Support TIME. Preserve the truth.
basketball

Rahovec 029 wins dramatic match against Vëllazni

KB Rahovec

Rahoveci 029 ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit të Gjakovës në një ndeshje dramatike, e cila u vendos në sekondat e fundit.

Rahoveci 029 fitoi 100:99 në kuadër të xhiros së gjashtë.  

Vëllaznimi u afrua në vetëm një pikë diferencë, pas dy gjuajtjeve të lira të realizuara nga Kentrell Pullian, duke e bërë përmbylljen e takimit edhe më interesante.

Dy sekonda para përfundimit të ndeshjes, Meriton Ismaili i Vëllaznimit pati mundësinë të shënonte për tri pikë dhe të përmbyste rezultatin, por gjuajtja e tij nuk përfundoi në kosh. Kështu, Rahoveci 029 arriti ta ruante epërsinë dhe të siguronte fitoren në fund. 

Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, por Vëllaznimi shkoi në pushim me një pikë epërsi, 51:50. 
Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat zhvilluan ndeshje të barabartë por që në fund fitorja shkoi për Rahovecin 029. 

Për Rahovecin 029 ishte fitorja e dytë radhazi, kurse për Vëllaznimin ishte disfata e tretë e njëpasnjëshme. 

Te Rahoveci 029 shkëlqeu Mika Adams me 37 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime. U dallua edhe Kareem Rozier me 29 pikë, tri kërcime dhe tri asistime. 

Ndërsa lojë të mirë te Vëllaznimi kishte Kentrell Pullian me 29 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime.