---
description: Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas marrjes së detyrës  në vizitën e parë të saj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, t
title: Vizitën e parë e nis me homazhe, Shiroka-Pula nderon figurat historike
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/08/1c32c2e0-611c-47d5-a70b-36dd4953c101.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Vizitën e parë e nis me homazhe, Shiroka-Pula nderon figurat historike

![shiroka pula](https://resources.koha.net/images/2026/October/08/1c32c2e0-611c-47d5-a70b-36dd4953c101.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 tetor 2026 11:55
- Shpërndaje në:

- 8 tetor 2026 11:55
- Shpërndaje në:

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas marrjes së detyrës  në vizitën e parë të saj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në një komunikatë për media thuhet se në Prekaz, Shiroka-Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, bëhet e ditur se ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi ajo.

Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, ajo nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

[Edhe ![Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut](https://resources.koha.net/images/2026/November/02/5f131113-5c7f-4961-8cf1-3b470a8bcedf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 nën 2026 Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-dhe-kurti-bejne-homazhe-ne-37-vjetorin-e-renies-se-afrim-zhitise-dhe-fahri-fazliut)

 “Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Siç thekson komunikata, Shiroka-Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

[#justina shiroka pula](https://www.koha.net/tag/justina-shiroka-pula-1) [#homazhe](https://www.koha.net/tag/homazhe) [#homazhe prekaz](https://www.koha.net/tag/homazhe-prekaz)

Artikuj të ngjashëm

- [![Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve](https://resources.koha.net/images/2026/June/12/241b1354-cb58-4eee-ac2e-76bf5a60e176.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 qer 2026 Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-e-kurti-bejne-homazhe-ne-prekaz-vleresojne-lart-sakrificen-e-jashareve)
- [![Prekazi ua rikujtoi liderëve çmimin e lartë që u pagua për shtetin](https://resources.koha.net/images/2026/March/06/c902ea2c-1a2f-4213-88c2-449c8180fba7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 mar 2026 Prekazi ua rikujtoi liderëve çmimin e lartë që u pagua për shtetin](https://www.koha.net/arberi/prekazi-ua-rikujtoi-lidereve-cmimin-e-larte-qe-u-pagua-per-shtetin)
- [![Homazhe në Prekaz në nder të Epopesë së UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2026/March/06/74242f06-3cdf-411f-a6a0-34fe5104a98f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 mar 2026 Homazhe në Prekaz në nder të Epopesë së UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/homazhe-ne-prekaz-ne-nderim-te-epopese-se-uck-se)
- [![Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz](https://resources.koha.net/images/2026/February/17/32fe27e5-f88a-40b9-a775-ca21a785431b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 shk 2026 Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz](https://www.koha.net/arberi/kreret-shteterore-bejne-homazhe-ne-prekaz)

[Arbëri.]() [Shkolla “Xhavit Ahmeti” i jep ultimatum Ministrisë së Arsimit](https://www.koha.net/arberi/shkolla-xhavit-ahmeti-i-jep-ultimatum-ministrise-se-arsimit)

[Arbëri.]() [Pushteti e opozita përplasen për energjinë](https://www.koha.net/arberi/pushteti-e-opozita-perplasen-per-energjine)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Komisioni parlamentar rekomandon miratimin e ligjit të kthyer nga Vjosa Osmani](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/komisioni-parlamentar-rekomandon-miratimin-e-ligjit-te-kthyer-nga-vjosa-osmani)

[Arbëri.]() [Mbrojtja rezervon të drejtën për Apelimin e vendimit dënues për Thaçin në rastin e dytë](https://www.koha.net/arberi/mbrojtja-rezervon-te-drejten-per-apelimin-e-vendimit-denues-per-thacin-ne-rastin-e-dyte)

[Arbëri.]() [Vetoja e presidentes “i del në rrugë” nismës së re për kufizim të mandatit të Speciales](https://www.koha.net/arberi/vetoja-e-presidentes-i-del-ne-rruge-nismes-se-re-per-kufizim-te-mandatit-te-speciales)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i saj](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/vrasja-e-arlinda-zekajt-arrestohen-edhe-ish-vjehrra-dhe-ish-kunati-i-saj)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vizitën e parë e nis me homazhe, Shiroka-Pula nderon figurat historike","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/viziten-e-pare-e-nis-me-homazhe-shiroka-pula-nderon-figurat-historike","datePublished":"2026-10-08T11:55:34+02:00","dateModified":"2026-10-08T11:56:37+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":260,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas marrjes së detyrës  në vizitën e parë të saj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, t","url":"https://www.koha.net/arberi/viziten-e-pare-e-nis-me-homazhe-shiroka-pula-nderon-figurat-historike","keywords":"justina shiroka pula, homazhe, homazhe prekaz","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/08/1c32c2e0-611c-47d5-a70b-36dd4953c101.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
