Support TIME. Preserve the truth.
World

Alberta votes to remain part of Canada

Alberta

Photo: Associated Press

Banorët e Albertës kanë votuar për të mbetur pjesë e Kanadasë në referendumin e parë të mbajtur ndonjëherë për shkëputjen, në këtë provincë.

Votimi po konsiderohet një fitore tejet e nevojshme për kryeministrin Mark Carney, ndërsa ai përpiqet të bashkojë vendin në mes të një lufte tregtare me SHBA-në.

CBC News, transmetuesi kombëtar kanadez, e ka shpallur rezultatin të hënën vonë, pasi ishin numëruar 33% e votave. 

Në momentin e shpalljes, 76% e votave të numëruara ishin në mbështetje të qëndrimit në Kanada, ndërsa 23% ishin në favor të vazhdimit të procedurave drejt një votimi të detyrueshëm për shkëputje. 

"Banorët e Albertës bënë një zgjedhje të qartë”, ka thënë kryeministri Mark Carney në një deklaratë. 

"Ata zgjodhën unitetin, të ndërtojnë së bashku dhe të kujdesen për njëri-tjetrin. Kanadaja është më e madhe se bashkimi i pjesëve të saj”, ka thënë ai. 

Ekspertët e sondazheve dhe njohësit e rrethanave e kishin përjashtuar vazhdimisht mundësinë e një fitoreje të separatistëve.

Kryeministrja e Albertës, Danielle Smith, e ka shpallur referendumin në muajin maj, duke thënë se ishte "koha për të votuar, për të kuptuar vullnetin e banorëve të Albertës për këtë çështje dhe për të ecur përpara”.

Të hënën vonë, Smith publikoi një deklaratë në rrjetet sociale, ku shprehej "shumë e kënaqur" që rezultatet e hershme tregojnë një mbështetje të gjerë për të qëndruar në Kanada. 

Ajo ka njoftuar se të martën do t'u drejtohet banorëve të Albertës për të diskutuar rezultatet dhe për të shqyrtuar "hapat e mëtejshëm për provincën tonë”.

Një grup i vogël, por mjaft aktiv, separatistësh ka bërë fushatë prej muajsh për pavarësinë e Albertës, duke argumentuar se pasuritë energjetike të kësaj province po subvencionojnë rajonet më të varfra të Kanadasë dhe se Alberta do të ishte shumë më e pasur nëse burokracia e Otavës nuk do t’i pengonte zhvillimin.