---
description: Qeveria gjermane ka njoftuar të premten se “nuk do të frikësohet” nga përpjekjet ruse për ta minuar mbështetjen e vendit ndaj Ukrainës, por ka refuzuar të komen
title: Gjermania s’e komenton raportimin për komplotin për vrasjen e shefit të firmës kryesore të mbrojtjes
image: https://resources.koha.net/images/2024/July/12/d051aa79-bcb7-47da-90d3-139feba4e5ce.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Gjermania s’e komenton raportimin për komplotin për vrasjen e shefit të firmës kryesore të mbrojtjes

![Armin Papperger](https://resources.koha.net/images/2024/July/12/d051aa79-bcb7-47da-90d3-139feba4e5ce.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Blerta Haxhiu [![Blerta Haxhiu](https://resources.koha.net/authors/2024/April/29/36825967-e3a4-43ff-9baa-f56c6402a7b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/blerta-haxhiu/articles)
- 12 korrik 2024 15:07
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Blerta Haxhiu ![Blerta Haxhiu](https://resources.koha.net/authors/2024/April/29/36825967-e3a4-43ff-9baa-f56c6402a7b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 12 korrik 2024 15:07
- Shpërndaje në:

Qeveria gjermane ka njoftuar të premten se “nuk do të frikësohet” nga përpjekjet ruse për ta minuar mbështetjen e vendit ndaj Ukrainës, por ka refuzuar të komentojë një raport që Moska planifikoi të vriste shefin ekzekutiv të firmës më të madhe gjermane të mbrojtjes, “Rheinmetall”.

CNN-i të enjten, duke cituar pesë zyrtarë të paidentifikuar amerikanë dhe perëndimorë, ka raportuar se inteligjenca amerikane në fillim të këtij viti ka zbuluar se Rusia kishte planifikuar të vriste shefin ekzekutiv të “Rheinmetalli-t”, Armin Papperger.  Sipas raportit, SHBA-ja e ka informuar Gjermaninë, shërbimet e sigurisë të së cilës e kanë mbrojtur Pappergerin dhe e kanë parandaluar vrasjen.

Edhe pse Ministria e Brendshme e Gjermanisë refuzoi të komentojë, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, u duk se e konfirmoi atë.

"Duke pasur parasysh raportet e fundit mbi Rheinmetall, kjo është ajo që ne në fakt kemi thënë gjithnjë e më qartë gjatë muajve të fundit", u tha ajo gazetarëve në samitin e NATO-s në Washington.

“Rheinmetall” është furnizues kryesor i teknologjisë ushtarake për Ukrainën, raporton Associated Press.

[Edhe ![Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë](https://resources.koha.net/images/2025/June/30/37ee4b12-abae-4099-844b-5a655e933a44.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 qer 2025 Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë](https://www.koha.net/bote/gjermania-do-ta-ndihmoje-ukrainen-te-prodhoje-arme)

As “Rheinmetall” dhe as qeveria gjermane nuk kanë komentuar për raportimin. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Maximilian Kall, ka theksuar se Ministria nuk mund të komentojë mbi situatat e kërcënimit individual, por ka shtuar se ata “do ta marrim shumë seriozisht kërcënimin e rritur ndjeshëm nga agresioni rus”.

Ai ka vënë në dukje se masat gjermane të sigurisë janë rritur ndjeshëm që nga viti 2022 dhe se “kërcënimet variojnë nga spiunazhi dhe sabotimi, përmes sulmeve kibernetike, deri te terrorizmi shtetëror”.

Në prill, hetuesit gjermanë arrestuan dy burra gjermano-rusë të dyshuar për spiunazh, njëri prej tyre i akuzuar se kishte rënë dakord të kryente sulme ndaj objektivave të mundshëm, përfshirë objektet ushtarake të SHBA-së, me shpresën për të sabotuar ndihmën për Ukrainën.

Gjermania është bërë furnizuesja e dytë më e madhe e armëve për Ukrainë pas Shteteve të Bashkuara që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më shumë se dy vjet më parë.

[Edhe ![“Evropës do t’i duhet një dekadë për të krijuar rezerva armësh”](https://resources.koha.net/images/2024/February/15/e-vropa1707989259.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 shk 2024 “Evropës do t’i duhet një dekadë për të krijuar rezerva armësh”](https://www.koha.net/bote/evropes-do-ti-duhet-nje-dekade-per-te-krijuar-rezerva-armesh)

CNN-i ka raportuar se komploti i supozuar për vrasjen e Pappergerit ishte një nga një seri planesh ruse për të vrarë drejtuesit e industrisë së mbrojtjes në të gjithë Evropën. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov hodhi poshtë raportimin. Ai ka theksuar se e gjithë kjo situatë është e rreme dhe se raportet e tilla nuk duhet të merren seriozisht.

