---
description: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka falënderuar shtetet që nuk e kanë njohur pavarë
title: Vuçiqi në Asamblenë e OKB-së falënderon shtetet që s’e kanë njohur Kosovën
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/23/09dc8791-c60d-42ba-9729-dc24ba01dba3.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Vuçiqi në Asamblenë e OKB-së falënderon shtetet që s’e kanë njohur Kosovën

![Aleksandar Vuçiq](https://resources.koha.net/images/2026/September/23/09dc8791-c60d-42ba-9729-dc24ba01dba3.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 23 shtator 2026 23:38
- Shpërndaje në:

- 23 shtator 2026 23:38
- Shpërndaje në:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i ka falënderuar shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

Ai ka pretenduar se ka pasur presion ndaj tyre për të ndërruar qëndrim, por se ato kanë qëndruar konsistente. 

“Dua të falënderoj individualisht secilin nga 107 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur njëanshëm nga e ashtuquajtura Kosovë. E dimë se shumë prej jush keni qenë subjekt i presionit...Faleminderit që keni qenë konsistente. Që nuk e keni njohur pavarësinë e një pjese të territorit të Serbisë”, tha Vuçiq. 

Në fjalimin e tij Vuçiqi ka kritikuar sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999. 

“Tentuan të merrnin 14 për qind të territorit të Serbisë. Kjo mund të duket si e kaluar e largët për ta, por plagët e vendosura në të drejtën ndërkombëtare janë të thella dhe të rënda”, tha Vuçiq. 

[Edhe ![Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”](https://resources.koha.net/images/2025/October/11/cedca873-8a72-4cbb-bd59-dc883a8b37a4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 dhj 2025 Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”](https://www.koha.net/arberi/pas-njohjeve-te-reja-per-kosoven-serbia-mobilizohet-per-cnjohje)

Ai po ashtu ka folur për Marrëveshjen e Brukselit. 

“Dua të ju paralajmëroj të gjithë këtu, kujdes kur nënshkruani me fuqitë e mëdha. Kështu nënshkruam marrëveshjen e famshme të Brukselit në vitin 2013, duke tentuar të zgjidhim problemet mes serbëve e shqiptarëve nëpërmjet kompromisit. Gjitha obligimet e ndërmarra nga Serbia janë plotësuar. E vetmja që është dashur të plotësohet nga shqiptarët, asociacioni i komunave serbe, nuk është bërë deri tash. Është interesante që marrëveshja është bërë në prezencë të BE-së, por edhe është konfirmuar me nënshkrim nga BE-ja”, tha Vuçiq. 

[#aleksandar vuciq](https://www.koha.net/tag/aleksandar-vuciq)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE](https://resources.koha.net/images/2025/November/05/a0a10534-6b41-4707-adc0-ae2892c54109.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 nën 2025 Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE](https://www.koha.net/arberi/vuciqi-nga-brukseli-neser-ti-vendosim-sanksione-rusise-dhe-ta-njohim-kosoven-keshtu-jemi-ne-be)
- [![Kryeministri sllovak në tubimin e Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë](https://resources.koha.net/images/2026/October/16/29676824-c3aa-4af7-ac2e-b11c0e2c764a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 tet 2026 Kryeministri sllovak në tubimin e Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë](https://www.koha.net/arberi/kryeministri-sllovak-ne-tubimin-e-vuciqit-per-kosoven-nuk-do-tju-zhgenjejme-kurre)
- [Opinion 2 tet 2026 Fjalimi “historik” që nuk pati jehonë të madhe as në vetë Serbinë](https://www.koha.net/opinion/fjalimi-historik-qe-nuk-pati-jehone-te-madhe-as-ne-vete-serbine)
- [![Kosova pa zë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/23/e2f0c6d2-60c5-41b7-a61c-413f42c12324.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 sht 2026 Kosova pa zë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së](https://www.koha.net/arberi/kosova-pa-ze-ne-asamblene-e-pergjithshme-te-okb-se-vuciq-pritet-te-nise-ofensive-diplomatike)

[Botë.]() [Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dabi](https://www.koha.net/bote/evropianet-do-te-marrin-pjese-ne-bisedimet-per-ukrainen-ne-abu-dabi)

[Futboll.]() [Drenica barazon shifrat ndaj Dritës](https://www.koha.net/futboll/drenica-barazon-shifrat-ndaj-drites)

[Futboll.]() [Prishtina në epërsi pas pjesës së parë](https://www.koha.net/futboll/prishtina-ne-epersi-ndaj-vushtrrise-1)

[Lifestyle.]() [A duhet larë orizi para zierjes? Ekspertët shpjegojnë kur është e nevojshme](https://www.koha.net/lifestyle/a-duhet-lare-orizi-para-zierjes-ekspertet-shpjegojne-kur-eshte-e-nevojshme)

[Botë.]() [Prokuroria polake e cilëson “vepër terroriste” sulmin në Krakovë](https://www.koha.net/bote/prokuroria-polake-e-cileson-veper-terroriste-sulmin-ne-krakove)

[Arbëri.]() [Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”](https://www.koha.net/arberi/rruga-e-kosoves-drejt-be-se-kalon-nga-serbia)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vuçiqi në Asamblenë e OKB-së falënderon shtetet që s’e kanë njohur Kosovën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/vuciqi-ne-asamblene-e-okb-se-falenderon-shtetet-qe-se-kane-njohur-kosoven","datePublished":"2026-09-23T23:38:49+02:00","dateModified":"2026-09-23T23:42:49+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":285,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka falënderuar shtetet që nuk e kanë njohur pavarë","url":"https://www.koha.net/arberi/vuciqi-ne-asamblene-e-okb-se-falenderon-shtetet-qe-se-kane-njohur-kosoven","keywords":"aleksandar vuciq","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/23/09dc8791-c60d-42ba-9729-dc24ba01dba3.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
