 Izraeli nis sulmin e ri mbi Iranin](https://www.koha.net/bote/izraeli-nis-sulmin-e-ri-mbi-iranin)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona përmbys rezultatin, në epërsi ndaj Atleticos](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

[Futboll.]() [Galatasaray shkruan për vdekjen e Prekazit: Nuk do të harrojmë kurrë](https://www.koha.net/futboll/galatasaray-shkruan-per-vdekjen-e-prekazit-nuk-do-te-harrojme-kurre)

[Botë.]() [Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze](https://www.koha.net/bote/nvidia-nis-hetim-per-lidhjen-e-drejtorit-ekzekutiv-me-nje-te-dyshuar-si-spiune-kineze)

[Futboll.]() [Vdiq Xhevat Prekazi](https://www.koha.net/futboll/vdiq-xhevat-prekazi)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Izraeli sulmon me mbi 50 avionë luftarakë vendet iraniane të prodhimit të centrifugave dhe raketave","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/izraeli-sulmon-me-mbi-50-avione-luftarake-vendet-iraniane-te-prodhimit-te-centrifugave-dhe-raketave","datePublished":"2025-06-18T08:29:06+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:35:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":222,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Izraeli ka nisur një valë sulmesh që përfshinin më shumë se 50 avionë në vendet e prodhimit të centrifugave dhe raketave iraniane gjatë natës, ka bërë të ditur ","url":"https://www.koha.net/bote/izraeli-sulmon-me-mbi-50-avione-luftarake-vendet-iraniane-te-prodhimit-te-centrifugave-dhe-raketave","keywords":"izraeli, Irani, sulmet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/18/2f799861-a10c-4870-bef5-74ff24747b91.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
