Support TIME. Preserve the truth.
World

Cable damage causes flights to be grounded and delays at several major US airports

Airport

Dëmtimi i një kablloje me fibër optike nga punonjësit e ndërtimtarisë ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme në pesë aeroporte të mëdha në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar “CNN”. 

Aeroportet e prekura janë Newark Liberty International, Teterboro, Philadelphia International, LaGuardia dhe John F. Kennedy International. 

“Ne kemi një kabllo me fibër optike që kalon pranë një linje hekurudhore të Amtrak në Neë Jersey. Kontraktorët e ndërtimit që po punonin në atë zonë gërmuan dhe dëmtuan kabllon tonë”, thuhej në deklaratën e Verizon, duke saktësuar se kompania e telekomunikacionit nuk ishte përgjegjëse për dëmtimin. “Ne dhe partnerët tanë po punojmë aktivisht për ta riparuar kabllon e dëmtuar dhe për të rikthyer lidhjen sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndërprerja ndodhi ndërsa qindra diplomatë dhe liderë botërorë po mblidhen në selinë e Kombeve të Bashkuara në Neë York për Asamblenë e Përgjithshme, e cila fillon të martën.

“Ky incident nënvizon nevojën për fonde shtesë për modernizimin e infrastrukturës së vjetëruar dhe për parandalimin e ndërprerjeve të tilla në të ardhmen”, shkroi sekretari i Transportit, Sean Duffy, në X.

Agjencia Federale e Aviacionit ka vendosur të ndalohen fluturimet dhe ka shkaktuar vonesa në aeroporte, “për shkak të problemeve me Philadelphia TRACON”.

Philadelphia TRACON është një objekt që integron kontrollin e afrimit me radar dhe operacionet e kontrollit të trafikut ajror.

Mbërritjet në Aeroportin e Philadelphias kanë rifilluar në kapacitet të kufizuar, sipas FAA-së. Fluturimet po rifillojnë gjithashtu në LaGuardia, tha sekretari Duffy.

FAA nuk dha një afat kohor se kur operacionet normale do të rikthehen. Kjo nuk është hera e parë që TRACON përjeton probleme.

Në majin e kaluar, Philadelphia TRACON Area C përjetoi një ndërprerje të komunikimit radiofonik prej rreth dy sekondash, disa ditë pasi një tjetër ndërprerje kishte shkaktuar ndalimin e fluturimeve në tokë për fluturimet që shkonin drejt Newarkut.