---
description: Duke zbritur deri në 40 metra nën Detin Baltik, tuneli më i...
title: Danimarka dhe Gjermania po ndërtojnë tunelin nënujor më të gjatë në botë
image: https://resources.koha.net/images/2022/September/20/http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_201015121445-fehmarnbelt-tunnel-porrtal-ramp1663677113.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Danimarka dhe Gjermania po ndërtojnë tunelin nënujor më të gjatë në botë

![](https://resources.koha.net/images/2022/September/20/http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_201015121445-fehmarnbelt-tunnel-porrtal-ramp1663677113.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 20 shtator 2022 16:30
- Shpërndaje në:

- 20 shtator 2022 16:30
- Shpërndaje në:

Duke zbritur deri në 40 metra nën Detin Baltik, tuneli më i gjatë në botë do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë, duke ulur kohën e udhëtimit midis dy vendeve kur të hapet në vitin 2029.

Pas më shumë se një dekade planifikimi, ndërtimi filloi në tunelin Fehmarnbelt në vitin 2020. Ai po pret gjithashtu edhe fabrikën që së shpejti do të ndërtojë 89 seksionet masive të betonit që do të përbëjnë tunelin, shkruan CNN-i të martën.

“Pritja është që linja e parë e prodhimit të jetë gati në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Henrik Vincentsen, CEO i Femern A/S, nga kompania shtetërore daneze përgjegjëse për projektin.

Tuneli, i cili do të jetë 18 kilometra i gjatë, është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në Evropë, me buxhet ndërtimi prej mbi 7 miliardë euro. Për krahasim, tuneli i Kanalit Le Mans, 50 kilometra i gjatë e që lidh Anglinë dhe Francën, i përfunduar në 1993, kushtoi 13.6 milionë dollarë në vlerën e sotme.

![Image](https://resources.koha.net/images/2022/September/20/http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_201015142044-fehmarnbelt-tunnel-train1663677113.jpg?w=750&q=90)

Ai do të ndërtohet përgjatë Brezit Fehmarn, një ngushticë midis ishullit gjerman Fehmarn dhe ishullit danez të Lollandit dhe është projektuar si një alternativë ndaj shërbimit aktual të trageteve nga Rodby dhe Puttgarden, i cili transporton miliona pasagjerë çdo vit. Aty ku kalimi tani zgjat 45 minuta me traget, do të duhen vetëm shtatë minuta me tren dhe 10 minuta me vetureë.

Tuneli, emri zyrtar i të cilit është Fehmarnbelt Fixed Link, do të jetë gjithashtu tuneli më i gjatë i kombinuar rrugor dhe hekurudhor kudo në botë. Ai do të përbëhet nga dy autostrada me dy korsi, të ndara nga një kalim shërbimi dhe dy shina hekurudhore të elektrizuara.

“Sot, nëse do të bëni një udhëtim me tren nga Kopenhaga në Hamburg, do t'ju duheshin rreth katër orë e gjysmë”, thotë Jens Ole Kaslund, drejtor teknik në Femern A/S, kompania shtetërore daneze përgjegjëse për projektin. “Kur të përfundojë tuneli, i njëjti udhëtim do të zgjasë dy orë e gjysmë. Sot shumë njerëz fluturojnë midis dy qyteteve, por në të ardhmen do të jetë më mirë të merrni vetëm trenin”, shton ai.

[Edhe ![Një tunel rekord po ndërtohet nën det nga Danimarka në Gjermani](https://resources.koha.net/images/2025/April/23/43df3fee-2443-4c97-80a2-2ebcf06da095.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 pri 2025 Një tunel rekord po ndërtohet nën det nga Danimarka në Gjermani](https://www.koha.net/bote/nje-tunel-rekord-po-ndertohet-nen-det-nga-danimarka-ne-gjermani)

I njëjti udhëtim me makinë do të jetë rreth një orë më i shpejtë se sot, duke marrë parasysh kohën e kursyer duke mos u rreshtuar për në traget.

Përveç përfitimeve për trenat dhe makinat e pasagjerëve, tuneli do të ketë një ndikim pozitiv në kamionët e mallrave dhe trenat, thotë Kaslund, sepse krijon një rrugë tokësore midis Suedisë dhe Evropës Qendrore që do të jetë 160 kilometra më e shkurtër se sot.

