Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Vučić asks Rutte not to support NATO opening the bridge over the Ibar River

Aleksandar Vuiqi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përmes së cilës ka kërkuar që Aleanca të mos mbështesë hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiq tha se hapja e urës mund të ndikojë në situatën e sigurisë në veri të Kosovës. “I kam dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe i kam kërkuar që NATO-ja të mos lejojë hapjen e urës mbi Ibër”, tha ai.

Sipas presidentit serb, kjo çështje ka qenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Hapja e urës mbi Ibër ka qenë objekt i dialogut. Asnjëherë nuk është arritur marrëveshje”, deklaroi Vuçiq.

Ai foli edhe për një bisedë ndërmjet shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsiloviq, dhe komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutaş, të cilën e përshkroi si “shumë të vështirë”.

Vuçiq pretendoi gjithashtu se gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë kanë ndodhur më shumë se 800 sulme me motive etnike ndaj serbëve dhe se 257 serbë janë arrestuar. 

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit, Prishtinës dhe vendeve perëndimore, Vuçiq kritikoi Bashkimin Evropian dhe Perëndimin për moszbatimin, sipas tij, të marrëveshjeve të vitit 2013.

“Prandaj i kam dërguar letër Mark Rutte-s dhe i kam kërkuar që të heqin dorë nga mbështetja për një vendim të tillë të autoriteteve të Prishtinës”, tha ai.

also Rutte: We are expecting accountability from Vučić for Banjska Arberi Rutte: We are expecting accountability from Vučić for Banjska

Vuçiq tha se Beogradi do të vazhdojë të veprojë përmes mjeteve politike dhe nuk e përjashtoi mundësinë e kërkimit të një seance të posaçme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Kosovës.

Ndërkohë, KFOR-i ka njoftuar se ka nisur një proces gradual të kalimit drejt një pranie të përhershme në urën mbi Ibër. Bashkimi Evropian ka kërkuar koordinim dhe konsultime lidhur me këtë çështje.

Çështja e hapjes së urës mbetet një prej temave të ndjeshme të sigurisë dhe dialogut në veri të Kosovës.