---
description: BMW-ja po planifikon t’i largojë 8 mijë punëtorë në Gjermani, në zhvillimet e fundit të prodhuesve të mëdhenj të veturave në Evropë që po ulin kostot nën presio
title: BMW-ja do t’i largojë 8 mijë punëtorë nën presionin nga rivalët kinezë
image: https://resources.koha.net/images/2026/July/29/2ecc7a0e-e6ae-4aff-9c9b-b3d5a7dca085.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Auto

# BMW-ja do t’i largojë 8 mijë punëtorë nën presionin nga rivalët kinezë

![BMW](https://resources.koha.net/images/2026/July/29/2ecc7a0e-e6ae-4aff-9c9b-b3d5a7dca085.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 korrik 2026 14:22
- Shpërndaje në:

- 29 korrik 2026 14:22
- Shpërndaje në:

BMW-ja po planifikon t’i largojë 8 mijë punëtorë në Gjermani, në zhvillimet e fundit të prodhuesve të mëdhenj të veturave në Evropë që po ulin kostot nën presionin e rivalëve kinezë, shkruan The Guardian.

Kompania me seli në Munih ka nisur programin për pushim vullnetar të dakorduar me përfaqësuesit e punonjësve, ka bërë të ditur një zëdhënës i BMW-së. Largimi i punëtorëve do të prek divizionet e administratës dhe zhvillimit, por jo atë të operacioneve të prodhimit.

Fuqia punëtore totale e BMW-së është rreth 160 mijë. 

Prodhuesit e veturave të Gjermanisë janë vënë nën presion të madh vitet e fundit me rritjen e konkurrentëve kinezë që kanë dominuar shpejt tregun e automjeteve elektrike. Prodhuesit kinezë kanë nisur gjithashtu luftë të ashpër çmimesh në tregun e tyre vendas, i cili më parë kishte qenë burim fitimprurës i të ardhurave nga eksporti për markat evropiane, përfshirë BMW-në. 

Prodhuesit e veturave të Evropës gjithashtu kanë pasur nevojë të gjejnë para për kalimin nga benzina në elektrike dhe të përballen me ndikimin e tarifave të SHBA-së. Disa prodhues – përfshirë Volkswagen, Stellantis dhe Ford – janë drejtuar drejt partneriteteve me rivalët kinezë për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë dhe shesin në Evropë.

Edhe Volkswageni, prodhuesi më i madh i veturave në Gjermani për nga vëllimi, konfirmoi të premten se do të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune nga fuqia punëtore totale prej 650 mijë. Planet përfshijnë mbylljen e katër fabrikave dhe përgjysmimin e numrit të modeleve të prodhuara. Ngjashëm ka vepruar edhe Porsche. 

[#BMW](https://www.koha.net/tag/bmw) [#punetore](https://www.koha.net/tag/punetore) [#gjermani](https://www.koha.net/tag/gjermani)

Artikuj të ngjashëm

- [![BMW-ja shkurton mijëra vende pune, rrit përdorimin e AI-së dhe sjell modele të reja](https://resources.koha.net/images/2025/January/14/8d05b1f6-56fb-47ab-9ea1-5322d3aa2ca0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 30 sht 2026 BMW-ja shkurton mijëra vende pune, rrit përdorimin e AI-së dhe sjell modele të reja](https://www.koha.net/auto/bmw-ja-shkurton-mijera-vende-pune-rrit-perdorimin-e-ai-s-dhe-sjell-modele-te-reja)
- [![“Volkswagen” njofton shkurtimin e 100 mijë vendeve të punës deri në vitin 2030](https://resources.koha.net/images/2024/September/11/83deae1d-7bd1-4359-ae3d-f045969b3d46.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 4 sht 2026 “Volkswagen” njofton shkurtimin e 100 mijë vendeve të punës deri në vitin 2030](https://www.koha.net/auto/volkswagen-njofton-shkurtimin-e-100-mije-vendeve-te-punes-deri-ne-vitin-2030)
- [![Volkswagen: Prodhuesit evropianë po përballen me presion të madh nga konkurrenca kineze](https://resources.koha.net/images/2024/October/30/ca1cabd0-2a96-4c70-bc1d-63ece0678c46.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 14 tet 2026 Volkswagen: Prodhuesit evropianë po përballen me presion të madh nga konkurrenca kineze](https://www.koha.net/auto/volkswagen-prodhuesit-evropiane-po-perballen-me-presion-te-madh-nga-konkurrenca-kineze)
- [![Volkswagen ka 60% më shumë punëtorë se Toyota, por prodhon më pak vetura – pse?](https://resources.koha.net/images/2026/October/03/b4452dcd-657c-4c4e-8c35-24b537504168.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 3 tet 2026 Volkswagen ka 60% më shumë punëtorë se Toyota, por prodhon më pak vetura – pse?](https://www.koha.net/auto/volkswagen-ka-60percent-me-shume-punetore-se-toyota-por-prodhon-me-pak-vetura-pse)
- [![Firmat gjermane në vështirësi ndërsa Kina i sfidon në terrenin e tyre](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/efb116ec-f1c2-4cc7-b9dc-d730ef69fa53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 sht 2026 Firmat gjermane në vështirësi ndërsa Kina i sfidon në terrenin e tyre](https://www.koha.net/bote/firmat-gjermane-ne-veshtiresi-ndersa-kina-i-sfidon-ne-terrenin-e-tyre)

[Arbëri.]() [Rama paralajmëron familjet e të miturve: Do ta paguani nëse nuk mbani përgjegjësi për fëmijët](https://www.koha.net/arberi/rama-paralajmeron-familjet-e-te-miturve-do-ta-paguani-nese-nuk-mbani-pergjegjesi-per-femijet)

[Arbëri.]() [Si u bëmë artistë, ne fëmijët e furraxhiut](https://www.koha.net/arberi/si-u-beme-artiste-ne-femijet-e-furraxhiut)

[Opinion.]() [Growing Up in Kosovo: Equal Opportunities for Every Child](https://www.koha.net/opinion/growing-up-in-kosovo-equal-opportunities-for-every-child)

[Opinion.]() [Të rritesh në Kosovë: Mundësi të barabarta për çdo fëmijë](https://www.koha.net/opinion/te-rritesh-ne-kosove-mundesi-te-barabarta-per-cdo-femije)

[Arbëri.]() [Rama: Protestuesit e maskuar nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë dhunën](https://www.koha.net/arberi/rama-protestuesit-e-maskuar-nuk-jane-studente-por-njerez-qe-adhurojne-dhunen)

[Arbëri.]() [Nuk ndalen protestat në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/nuk-ndalen-protestat-ne-shqiperi)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"BMW-ja do t’i largojë 8 mijë punëtorë nën presionin nga rivalët kinezë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/auto/bmw-ja-do-ti-largoje-8-mije-punetore-nen-presionin-nga-rivalet-kineze","datePublished":"2026-07-29T14:22:25+02:00","dateModified":"2026-07-29T14:22:46+02:00","articleSection":"Auto","wordCount":283,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"BMW-ja po planifikon t’i largojë 8 mijë punëtorë në Gjermani, në zhvillimet e fundit të prodhuesve të mëdhenj të veturave në Evropë që po ulin kostot nën presio","url":"https://www.koha.net/auto/bmw-ja-do-ti-largoje-8-mije-punetore-nen-presionin-nga-rivalet-kineze","keywords":"BMW, punetore, gjermani","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/July/29/2ecc7a0e-e6ae-4aff-9c9b-b3d5a7dca085.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
