---
description: Një incident në të cilin dy gra mbyllën një foshnjë që qante në një tualet avioni, ka ndezur një debat në internet në Kinë se si të menaxhohen fëmijët në hapësi
title: Dy gra të huaja mbyllin një foshnje brenda kabinës së tualetit në një aeroplan në Kinë
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/29/cb12f1d5-c204-49c3-8c0f-bcafc93c71e1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Dy gra të huaja mbyllin një foshnje brenda kabinës së tualetit në një aeroplan në Kinë

![Ilustrim](https://resources.koha.net/images/2024/August/29/cb12f1d5-c204-49c3-8c0f-bcafc93c71e1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ilustrim

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 29 gusht 2024 14:27
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 29 gusht 2024 14:27
- Shpërndaje në:

Një incident në të cilin dy gra mbyllën një foshnjë që qante në një tualet avioni, ka ndezur një debat në internet në Kinë se si të menaxhohen fëmijët në hapësirat publike.

Incidenti u bë viral në internetin kinez pasi një nga dy gratë, Gou Tingting, postoi një video të saj duke mbajtur vajzën e vogël brenda kabinës së tualetit, raporton BBC.

Në postimin e saj, ajo e prezantoi veten sikur po përpiqej të ndihmonte të tjerët në bord, por ndaj saj shpërthyen menjëherë reagimet.

Linja ajrore më vonë tha se gjyshja e vajzës u kishte dhënë leje dy grave për ta "edukuar" foshnjën.

Incidenti ndodhi më 24 gusht, në një fluturim të “Juneyao Airlines” nga qyteti jugperëndimor i Guiyang për në Shangai.

[Edhe ![Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë](https://resources.koha.net/images/2026/June/17/881d9cfb-d56d-4d7c-825f-4f6caf550bfa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 qer 2026 Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë](https://www.koha.net/bote/nga-abuzimi-te-shpresa-lufta-e-grave-kunder-martesave-te-detyruara-ne-kine)

Vogëlushja, e cila po udhëtonte me gjyshen, kishte filluar të qante gjatë fluturimit.

Linja ajrore tha në një deklaratë dy ditë pas incidentit se gjyshja e vajzës kishte pranuar që dy gra ta çonin vajzën në tualet.

Një video e postuar nga Gou në mediat sociale kineze thuhet se tregon gruan tjetër duke i thënë vajzës se mund të largohej nga kabina e tualitetit vetëm nëse ajo ndalonte së qari.

Raportet e mediave lokale thonë se ajo ishte një vjeçe, megjithëse linja ajrore nuk e ka dhënë këtë detaj.

[Edhe ![Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë](https://resources.koha.net/images/2026/June/11/aa462cee-5338-49ce-8d18-a5e5441c2384.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 11 qer 2026 Roboti shqelmon fëmijën gjatë një performance në Kinë](https://www.koha.net/lemsh/roboti-godet-femijen-gjate-nje-performance-ne-kine)

Menjëherë pasi ajo postoi videon, reagimet ishin të shpejta, pasi shumë njerëz kritikuan Goun për mungesën e ndjeshmërisë dhe "ngacmimit" të fëmijës.

Duke iu përgjigjur kritikave, Gou shpjegoi se disa pasagjerë ishin zhvendosur në pjesën e pasme të avionit për t'i shpëtuar zhurmës, ndërsa të tjerët kishin futur letra në veshët e tyre.

[#kine](https://www.koha.net/tag/kine) [#aeroplani](https://www.koha.net/tag/aeroplani)

Artikuj të ngjashëm

- [![Një foshnjë e sapolindur në bord - Pasagjerja amerikane lind gjatë fluturimit](https://resources.koha.net/images/2026/April/28/93727ed5-4832-4698-aa78-383c486a886e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 28 pri 2026 Një foshnjë e sapolindur në bord - Pasagjerja amerikane lind gjatë fluturimit](https://www.koha.net/lemsh/nje-foshnje-e-sapolindur-ne-bord-pasagjerja-amerikane-lind-gjate-fluturimit)
- [![Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë](https://resources.koha.net/images/2025/October/21/365f40f6-5edf-4a19-b079-8e1c72a19e50.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 tet 2025 Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë](https://www.koha.net/bote/piloti-mendon-se-dikush-po-tenton-ti-futet-ne-kabine-kthen-aeroplanin-ne-piste)
- [![Misioni i dështuar për shpëtimin e gruas së lidhur me zinxhir në Kinë](https://resources.koha.net/images/2025/March/12/afbff0cf-3d4b-4ef3-adfe-8136b0879165.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 12 mar 2025 Misioni i dështuar për shpëtimin e gruas së lidhur me zinxhir në Kinë](https://www.koha.net/bote/misioni-i-deshtuar-per-shpetimin-e-gruas-se-lidhur-me-zinxhir-ne-kine)

[Kronikë.]() [Rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, arrestohet i dyshuari në Prishtinë](https://www.koha.net/kronike/rekrutonte-shofere-per-bartjen-e-migranteve-drejt-evropes-arrestohet-i-dyshuari-ne-prishtine)

[Botë.]() [Trumpi optimist për rezultatin e zgjedhjeve](https://www.koha.net/bote/trumpi-optimist-per-rezultatin-e-zgjedhjeve)

[Showbiz.]() [Sylvester Stallone thotë se nuk e ka problem nëse e akuzojnë për nepotizëm](https://www.koha.net/showbiz/sylvester-stallone-nuk-e-ka-problem-nese-e-akuzojne-per-nepotizem)

[Arbëri.]() [Guri ankohet pas pushimit të hetimeve ndaj Pecit e Pacollit, paralajmëron publikim të dëshmive](https://www.koha.net/arberi/guri-ankohet-ndaj-vendimit-per-pushim-te-hetimeve-ndaj-pecit-e-pacollit-paralajmeron-publikim-te-deshmive)

[Reklama.]() [EGI Group i Egzon Kelmendit prezanton produktet Pi&Ki në panairin ndërkombëtar PLME Dubai](https://www.koha.net/reklama-marketing/egi-group-i-egzon-kelmendit-prezanton-produktet-piki-ne-panairin-nderkombetar-plme-dubai)

[Reklama.]() [Samsung – Cilësi, inovacion dhe teknologji që e bën jetën më të lehtë!](https://www.koha.net/reklama-marketing/samsung-cilesi-inovacion-dhe-teknologji-qe-e-ben-jeten-me-te-lehte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dy gra të huaja mbyllin një foshnje brenda kabinës së tualetit në një aeroplan në Kinë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/dy-gra-te-huaja-mbyllin-nje-foshnje-brenda-kabines-se-tualetit-ne-nje-aeroplan-ne-kine","datePublished":"2024-08-29T14:27:37+02:00","dateModified":"2026-07-11T04:20:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":309,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një incident në të cilin dy gra mbyllën një foshnjë që qante në një tualet avioni, ka ndezur një debat në internet në Kinë se si të menaxhohen fëmijët në hapësi","url":"https://www.koha.net/bote/dy-gra-te-huaja-mbyllin-nje-foshnje-brenda-kabines-se-tualetit-ne-nje-aeroplan-ne-kine","keywords":"kine, aeroplani","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/29/cb12f1d5-c204-49c3-8c0f-bcafc93c71e1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
