Support TIME. Preserve the truth.
World

India arrests thousands of 'cockroaches'

india

Mijëra protestues janë arrestuar në New Delhi gjatë demonstratës së fundit për reformën zgjedhore, të udhëhequr nga lëvizja rinore “Buburreca”.

Grupi bëri të ditur se themeluesi Abhijeet Dipke, i cili e nisi lëvizjen në maj pasi Kryetari i Gjykatës së Lartë të Indisë i krahasoi disa të rinj të papunë me “buburreca”, u ndalua me udhëheqës të tjerë menjëherë pas mbërritjes në kryeqytetin indian.

Dhjetëra mijëra policë dhe personel paraushtarakë u vendosën në të gjithë qytetin, shërbimet e internetit u pezulluan në lagjen qendrore të biznesit dhe dhjetëra stacione metroje dhe tregje u mbyllën, ndërsa autoritetet ndërhynë për të ndaluar tubimin e organizuar nga lëvizja “Buburrecat”.

Grupi i cili nuk është i regjistruar si parti politike në Indi po kërkon reforma zgjedhore vetëm disa muaj para zgjedhjeve të rëndësishme shtetërore.

Ai gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e komisionerit të përgjithshëm të zgjedhjeve, Gyanesh Kumar për shkak të akuzave për manipulim të listave të votuesve, të cilat Komisioni Zgjedhor i ka mohuar.

Lëvizja ka planifikuar të mbledhë mijëra njerëz në Jantar Mantar, një vend i caktuar për protesta në New Delhi. Por zona u bllokua nga forcat e sigurisë para se të fillonte demonstrata. Megjithatë, protesta të vogla shpërthyen në pjesë të tjera në qytet, në të cilat protestuesit brohoritën slogane duke kërkuar dorëheqjen e Kumarit.