---
description: Dëshmitari Paul Williams tha në Hagë se kryeministri i atëhershëm i Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi përpiqej të krijonte Forcat e Armatosura të Republikës së K
title: Williams thotë se FARK-u do ta mënjanonte UÇK-në
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/17/710b3e56-d34c-4e7e-92b8-86cfecb1f400.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Williams thotë se FARK-u do ta mënjanonte UÇK-në

![Paul Williams](https://resources.koha.net/images/2025/September/17/710b3e56-d34c-4e7e-92b8-86cfecb1f400.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 shtator 2025 13:00
- Shpërndaje në:

- 18 shtator 2025 13:00
- Shpërndaje në:

Dëshmitari Paul Williams tha në Hagë se kryeministri i atëhershëm i Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi përpiqej të krijonte Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Këtë deklarim, dëshmitari e bëri duke u përgjigjur në pyetjet shtesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, avokatit Luka Mishetiq, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Unë e dija se kryeministri Bukoshi përpiqej të krijone FARK-un bazuar fillimisht në Shqipëri që përbëhej nga oficerë shqiptarë ose oficerë që kishin shërbyer në Forcat Ushtarake të Jugosllavisë”, tha ai.

Dëshmitari tha se Bukoshi s’i ka kërkuar kurrë këshillë lidhur me FARK-un që ishte një iniciativë e LDK-së për të krijuar një krah lufte.

“Bujar Bukoshi nuk më ka kërkuar kurrë konkretisht këshillë lidhur me FARK-un, por në bisedat tona me Bukoshin dhe ato me diasporën shqiptaro-amerikane ishte pjesë e bisedave që ekzistonte. Ishte pjesë e tensionit të thellë. Ishte ndërmarrje e re e LDK-së për të krijuar një krah të armatosur.

Sipas asaj që e ka kuptuar, Williams tha që FARK-u do të ishte më efikas për shkak se do të përbëhej nga oficerë të ish-ushtrisë jugosllave e për rrjedhojë do e mënjanonte UÇK-në.

[Edhe ![Williams: Bukoshi hezitonte të jepte fonde për UÇK-në, ishin destinuar për diçka tjetër](https://resources.koha.net/images/2025/September/17/a0741bba-c0a6-40b6-998d-b07d01261a21.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 sht 2025 Williams: Bukoshi hezitonte të jepte fonde për UÇK-në, ishin destinuar për diçka tjetër](https://www.koha.net/arberi/williams-bukoshi-hezitonte-te-jepte-fonde-per-uck-ne-ishin-destinuar-per-dicka-tjeter)

“FARK-u do të ishte aktor shtesë i armatosur joshtetëror i cili do të luftonte në emër të popullit të Kosovës. Duke qenë se do të ishte më profesionist, duke qenë se përbëhej nga oficerë të ish-ushtrisë jugosllave dhe kishte gjasa që të bëhej aktori më efikas dhe efektiv i armatosur joshtetëror dhe për rrjedhojë do të mënjanonte UÇK-në”, tha ai.

Dëshmitarin e mori në pyetje edhe gjyqtari Fergal Gaynor, i cili u fokusua tek roli i Thaçit gjatë periudhës së negociatave në Rambuje.

Pas kësaj, Williams mbylli dëshminë.

[Lexo përditësimet tjera![Paul Williams](https://resources.koha.net/images/2025/September/17/b97b03fe-294f-4595-80e3-939550faa08a.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Paul Williams përfundon dëshminë para Speciales</h4>Paul Williams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, të enjten ka përfunduar dëshminë...](https://www.koha.net/arberi/paul-williams-vazhdon-deshmine-para-speciales)

[#Paul Williams](https://www.koha.net/tag/paul-williams) [#fark](https://www.koha.net/tag/fark) [#uck](https://www.koha.net/tag/uck)

