Support TIME. Preserve the truth.
World

Israel signs $3.5 billion defense deal with Greece

Benjamin Netanyahu

Photo: Associated Press

Izraeli dhe Greqia kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje mbrojtjeje me vlerë 3.5 miliardë dollarë, sipas së cilës Izraeli do të ndërtojë një sistem shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore për Greqinë, ndërsa Athina po përparon me një program më të gjerë të modernizimit ushtarak.

Ministria izraelite e Mbrojtjes ka thënë se kjo është marrëveshja më e madhe e eksportit të mbrojtjes që Izraeli ka nënshkruar ndonjëherë me Greqinë dhe një nga marrëveshjet më të mëdha në historinë e vendit. 

Amir Baram, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë izraelite të Mbrojtjes, ka thënë se marrëveshja e quajtur “Mburoja e Akilit” pasqyron “epërsinë teknologjike të Izraelit dhe historikun e dëshmuar të sistemeve tona të mbrojtjes në terren”.

Sipas marrëveshjes, Izraeli do ta furnizojë Greqinë me sistemet David’s Sling dhe SPYDER, të prodhuara nga Rafael Advanced Defense Systems, si dhe sistemin BARAK MX, të prodhuar nga Israel Aerospace Industries.

Greqia do të marrë gjithashtu radarë shumë-misionësh MMR për mbikëqyrjen ajrore, të prodhuar nga njësia e IAI-së, ELTA Systems.

Sistemi David’s Sling është përdorur nga Izraeli për të interceptuar raketat iraniane gjatë luftës me Iranin këtë vit. Greqia bëhet klienti i dytë i këtij sistemi, pas Finlandës.

Greqia shpenzon gati 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, një përqindje më e lartë se shumë vende të tjera anëtare të NATO-s, për shkak të mosmarrëveshjes së saj të gjatë me Turqinë fqinje.

Athina zyrtare planifikon të shpenzojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për të ndërtuar sistemin shumë-shtresor “Mburoja e Akilit”, i cili synon mbrojtjen kundër raketave balistike, avionëve dhe dronëve. 

Greqia synon gjithashtu të blejë deri në 40 avionë luftarakë F-35 nga SHBA-ja dhe fregata nga Franca dhe Italia.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar të hënën, Greqia do të marrë gjithashtu një sistem të ri kombëtar komandimi dhe kontrolli, të zhvilluar nga Rafael, për të integruar kapacitetet e mbrojtjes ajrore të vendit.