Support TIME. Preserve the truth.
World

German authorities: Weapons hidden near Berlin were intended for attacks

German police

Photo: Associated Press

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka thënë se një sasi armësh dhe municioni, e gjetur vitin e kaluar afwr Berlinit, ishte planifikuar të përdorej për sulme, dhe se një i dyshuar për rastin është arrestuar në Rumani.

Dobrindt u tha gazetarëve se prokurorët federalë gjermanë kanë nisur hetime për zbulimin e armëve, i cili ishte raportuar fillimisht nga disa media gjermane, raportoi AP. 

Ministri nuk e përjashtoi mundësinë e përfshirjes së “fuqive të huaja”, duke thënë se hetimi do të shqyrtojë edhe këtë pistë.

I dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim në Rumani, kishte “plane për sulme”, theksoi Dobrindt. 

“Hetimi është i drejtuar ndaj veprimtarisë së një shërbimi inteligjent dhe ndaj përgatitjes së një vepre të rëndë penale që rrezikon shtetin”, deklaroi Dobrindt në një konferencë për media në Berlin.

Ai e përshkroi rastin si një “situatë me rrezik të lartë”, por nuk dha detaje të tjera.

also Iran allows a number of Iraqi oil tankers to pass through Hormuz World Iran allows a number of Iraqi oil tankers to pass through Hormuz

Dobrindt shtoi tutje se autoritetet gjermane ishin informuar në tetor për ekzistencën e mundshme të një depoje armësh në një zonë jashtë Berlinit dhe më pas kishin arritur ta lokalizonin atë.