Support TIME. Preserve the truth.
Cars

Honda plans $2.5 billion investment in new US factory

Honda

Kompania japoneze e automobilave Honda është në fazat përfundimtare të përgatitjeve për ndërtimin e një fabrike të re për prodhimin e automjeteve hibride në Ohio të Shteteve të Bashkuara, raportoi gazeta japoneze Nikkei, transmetoi Reuters.

Sipas raportimit, Honda planifikon të investojë afërsisht 1.9 deri në 2.5 miliardë dollarë, në impiantin e ri. 

Prodhimi pritet të nisë rreth vitit 2030.

Një zëdhënës i Hondës në SHBA tha se kompania ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për ndërtimin e një fabrike të re.

Plani vjen në një moment kur prodhuesit e automjeteve po përballen me pasiguri rreth marrëveshjes së tregtisë së lirë mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, të njohur si USMCA. Administrata e presidentit Donald Trump është aktualisht në negociata me Kanadanë dhe Meksikën për të ardhmen e marrëveshjes.

Muajin e kaluar, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Hondës, Noriya Kaihara, tha se kompania është pranë kapacitetit të plotë të prodhimit në Amerikë dhe se i nevojitet një fabrikë e re.

Megjithatë, ai paralajmëroi se e ardhmja e marrëveshjes USMCA mund të ndikojë në vendimin e kompanisë.

Pasiguria rreth marrëveshjes tregtare ka ndikuar edhe në vendimet e kompanive të tjera automobilistike. Vitin e kaluar, Hyundai Motor i tha administratës së Trumpit se pasiguria lidhur me USMCA-n po vononte vendimet e saj për investime.

Ndërkohë, Honda ka ndryshuar edhe strategjinë e saj për automjetet elektrike. Këtë vit, kompania pezulloi për një kohë të pacaktuar projektin prej 11 miliardë dollarësh në Kanada, i cili parashikonte prodhimin e automjeteve elektrike dhe baterive. Honda anuloi gjithashtu tre modele elektrike të planifikuara për tregun amerikan.