[#Armin Papperger](https://www.koha.net/tag/armin-papperger) [#Gjermania](https://www.koha.net/tag/gjermania) [#komploti](https://www.koha.net/tag/komploti) [#vrasje](https://www.koha.net/tag/vrasje) [#Rheinmetall](https://www.koha.net/tag/rheinmetall)

Artikuj të ngjashëm

- [![Gjermania rrezikon konflikt të armatosur me Rusinë, paralajmëron shefi i inteligjencës](https://resources.koha.net/images/2026/October/05/7f610afe-4ced-472d-a9c1-a297136ef4d2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 tet 2026 Gjermania rrezikon konflikt të armatosur me Rusinë, paralajmëron shefi i inteligjencës](https://www.koha.net/bote/gjermania-rrezikon-konflikt-te-armatosur-me-rusine-paralajmeron-shefi-i-inteligjences)
- [![Gjermania planifikon një mburojë kundër sabotimit pas sulmit me dron në aeroport](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/c024e2b3-b59b-4125-8d75-9d3ff7bd9df9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 sht 2026 Gjermania planifikon një mburojë kundër sabotimit pas sulmit me dron në aeroport](https://www.koha.net/bote/gjermania-planifikon-nje-mburoje-kunder-sabotimit-pas-sulmit-me-dron-ne-aeroport)
- [![BE-ja dhe NATO-ja dënojnë sulmin rus me dron, Berlini heton raste të reja sabotimi](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/d145951e-af99-4440-9bef-913531095e40.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 sht 2026 BE-ja dhe NATO-ja dënojnë sulmin rus me dron, Berlini heton raste të reja sabotimi](https://www.koha.net/bote/be-ja-dhe-nato-ja-denojne-sulmin-rus-me-dron-berlini-heton-raste-te-reja-sabotimi)

[Arbëri.]() [Hasaj: Këtij buxheti 4 miliardë eurosh i kanë hije 10-15 projekte të mëdha kapitale](https://www.koha.net/arberi/hasaj-ketij-buxheti-4-miliarde-eurosh-i-kane-hije-10-15-projekte-te-medha-kapitale)

[Futboll.]() [Tjetër fitore e Evertonit ndaj Newcastlet](https://www.koha.net/futboll/tjeter-fitore-e-evertonit-ndaj-newcastlet)

[Futboll.]() [Parma “del” nga kriza ndaj Atalantas që s’di për fitore nga 12 tetori](https://www.koha.net/futboll/parma-del-nga-kriza-ndaj-atalantas-qe-sdi-per-fitore-nga-12-tetori)

[Showbiz.]() [Suki Waterhouse: Nuk e besoj sa e lumtur jam me Robert Pattinsonin](https://www.koha.net/showbiz/suki-waterhouse-nuk-e-besoj-sa-e-lumtur-jam-me-robert-pattinsonin)

[Arbëri.]() [Ahmeti: Ky buxhet dhe këto politika po blejnë qetësi sociale afatshkurte](https://www.koha.net/arberi/ahmeti-ky-buxhet-dhe-keto-politika-po-blejne-qetesi-sociale-afatshkurte)

[Arbëri.]() [Tahiri-Nuhiu: Në libra vajzat paraqiten të qeta e djemtë luftarakë, kjo krijon steriotipe gjinore](https://www.koha.net/arberi/tahiri-nuhiu-ne-libra-vajzat-paraqiten-te-qeta-e-djemt-luftarake-kjo-krijon-steriotipe-gjinore)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gjermania s’e komenton raportimin për komplotin për vrasjen e shefit të firmës kryesore të mbrojtjes","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/gjermania-se-komenton-raportimin-per-komplotin-per-vrasjen-e-shefit-te-firmes-kryesore-te-mbrojtjes","datePublished":"2024-07-12T15:07:42+02:00","dateModified":"2026-07-11T00:15:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":433,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Qeveria gjermane ka njoftuar të premten se “nuk do të frikësohet” nga përpjekjet ruse për ta minuar mbështetjen e vendit ndaj Ukrainës, por ka refuzuar të komen","url":"https://www.koha.net/bote/gjermania-se-komenton-raportimin-per-komplotin-per-vrasjen-e-shefit-te-firmes-kryesore-te-mbrojtjes","keywords":"Armin Papperger, Gjermania, komploti, vrasje, Rheinmetall","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/July/12/d051aa79-bcb7-47da-90d3-139feba4e5ce.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
