Support TIME. Preserve the truth.
World

US oil price hits record high

naphtha

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetin e amerikanëve.

Sipas Shoqatës Amerikane të Automobilistëve (AAA), çmimi mesatar për një gallon naftë në SHBA ka arritur në 5.85 dollarë, krahasuar me 3.71 dollarë një vit më parë, reports the BBC. 

Një gallon është i barabartë me 3.7 litra dhe kjo i bie që një litër kushton 1.55 dollarë.

Çmimi i ri ka tejkaluar edhe rekordin e mëparshëm të shënuar pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia.

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm që prej fillimit të konfliktit me Iranin në fund të shkurtit, në të njëjtën linjë me rritjen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve, presidenti amerikan Donald Trump së fundmi premtoi se do të “ulë ndjeshëm çmimet e karburanteve për të gjithë amerikanët”, përmes një marrëveshjeje për naftën me Venezuelën.

Marrëveshja, e njoftuar të shtunën, parashikon zhvillimin e 17 fushave strategjike të naftës, me një potencial të provuar prej 65 miliardë fuçish. 

Megjithatë, disa analistë kanë shprehur skepticizëm lidhur me marrëveshjen, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo do të jetë në gjendje të kapërcejë pengesat e kahershme që kanë dekurajuar investimet në industrinë e naftës në Venezuelë.

Furnizimet globale me naftë janë kufizuar pasi Irani, në përgjigje të luftës, ka mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit. Kjo rrugë e ngushtë ujore në jug të Iranit është një nga arteriet më të rëndësishme energjetike në botë, pasi nëpër të transportohet rreth një e pesta e sasisë së naftës në botë.