---
description: Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të mërkurën një marrëveshje të miratuar paraprakisht në Senat, e cila synon t’i japë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në
title: Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/12/474f9427-f119-4b28-972d-0863bf7c3a15.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë

![Kapitoli amerikan](https://resources.koha.net/images/2025/November/12/474f9427-f119-4b28-972d-0863bf7c3a15.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 12 nëntor 2025 15:04
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 12 nëntor 2025 15:04
- Shpërndaje në:

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të mërkurën marrëveshjen e miratuar paraprakisht në Senat, e cila synon t’i japë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e SHBA-së.

Votimi do të bëhet për një paketë financimi të përkohshëm, e cila do të ndikonte në rinisjen e ndihmës së ndërprerë ushqimore, për të paguar qindra mijëra punonjës federalë dhe për të ringjallur sistemin e bllokuar të kontrollit të trafikut ajror.

Republikanët aktualisht mbajnë një shumicë të ngushtë prej 219-213 në Dhomën e Përfaqësuesve. 

Por mbështetja e presidentit Donald Trump për projektligjin pritet ta mbajë partinë e tij të bashkuar përballë kundërshtimit të fortë nga Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët janë të zemëruar që një bllokim i gjatë i nisur nga kolegët e tyre në Senat, dështoi të siguronte një marrëveshje për të zgjatur subvencionet federale të sigurimeve shëndetësore.

Tetë Demokratë të Senatit të hënën u shkëputën nga udhëheqja e partisë për të miratuar paketën e financimit, e cila do të zgjaste financimin deri më 30 janar.

Nëse miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, paketa e financimit do të duhet të nënshkruhet në ligj nga Trumpi, i cili e shpalli miratimin e Senatit si "një fitore shumë të madhe" të martën.

[#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#kongresi amerikan](https://www.koha.net/tag/kongresi-amerikan) [#qeveria](https://www.koha.net/tag/qeveria) [#mbyllja](https://www.koha.net/tag/mbyllja)

Artikuj të ngjashëm

- [![Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë](https://resources.koha.net/images/2025/October/14/23db51f7-fe7d-41e4-bd06-723aea786177.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 nën 2025 Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë](https://www.koha.net/bote/senati-amerikan-miraton-projektligjin-qe-pritet-ti-jape-fund-mbylljes-historike-te-qeverise)
- [![Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e financimit për të rihapur qeverinë](https://resources.koha.net/images/2026/February/03/57c5cf80-d226-4a19-97e5-ef50b76fb9f5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 shk 2026 Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e financimit për të rihapur qeverinë](https://www.koha.net/bote/dhoma-e-perfaqesuesve-miraton-paketen-e-financimit-per-te-rihapur-qeverine)
- [![Mbyllja e qeverisë do të ndikojë në udhëtimet ajrore amerikane për muaj të tërë](https://resources.koha.net/images/2025/June/05/98d900f3-3701-4a43-bb0d-aec10c77d499.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 nën 2025 Mbyllja e qeverisë do të ndikojë në udhëtimet ajrore amerikane për muaj të tërë](https://www.koha.net/bote/mbyllja-e-qeverise-do-te-ndikoje-ne-udhetimet-ajrore-amerikane-per-muaj-te-tere)
- [![Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget në momentin e fundit](https://resources.koha.net/images/2019/January/03/kongresi1546519256.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 dhj 2024 Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget në momentin e fundit](https://www.koha.net/bote/mbyllja-e-qeverise-amerikane-shmanget-ne-momentin-e-fundit)
- [![Kongresi amerikan synon ta shmang mbylljen e qeverisë, pas refuzimit të Projektligjit të Trumpit](https://resources.koha.net/images/2024/December/20/012f19a7-165d-4d59-8212-67ebd20e9c45.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 dhj 2024 Kongresi amerikan synon ta shmang mbylljen e qeverisë, pas refuzimit të Projektligjit të Trumpit](https://www.koha.net/bote/kongresi-amerikan-synon-ta-shmang-mbylljen-e-qeverise-pas-refuzimit-te-projektligjit-te-trumpit)

[Futboll.]() [Lille nuk e lë PSG-në të shkëputet në krye](https://www.koha.net/futboll/lille-nuk-e-le-psg-ne-te-shkeputet-ne-krye)

[Luftarake.]() [Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë](https://www.koha.net/luftarake/kosova-fiton-medalje-te-arte-ne-ballkanikun-e-karatese)

[Arbëri.]() [Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta](https://www.koha.net/arberi/mot-i-vranet-e-me-reshje-shiu-kete-jave-por-me-temperatura-me-te-larta)

[Futboll.]() [Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë](https://www.koha.net/futboll/brightoni-fiton-dhe-del-ne-poziten-e-dyte)

[Futboll.]() [Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/lendohet-xhaka-ne-dyshim-kthimi-te-zvicra)

[Futboll.]() [Dy golat e pjesës së parë ia sigurojnë fitoren Milanit](https://www.koha.net/futboll/dy-golat-e-pjeses-se-pare-ia-sigurojne-fitoren-milanit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/dhoma-e-perfaqesuesve-voton-sot-marreveshjen-qe-con-ne-fundin-e-mbylljes-se-qeverise","datePublished":"2025-11-12T15:04:10+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:30:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":249,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të mërkurën një marrëveshje të miratuar paraprakisht në Senat, e cila synon t’i japë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në","url":"https://www.koha.net/bote/dhoma-e-perfaqesuesve-voton-sot-marreveshjen-qe-con-ne-fundin-e-mbylljes-se-qeverise","keywords":"donald trump, kongresi amerikan, qeveria, mbyllja","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/12/474f9427-f119-4b28-972d-0863bf7c3a15.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
