Support TIME. Preserve the truth.
World

UN delegates leave the hall during Netanyahu's speech

Netanyahu's speech at the UN

Photo: Associated Press

Dhjetëra delegatë të Kombeve të Bashkuara janë larguar nga salla në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, pak para se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mbante fjalimin e tij.

Gjatë adresimit të tij, Netanyahu i cilësoi përfaqësuesit që u larguan nga salla si “frikacakë moralë”, duke u bërë thirrje edhe atyre që kishin mbetur në sallë e që ndanin të njëjtin qëndrim, të largoheshin, raportoi BBC-ja.

Nga ana tjetër, delegacioni izraelit u pa duke duartrokitur dhe mbështetur kryeministrin gjatë fjalimit të tij.

Largimi i delegatëve ndodhi në një kohë kur Izraeli po përballet me kritika dhe dënime ndërkombëtare për veprimet e tij ushtarake në Gaza dhe Liban.

Një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara e ka akuzuar më parë Izraelin për kryerjen e gjenocidit ndaj palestinezëve në Gaza. Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza.