Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se procedura për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka përfunduar, pasi është në pritje të përfundimit të verifikimeve të kandidatëve të propozuar nga subjektet politike.
Sipas njoftimit, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e KQZ-së, Zyra e Presidentes iu është drejtuar institucioneve kompetente të sigurisë me kërkesë për verifikimin e kandidatëve.
Afati pesëditor nga pranimi i propozimeve ka përfunduar të premten, megjithatë procedura e emërimit nuk është përmbyllur ende, pasi Zyra e Presidentes është duke pritur përgjigjet nga institucionet kompetente lidhur me verifikimet e kërkuara.
"After receiving these responses, the Office of the President will take further action to conclude the procedure for appointing members of the Central Election Commission," the announcement states.