Support TIME. Preserve the truth.
World

IMF warns, world economy under test

100 €

Ekonomia botërore “së shpejti mund të testojë limitet e qëndrueshmërisë”, për shkak se rezervat emergjente të naftës po pakësohen e buxhetet qeveritare janë vënën nën presion të madh, ka alarmuar Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në raportin gjysmëvjetor, FMN-ja ka thënë se rritja globale ekonomike i ka bërë ballë luftës në Lindjen e Mesme më mirë se që pritej gjatë gjashtë muajve të fundit.

Megjithatë, është paralajmëruar se rezervat emergjente janë në shterim dhe nivelet e larta të borxhit e deficitet të shumë vendeve, mund t’u lënë qeverive pak mundësi për t’i mbrojtur konsumatorët nëse ndodh ndonjë rritje e menjëhershme e çmimeve në të ardhmen.

“Pa forcuar kapacitetet e furnizimit dhe pa i rimbushur rezervat mbrojtëse, ekonomia globale mund t’i vërë në provë së shpejti kufijtë e qëndrueshmërisë”, thuhet në raport.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi në mars sivjet për lëshimin më të madh të rezervave të naftës në treg për raste emergjente dhe premtoi se do ta përshpejtojë këtë proces pas takimit të ministrave muajin e kaluar.

Tregues është raportimi i fundit se rezervat shtetërore të naftës së SHBA-së kanë rënë në nivelin më të ulët që nga 1982-ta.

Javën e shkuar Trumpi njoftoi për një marrëveshje me Vladimir Putinin e Rusisë për t’ia hequr përkohësisht sanksionet naftës ruse në përpjekje për të ulur çmimin.

“Ekonomia botërore ka qenë e qëndrueshme, por ajo qëndrueshmëri po mbërrin kufijtë”, ka thënë konsulentja për ekonomi e FMN-së, Silvana Tenreyro në prezantimin e Raportit Ekonomik Botëror në Bangkok.

Ajo u ka kërkuar vendimmarrësve politikë që të “largohen nga kopjimi dhe të kalojnë në rindërtim”.

“Nuk mund të zvarritim veprimet politike – keni në dorë mjete, tani duhet mençuri për t’i përdorur”, ka thënë Kristalina Georgieva, drejtoreshë memaxhuese e FMN-së para mbledhjes.

FMN-ja ka rishikuar parashikimin e zhvillimit ekonomik botëror. Parashikimi për sivjet është 3.1%, ndërsa për vitin e ardhshëm mbetet 3.4.

Ndërsa inflacioni mbetet në 4.7 sivjet dhe 4.1 për 2027.

FMN-ja u ka bërë thirrje bankave qendrore që të mos reagojnë së tepërmi ndaj rritjeve afatshkurtra të inflacionit, por të jenë të gatshme të reagojnë shpejt nëse ai duket se po rrënjoset.