Për momentin, trafiku midis gadishullit Skandinav dhe Gjermanisë nëpërmjet Danimarkës mund të marrë tragetin përmes Fehmarnbelt ose një rrugë më të gjatë përmes urave midis ishujve të Zelandës, Funen dhe gadishullit Jutland.

![Image](https://resources.koha.net/images/2022/September/20/tunel1663677114.jpg?w=750&q=90)

Artikuj të ngjashëm

- [![Megatunelet nëntokësore që rivizatojnë hartën hekurudhore të Evropës](https://resources.koha.net/images/2026/May/31/e3f0c0e2-fea4-4084-a26b-ae70a2bdaaff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 qer 2026 Megatunelet nëntokësore që rivizatojnë hartën hekurudhore të Evropës](https://www.koha.net/bote/megatunelet-nentokesore-qe-rivizatojne-harten-hekurudhore-te-evropes)
- [Opinion 30 dhj 2025 Koha për hekurudhat](https://www.koha.net/opinion/koha-per-hekurudhat)
- [![Eurostari pezullon lidhjen hekurudhore ndërmjet Britanisë dhe Evropës, shkak energjia elektrike](https://resources.koha.net/images/2025/December/30/3abc82d9-83c0-4a99-af7c-ed7015d8b9cf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 dhj 2025 Eurostari pezullon lidhjen hekurudhore ndërmjet Britanisë dhe Evropës, shkak energjia elektrike](https://www.koha.net/bote/eurostari-pezullon-lidhjen-hekurudhore-ndermjet-britanise-dhe-evropes)
- [![Eurostar planifikon udhëtime të drejtpërdrejta me tren nga Londra në Frankfurt dhe Gjenevë](https://resources.koha.net/images/2025/June/10/f24dd5f2-b065-49f7-89e4-6543239e403a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 qer 2025 Eurostar planifikon udhëtime të drejtpërdrejta me tren nga Londra në Frankfurt dhe Gjenevë](https://www.koha.net/bote/eurostar-planifikon-udhetime-te-drejtperdrejta-me-tren-nga-londra-ne-frankfurt-dhe-gjeneve)

[Arbëri.]() [Kurti: Serbia s’e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011](https://www.koha.net/arberi/kurti-serbia-se-ka-dorezuar-dokumentacionin-kadastral-pavaresisht-marreveshjes-se-vitit-2011)

[Arbëri.]() [Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me mbi 1 mijë euro secilin](https://www.koha.net/arberi/shtyhet-seanca-ndaj-erion-veliajt-gjykata-gjobit-avokatet-me-mbi-1-mije-euro-secilin)

[Botë.]() [FMN-ja alarmon, ekonomia botërore në test](https://www.koha.net/bote/fmn-ja-alarmon-ekonomia-boterore-ne-test)

[Lifestyle.]() [Si t’i mbani gjunjët të shëndetshëm nga të 20-at deri në pleqëri](https://www.koha.net/lifestyle/si-ti-mbani-gjunjet-te-shendetshem-nga-te-20-at-deri-ne-pleqeri)

[Showbiz.]() [Russell Brand paraqitet në gjykatë për akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale](https://www.koha.net/showbiz/russell-brand-paraqitet-ne-gjykate-per-gjykimin-mbi-akuzat-per-perdhunim-dhe-sulme-seksuale)

[Opinion.]() [Rikonceptimi i politikës së jashtme përmes diplomacisë totale](https://www.koha.net/opinion/rikonceptimi-i-politikes-se-jashtme-permes-diplomacise-totale)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Danimarka dhe Gjermania po ndërtojnë tunelin nënujor më të gjatë në botë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/danimarka-dhe-gjermania-po-ndertojne-tunelin-nenujor-me-te-gjate-ne-bote","datePublished":"2022-09-20T16:30:37+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:45:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":508,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Duke zbritur deri në 40 metra nën Detin Baltik, tuneli më i...","url":"https://www.koha.net/bote/danimarka-dhe-gjermania-po-ndertojne-tunelin-nenujor-me-te-gjate-ne-bote","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/September/20/http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_201015121445-fehmarnbelt-tunnel-porrtal-ramp1663677113.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
