Support TIME. Preserve the truth.
World

Six dead, 97 rescued after ferry sinks off Indonesia

Indonesia

Photo: Associated Press

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 97 janë shpëtuar nga një traget pasagjerësh që ishte fundosur në Detin Java, ka bërë të ditur agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit.

Një operacion kërkim-shpëtimi është nisur pasi ishte humbur kontakti me anijen Virgo Transport 8, e cila transportonte 243 persona dhe u përball me kushte të këqija atmosferike, ka thënë agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit.

Kërkimet për pasagjerët e mbetur po vazhdojnë.

Trageti po udhëtonte nga Surabaya drejt qytetit Banjarmasin, në Kalimantanin Jugor, dhe për herë të fundit është raportuar se ndodhej rreth 150 kilometra në jug të Banjarmasinit, rreth orës 02:00 sipas kohës lokale të dielën. 

Për operacionin e shpëtimit është krijuar një task-forcë e përbashkët, ku marrin pjesë agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit, marina, policia detare dhe institucione të tjera.

Anije dhe një helikopter janë dërguar në vendngjarje, ndërsa të gjitha anijet e tjera që ndodhen në atë zonë të Detit Java janë paralajmëruar që të raportojnë nëse shohin ndonjë pasagjer.

Një qendër operacionale për menaxhimin e aksidentit u ngrit të dielën në mëngjes në zonën e portit Trisakti.

Autoritetet indoneziane raportuan se me anijen Virgo Transport 8 u humb kontakti në Detin Java, ndërsa ajo po udhëtonte nga Surabaya drejt Banjarmasinit.