Support TIME. Preserve the truth.
World

Supreme Court allows Trump to reinstate deportations to third countries

Donald Trump

Photo: Associated Press

Administrata Trump mund të rifillojë dëbimin e shpejtë të emigrantëve drejt “vendeve të treta”, pra vendeve të tjera përveç atyre të origjinës së emigrantëve, pa u dhënë atyre mundësinë të kundërshtojnë dëbimin e tyre, ka vendosur të martën Gjykata Supreme e SHBA-së.

Shumica konservatore prej gjashtë gjyqtarësh e gjykatës më të lartë të vendit ke pezulluar përkohësisht një vendim të një gjykate më të ulët, i cili e detyronte administratën t’u jepte emigrantëve njoftim paraprak dhe mundësinë për të deklaruar se i druheshin torturës ose përndjekjes në vendet ku po dërgoheshin.

Administrata Trump kishte argumentuar se kjo kërkesë e kishte penguar atë që të “dëbonte në mënyrë efikase të huajt” nga SHBA-ja.

Siç ndodh zakonisht me urdhrat emergjentë, gjyqtarët nuk kanë shpjeguar pse e kishin pranuar kërkesën e administratës.

Tre gjyqtaret liberale të gjykatës, Sonia Sotomayor, Elena Kagan dhe Ketanji Brown Jackson, votuan kundër këtij urdhri.

Vendimi i së martës do të jetë në fuqi ndërsa Gjykata Supreme shqyrton çështjen më të gjerë. Gjyqtarët kanë thënë se do të dëgjojnë argumentet gojore në dhjetor.

Është hera e dytë që Gjykata Supreme ka dalë në krah të administratës Trump lidhur me dëbimet drejt “vendeve të treta”.

Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, i ka quajtur politikat e administratës “plotësisht të ligjshme dhe një mjet kritik për zbatimin e ligjeve të imigracionit”, në një postim në rrjetet sociale pas urdhrit të Gjykatës Supreme.

Ndërhyrja e Gjykatës Supreme vjen disa ditë pasi administrata paraqiti një kërkesë emergjente te gjyqtarët, duke shpresuar të vazhdonte dëbimin e emigrantëve drejt vendeve të treta, përfshirë edhe vende që Departamenti amerikan i Shtetit i konsideron të rrezikshme.

Administrata Trump ka lidhur një sërë marrëveshjesh me vende të tjera, të cilat i kanë mundësuar asaj të dëbojë më shumë se 25 mijë emigrantë drejt të paktën 29 vendeve, sipas “Third Country Deportation Watch”, një projekt i drejtuar nga Refugees International dhe Human Rights First.

Ndër vendet që kanë pranuar persona të dëbuar nga SHBA-ja janë Republika e Afrikës Qendrore, e cila po përballet me trazira dhe terrorizëm për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe të milicive, si dhe Sudani i Jugut, ku po zhvillohet një krizë humanitare për shkak të kolapsit politik dhe ekonomik.

Shumë persona të dëbuar drejt vendeve të treta janë përballur me kushte të tmerrshme dhe dhunë pasi kanë përfunduar në vende ku nuk kishin asnjë status ligjor.