---
description: Të paktën 150 persona janë arrestuar që nga e shtuna në Britaninë e Madhe në protestat e grupeve të ekstremit të djathtë që po zhvillohen për shkak të vrasjes s
title: 150 të arrestuar në protestat në Angli, kryeministri britanik kërcënon ata që morën pjesë
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/05/87e6861d-9425-46b8-b6f5-3c2fb4f848f3.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# 150 të arrestuar në protestat në Angli, Starmer: Do të pendoheni që morët pjesë

![Protestat në Britani të Madhe](https://resources.koha.net/images/2024/August/05/87e6861d-9425-46b8-b6f5-3c2fb4f848f3.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Trazira pati në Hull, Liverpool, Bristol, Manchester e Blackpool në Angli, si dhe Belfast në Irlandën e Veriut

- Merr njoftime për përditësimet
- 5 gusht 2024 11:07
- Shpërndaje në:

Përditësimet Starmeri do të mbajë një mbledhje emergjente, teksa protestat përshkallëzohen

×

- 5 gusht 2024 11:07
- Shpërndaje në:

Të paktën 150 persona janë arrestuar që nga e shtuna në Britaninë e Madhe në protestat e grupeve të ekstremit të djathtë që po zhvillohen për shkak të vrasjes së tri vajzave të mitura në Southport. 

Trazira pati në Hull, Liverpool, Bristol, Manchester e Blackpool në Angli, si dhe Belfast në Irlandën e Veriut. 

Policia u është përgjigjur skenave të dhunshme, ndërsa kryeministri Keir Starmer është deklaruar rreth ndodhive, duke i dënuar sulmet. 

Ai tha se ata që kanë marrë pjesë në trazira do të përballen me forcën e plotë të ligjit. 

“Nuk ka vend në rrugët tona për protesta të grupeve të së djathtës ekstreme. Do të pendoheni që keni marrë pjesë qoftë drejtpërdrejt, apo edhe për nxitje të këtij veprimi”, ka thënë Starmer. 

Ai do të mbajë gjatë ditës takim për reagim urgjent, të quajtur takim “Cobra”, i cili zhvillohet nga një komitet i reagimit emergjent i përbërë nga ministra, nëpunës civilë, polici e oficerë të inteligjencës.

Gjatë viteve të fundit, takimet e Cobras janë mbajtur rregullisht gjatë pandemisë Covid-19 dhe në vitin 2019 pas përmbytjeve në Angli.

***VIDEO - Pamje nga protestat:***

 

> BREAKING: Leader of Reform UK, Nigel Farage is calling for Parliament to be recalled over the widespread anti-immigration riots  
>   
> UK riots latest ➡️ https://t.co/fZZYifldqt  
>   
> 📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube [pic.twitter.com/UUCAmoC2P2](https://t.co/UUCAmoC2P2)
>
> — Sky News (@SkyNews) [August 5, 2024](https://twitter.com/SkyNews/status/1820352610940932504?ref_src=twsrc%5Etfw)

 

*VIDEO | Deklarimi i kryeministrit Starmer:*

> I utterly condemn the far-right thuggery we have seen this weekend.  
>   
> Be in no doubt: those who have participated in this violence will face the full force of the law. [pic.twitter.com/uNeJtD8pCQ](https://t.co/uNeJtD8pCQ)
>
> — Keir Starmer (@Keir\_Starmer) [August 4, 2024](https://twitter.com/Keir_Starmer/status/1820135066711761047?ref_src=twsrc%5Etfw)

## Starmeri do të mbajë një mbledhje emergjente, teksa protestat përshkallëzohen

2 v. më parë / 5 gus 2024 13:35

![Keir Starmer](https://resources.koha.net/images/2024/August/05/c3a20478-3963-4564-9e8d-66fb96f16eac.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Kryeministri britanik, Keir Starmer do të mbajë një mbledhje emergjente me shefat e policisë të hënën, pas përshkallëzimit të protestave anti-imigrim, në të cilat u dogjën ndërtesa e automjete dhe u shënjestruan hotele me azilkërkues.

Protestat kanë nisur përgjatë qyteteve  të Britanisë javën e kaluar, pasi tri vajza të mitura janë vrarë nga një sulm me thikë në Southport, dhe gjatë tyre janë arrestuar 420 persona.

Vrasjet u përdorën nga grupet anti-imigrante dhe anti-myslimane, ndërsa u shpërndanë informacione të gabuara online se sulmuesi i dyshuar është mysliman radikal që sapo ka mbërritur në Britani. Policia ka thënë se i dyshuari ka lindur në Britani dhe se nuk është duke e trajtuar si incident terrorist.

Ministrja e Brendshme Yvette Cooper, ka thënë se protestuesit janë ndjerë “të guximshëm për të nxitur urrejtje racore”, duke hedhur tulla drejt oficerëve të policisë, grabitur dyqane dhe sulmuar xhami e biznese aziatike. 