Artikuj të ngjashëm

- [![Williams për UÇK-në: Ishte strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla](https://resources.koha.net/images/2025/September/17/710b3e56-d34c-4e7e-92b8-86cfecb1f400.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 sht 2025 Williams për UÇK-në: Ishte strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla](https://www.koha.net/arberi/williams-per-uck-ne-ishte-strukture-mbi-baza-rurale-dhe-jo-e-bazuar-ne-rregulla)
- [![Williams për Veselin: S’më kujtohet që e kam takuar në Rambuje](https://resources.koha.net/images/2025/September/17/a0741bba-c0a6-40b6-998d-b07d01261a21.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 sht 2025 Williams për Veselin: S’më kujtohet që e kam takuar në Rambuje](https://www.koha.net/arberi/williams-per-veselin-sme-kujtohet-qe-e-kam-takuar-ne-rambuje)
- [![Williams: Thaçi e dinte që UÇK-ja mund të hetohej nga Tribunali Penal për Ish-Jugosllavinë](https://resources.koha.net/images/2025/September/17/a087fd4a-6416-494d-b916-5d7e58a97698.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 sht 2025 Williams: Thaçi e dinte që UÇK-ja mund të hetohej nga Tribunali Penal për Ish-Jugosllavinë](https://www.koha.net/arberi/williams-thaci-e-dinte-qe-uck-ja-mund-te-hetohej-nga-tribunali-penal-per-ish-jugosllavine)
- [![Dëshmitari Durkee: Thaçi nuk pati kompetencë e as autoritet ta ndalte dhunën më 1999](https://resources.koha.net/images/2025/November/13/b63f1be4-3ae4-4469-8fd3-1218e93fa1d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 13 nën 2025 Dëshmitari Durkee: Thaçi nuk pati kompetencë e as autoritet ta ndalte dhunën më 1999](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/deshmitari-durkee-thaci-nuk-pati-kompetence-e-as-autoritet-ta-ndalte-dhunen-me-1999)

[Futboll.]() [Mbyllet baras ndeshja Hull - Everton](https://www.koha.net/futboll/mbyllet-baras-ndeshja-hull-everton)

[Botë.]() [Sulm i ri në aeroportin e Riadit, raportohet edhe për në atë të Jemenit](https://www.koha.net/bote/sulm-i-ri-ne-aeroportin-e-riadit-raportohet-edhe-per-ne-ate-te-jemenit)

[Botë.]() [Trumpi thotë se është arritur “armëpushim energjetik” mes Rusisë dhe Ukrainës](https://www.koha.net/bote/trumpi-thote-se-eshte-arritur-armepushim-energjetik-mes-rusise-dhe-ukraines)

[Futboll.]() [Lazio vendos rekord me fitoren ndaj Monzas](https://www.koha.net/futboll/lazio-vendos-rekord-me-fitoren-ndaj-monzas)

[Shtojca për Kulturë.]() [Poetja që bashkon mrekullisht dy botë të largëta](https://www.koha.net/shtojca-kulture/poetja-qe-bashkon-mrekullisht-dy-bote-te-largeta)

[Futboll.]() [Nuk mjaftojnë goli i Gashit dhe asistimi i Kaçurit](https://www.koha.net/futboll/nuk-mjaftojne-goli-i-gashit-dhe-asistimi-i-kacurit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Williams thotë se FARK-u do ta mënjanonte UÇK-në","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/williams-thote-se-fark-u-do-ta-menjanonte-uck-ne","datePublished":"2025-09-18T13:00:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:40:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":323,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Dëshmitari Paul Williams tha në Hagë se kryeministri i atëhershëm i Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi përpiqej të krijonte Forcat e Armatosura të Republikës së K","url":"https://www.koha.net/arberi/williams-thote-se-fark-u-do-ta-menjanonte-uck-ne","keywords":"Paul Williams, fark, uck","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/17/710b3e56-d34c-4e7e-92b8-86cfecb1f400.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
