Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qysh javën e ardhshme do të formohet grupi i ekspertëve që do ta shqyrtojë ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.
Vuçiq ka thënë se “ekziston dokumentacion paraprak i projektit që lidhet me një kërkesë të mëhershme për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit".
Vuçiqi foli të enjten gjatë vizitës në fshatin Veliki Popoviq.
“Meqë ra fjala, do t’ju kujtoj, do t’ju jap të dhënat. Do të shihni se këtë e kishte kërkuar dikur Komuna e Novi Pazarit dhe këtë e kishin kërkuar dikur këshilli boshnjak apo ndonjë organizatë e tillë. Kishin kërkuar ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit, ashtu siç edhe kam thënë”, deklaroi Vuçiq.
Ai është pyetur edhe për reagimet, përfshirë edhe nga Brukseli për planet e tij.
“Ata me sa duket nisen gjithmonë nga vetja dhe mendojnë se dikush po bën diçka kundër dikujt. Dhe për këtë ekziston një dokumentacion paraprak i projektit, por së shpejti, që javën e ardhshme, do të formohet një grup ekspertësh që do t’i shqyrtojë të gjitha këto dhe do të merret me këtë çështje”.
also
Haxhiu seeks international reaction to Vučić's threat to change the course of the Ibar River
Është hera e pestë që nga 9 gushti që Vuçiqi e ka shprehur publikisht kërcënimin për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.
The Ibri supplies water to the artificial lake of Ujman, from which a significant portion of Kosovo's citizens are supplied with water.
Vučić's statements have sparked reactions in Kosovo, Albania, the European Union, and the US.
-
Vučić on the flow of the Ibar River: It is our internal issue, I don't know what it has to do with Albania
-
Kosovo and Albania: Vučić's statement is destabilizing and contrary to international conventions
-
Vučić says he has invited experts to change the course of the Ibar River
-
Rama: Water resources within Kosovo do not belong to Serbia