Gjatë fundjavës protestat nisën në Liverpool, Bristol, Tamworth, Middlesbrough dhe Belfast, me shumë djem të rinj me maska dhe flamuj britanik duke bërtitur “Ndaloni varkat”, referencë e mënyrës së ardhjes së imigrantëve.

Në Roterham, protestuesit u përpoqën të hynin në një hotel që strehonte azilkërkues.

[#protesta](https://www.koha.net/tag/protesta) [#britani e madhe](https://www.koha.net/tag/britani-e-madhe) [#Keir Starmer](https://www.koha.net/tag/keir-starmer) [#dhuna](https://www.koha.net/tag/dhuna) [#Southport](https://www.koha.net/tag/southport)

[Kulturë.]() [Vepra e De Kooning në shitje me pritshmëri të paguhet deri në 16 milionë euro](https://www.koha.net/kulture/vepra-e-de-kooning-ne-shitje-me-pritshmeri-te-paguhet-deri-ne-16-milione-euro)

[Kronikë.]() [Vdiq gruaja që iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në polici nën dyshimin për narkotikë](https://www.koha.net/kronike/vdiq-gruaja-qe-iu-perkeqesua-gjendja-gjate-intervistimit-ne-polici-nen-dyshimin-per-narkotike)

[Kronikë.]() [Arrestohet një i dyshuar në Pejë për dhunim](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-nje-i-dyshuar-ne-peje-per-dhunim-1)

[Arbëri.]() [Bajrami: Shtatë vjet përfituan tregtarët e energjisë, tash Qeveria po shitet si patriote](https://www.koha.net/arberi/bajrami-shtate-vjet-perfituan-tregtaret-e-energjise-tash-qeveria-po-shitet-si-patriote)

[Showbiz.]() [Eddie Murphy i bashkohet filmit të ri të animuar, të shkruar nga vajza e tij](https://www.koha.net/showbiz/eddie-murphy-i-bashkohet-filmit-te-ri-te-animuar-te-shkruar-nga-vajza-e-tij)

[Sport.]() [Rama thotë se u anulua takimi për “Prishtina 2030”](https://www.koha.net/sport/rama-anulohet-takimi-ne-athine-per-prishtina-2030)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"LiveBlogPosting","headline":"150 të arrestuar në protestat në Angli, kryeministri britanik kërcënon ata që morën pjesë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/150-te-arrestuar-ne-protestat-ne-angli-starmer-do-te-pendoheni-qe-moret-pjese","datePublished":"2024-08-05T11:07:10+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:50:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":291,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Të paktën 150 persona janë arrestuar që nga e shtuna në Britaninë e Madhe në protestat e grupeve të ekstremit të djathtë që po zhvillohen për shkak të vrasjes s","url":"https://www.koha.net/bote/150-te-arrestuar-ne-protestat-ne-angli-starmer-do-te-pendoheni-qe-moret-pjese","keywords":"protesta, britani e madhe, Keir Starmer, dhuna, Southport","inLanguage":"sq-AL","coverageEndTime":"2024-08-05T13:35:27+02:00","coverageStartTime":"2024-08-05T11:07:10+02:00","liveBlogUpdate":[{"@type":"BlogPosting","headline":"Starmeri do të mbajë një mbledhje emergjente, teksa protestat përshkallëzohen","datePublished":"2024-08-05T13:35:27+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:45:06+02:00","url":"https://www.koha.net/bote/150-te-arrestuar-ne-protestat-ne-angli-starmer-do-te-pendoheni-qe-moret-pjese#article-428019","articleBody":"Kryeministri britanik, Keir Starmer do të mbajë një mbledhje emergjente me shefat e policisë të hënën, pas përshkallëzimit të protestave anti-imigrim, në të cilat u dogjën ndërtesa e automjete dhe u shënjestruan hotele me azilkërkues.Protestat kanë nisur përgjatë qyteteve  të Britanisë javën e kaluar, pasi tri vajza të mitura janë vrarë nga një sulm me thikë në Southport, dhe gjatë tyre janë arrestuar 420 persona.Vrasjet u përdorën nga grupet anti-imigrante dhe anti-myslimane, ndërsa u shpërndanë informacione të gabuara online se sulmuesi i dyshuar është mysliman radikal që sapo ka mbërritur në Britani. Policia ka thënë se i dyshuari ka lindur në Britani dhe se nuk është duke e trajtuar si incident terrorist.Ministrja e Brendshme Yvette Cooper, ka thënë se protestuesit janë ndjerë “të guximshëm për të nxitur urrejtje racore”, duke hedhur tulla drejt oficerëve të policisë, grabitur dyqane dhe sulmuar xhami e biznese aziatike. Gjatë fundjavës protestat nisën në Liverpool, Bristol, Tamworth, Middlesbrough dhe Belfast, me shumë djem të rinj me maska dhe flamuj britanik duke bërtitur “Ndaloni varkat”, referencë e mënyrës së ardhjes së imigrantëve.Në Roterham, protestuesit u përpoqën të hynin në një hotel që strehonte azilkërkues.","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}}],"image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/05/87e6861d-9425-46b8-b6f5-3c2fb4f848f3.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
