---
description: Prodhuesi gjerman i veturave BMW ka tërhequr ofertën për dhënien e veturës për kryetarin e ri të Parlamentit të landit të Saksonisë-Anhaltit, Tobias Rausch, nga
title: BMW-ja nuk i jep veturë politikanit të AfD-së
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/10/07b5f90a-346d-4363-b62b-72e072b4d48d.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Auto

# BMW-ja nuk i jep veturë politikanit të AfD-së

![BMW](https://resources.koha.net/images/2026/October/10/07b5f90a-346d-4363-b62b-72e072b4d48d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 10 tetor 2026 12:27
- Shpërndaje në:

* 10 tetor 2026 12:27
* Shpërndaje në:

Prodhuesi gjerman i veturave BMW ka tërhequr ofertën për dhënien e veturës për kryetarin e ri të Parlamentit të landit të Saksonisë-Anhaltit, Tobias Rausch, nga partia e djathtës ekstreme AfD.

Administrata e parlamentit konfirmoi për gazetën gjermane *Die Zeit* se selia qendrore e BMW-së në Munih e tërhoqi ofertën më 6 tetor. Si pasojë, Rausch mund të mbetet pa veturë zyrtare nëse deri në skadimin e kontratës aktuale nuk gjendet një alternativë.

BMW-ja nuk pranoi të komentonte arsyet e tërheqjes së ofertës. 

Rasti vjen në një kohë kur drejtori i BMW-së, Milan Nedeljkoviq, 57 vjeç, ka folur publikisht për zhvillimet politike në Gjermani. Në një intervistë për gazetën *Frankfurter Allgemeine Zeitung*, ai deklaroi se populizmi i djathtë dhe nacionalizmi janë “helm” për një ekonomi të hapur, e cila varet nga tregtia ndërkombëtare. Sipas tij, ata që promovojnë mbylljen dhe izolimin nuk veprojnë në interes të ekonomisë gjermane.

Kryetari i Parlamentit të Saksonisë-Anhaltit ka në dispozicion një veturë zyrtare me shofer. Aktualisht, Rausch po përdor veturën e paraardhësit të tij nga Unioni Demokristian (CDU), një BMW e Serisë 7.

Megjithatë, vetura është në përdorim prej nëntë muajsh dhe ka përshkuar më shumë se 50 mijë kilometra. Kontrata e qirasë skadon në nëntor, çka do të thotë se Rausch mund të mbetet pa veturë zyrtare nëse deri atëherë parlamenti nuk siguron një tjetër.

[Edhe ![Kriza e industrisë së automobilave godet rëndë qytetet gjermane](https://resources.koha.net/images/2026/November/15/627ab4f1-963c-4199-bd68-d087997ebfa6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 nën 2026 Kriza e industrisë së automobilave godet rëndë qytetet gjermane](https://www.koha.net/bote/kriza-e-industrise-se-automobilave-godet-rende-qytetet-gjermane)

Sipas administratës së parlamentit, oferta e tërhequr nga BMW-ja ishte e vetmja e paraqitur nga prodhuesit e mëdhenj gjermanë të veturave. 

Veturat e prodhuesve gjermanë përdoren tradicionalisht nga parlamentet dhe institucionet shtetërore të vendit. Për kompanitë, kontrata të tilla përbëjnë jo vetëm çështje prestigji, por edhe një formë mbështetjeje për ekonominë vendore.

[#BMW](https://www.koha.net/tag/bmw) [#AfD](https://www.koha.net/tag/afd)

Artikuj të ngjashëm

- [![BMW-ja në vështirësi financiare](https://resources.koha.net/images/2026/July/29/2ecc7a0e-e6ae-4aff-9c9b-b3d5a7dca085.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 4 nën 2026 BMW-ja në vështirësi financiare](https://www.koha.net/auto/bmw-ja-ne-veshtiresi-financiare)
- [![BMW-ja shkurton mijëra vende pune, rrit përdorimin e AI-së dhe sjell modele të reja](https://resources.koha.net/images/2025/January/14/8d05b1f6-56fb-47ab-9ea1-5322d3aa2ca0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 30 sht 2026 BMW-ja shkurton mijëra vende pune, rrit përdorimin e AI-së dhe sjell modele të reja](https://www.koha.net/auto/bmw-ja-shkurton-mijera-vende-pune-rrit-perdorimin-e-ai-s-dhe-sjell-modele-te-reja)
- [![Mbahen zgjedhjet në dy lande të tjera gjermane, Merzi nën presion të fortë](https://resources.koha.net/images/2025/November/18/d13cfb1e-79d3-47ca-a677-fc35f521f9c3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 sht 2026 Mbahen zgjedhjet në dy lande të tjera gjermane, Merzi nën presion të fortë](https://www.koha.net/bote/mbahen-zgjedhjet-ne-dy-lande-te-tjera-gjermane-pas-fitores-se-afd-se-ne-saksoni-anhalt)
- [![Merzi kërkon mbështetjen e partisë para testeve të reja zgjedhore në Gjermani](https://resources.koha.net/images/2025/September/03/a337b175-4a2f-42c7-b991-dbfbe2d7efcc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 sht 2026 Merzi kërkon mbështetjen e partisë para testeve të reja zgjedhore në Gjermani](https://www.koha.net/bote/merzi-kerkon-mbeshtetjen-e-partise-para-testeve-te-reja-zgjedhore-ne-gjermani)

[Arbëri.]() [Përshkallëzohet protesta në Tiranë, hidhet gazlotjsellës nga droni](https://www.koha.net/arberi/pershkallezohet-protesta-ne-tirane-hidhet-gazlotjselles-nga-droni)

[Futboll.]() [Vojvoda e Udinese fitojnë pas një kohe të gjatë në Serie A](https://www.koha.net/futboll/vojvoda-e-udinese-fitojne-pas-nje-kohe-te-gjate-ne-serie-a)

[Futboll.]() [Operohet edhe Konrad Laimer](https://www.koha.net/futboll/operohet-edhe-konrad-laimer)

[Futboll.]() [Pllana shënon tjetër gol, Hwaseongu avancon në plejof](https://www.koha.net/futboll/pllana-shenon-tjeter-gol-hwaseongu-avancon-ne-plejof)

[Botë.]() [Përfundon pa marrëveshje për formimin e qeverisë takimi Eisenkot-Netanyahu](https://www.koha.net/bote/takimi-eisenkot-netanyahu-perfundon-pa-marreveshje-per-formimin-e-qeverise)

[Botë.]() [Greqia u përball me fluks të madh emigrantësh brenda 48 orëve të fundit](https://www.koha.net/bote/greqia-u-perball-me-fluks-te-madh-emigrantesh-brenda-48-oreve-te-fundit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"BMW-ja nuk i jep veturë politikanit të AfD-së","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/auto/bmw-ja-nuk-i-jep-veture-politikanit-te-afd-se","datePublished":"2026-10-10T12:27:30+02:00","dateModified":"2026-10-10T12:27:46+02:00","articleSection":"Auto","wordCount":313,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Prodhuesi gjerman i veturave BMW ka tërhequr ofertën për dhënien e veturës për kryetarin e ri të Parlamentit të landit të Saksonisë-Anhaltit, Tobias Rausch, nga","url":"https://www.koha.net/auto/bmw-ja-nuk-i-jep-veture-politikanit-te-afd-se","keywords":"BMW, AfD","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/10/07b5f90a-346d-4363-b62b-72e072b4d48d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
