Kryeministri britanik, Andy Burnham e ka krahasuar rezistencën e Ukrainës kundër Rusisë me luftën e Britanisë kundër Gjermanisë naziste, ndërsa është zotuar të ndihmojë Kievin zyrtar të forcojë mbrojtjen e tij ajrore përpara dimrit.
“Pavarësisht kërcënimeve të papranueshme të Rusisë ndaj vendit tim, ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, ka thënë Burnham në një fjalim para katedrales së Shën Sofisë në Kiev, me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së vendit.
“Ky është momenti për të vazhduar presionin ndaj Rusisë, momenti për t’ua kufizuar aftësinë për të financuar këtë luftë të paligjshme”, ka shtuar ai.
Në fjalimin e tij të parë madhor në skenën ndërkombëtare, Burnham ka thënë se fuqia e e popullit ukrainas është mahnitëse.
“Ukraina ka qenë mbrojtësja e Evropës, jo një barrë për sigurinë tonë, por vija e parë e frontit për ta mbajtur Evropën të sigurt. Populli ukrainas meriton jo vetëm mbështetjen tonë të vazhdueshme, por edhe mirënjohjen dhe respektin tonë”, është shprehur ai.
-
Burnham responds to Russia: Britain will support Ukraine 100%
-
How does Britain change the prime minister without a general election?
-
Burnham says he is willing to stand up to Trump for Britain's interests
-
Burnham poised to become British prime minister, receives support from majority of Labour
-
Andy Burnham officially takes over as Labour Party leader