Një gjykatë siriane ka dënuar me vdekje në mungesë ish-diktatorin e rrëzuar, Bashar al-Assad, pasi e ka shpallur fajtor për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë luftës civile në vend.
Ky është dënimi i parë ndaj Assadit, i cili është arratisur nga Damasku drejt Moskës së bashku me familjen e tij, pasi regjimi i tij u rrëzua në dhjetor 2024, duke i dhënë fund sundimit pesëdekadësh të familjes së tij.
Edhe kushëriri i Assadit dhe ish-kreu i sigurisë politike në provincën Deraa, në jug të Sirisë, Atef Najib, është dënuar me vdekje. Ai është shfaqur në sallën e gjyqit i veshur me uniformë burgu, brenda një kafazi, ndërsa gjyqtari lexonte dënimin e tij.
Deraa konsiderohet gjerësisht si vendlindja e kryengritjes kundër sundimit të Assadit.
Në mars të vitit 2011, ndalimi dhe torturimi i dyshuar i një grupi adoleshentësh, të akuzuar se kishin shkruar grafite kundër qeverisë, shkaktoi protesta në qytet. Protestat u përballën me një shtypje të dhunshme nga forcat e sigurisë.
also
Iran threat: Trump secretly changed planes, hid in cargo truck
Kjo përgjigje ndihmoi në ndezjen e protestave mbarëkombëtare, të cilat u përshkallëzuan në një luftë civile ku u vranë qindra mijëra njerëz.
Qeveria e përkohshme e Sirisë ka nisur në fillim të këtij viti të gjykonte zyrtarë të lidhur me regjimin e Assadit, i cili e sundoi vendin për më shumë se 50 vjet.
Najib është një nga zyrtarët më të lartë që është vënë në gjyq.
Ai është shpallur fajtor për krime, përfshirë vrasje, “vrasjen e qëllimshme të fëmijëve nën moshën 15 vjeç” dhe “torturë që ka çuar në vdekje”.
also
The US canceled 175 visas during the Trump administration
Gjykata ka dënuar gjithashtu me vdekje në mungesë gjashtë ish-zyrtarë ushtarakë dhe të sigurisë, mes tyre edhe vëllain më të vogël të Bashar al-Assadit, Maher. Ai drejtonte Divizionin e Katërt elitar të ushtrisë dhe gjithashtu është arratisur drejt Moskës kur regjimi ka rënë.
Mes të dënuarve të tjerë është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fahd al-Freij.