Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Vitia calls on parents to vaccinate their children: Measles has returned to our country

measles

Photo: Illustration

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje prindërve që të sigurohen që fëmijët e tyre të vaksionohen për mbrojtje nga fruthi. 

Vitia në një video-adresim në Facebook ka thënë se fruthi është rikthyer dhe se kjo situatë kërkon vëmendje, përgjegjësi dhe angazhim të përbashkët për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme. 
“Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë, sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të kësaj sëmundjeje, lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt, siç e kemi bërë me gjenerata.   Institucionet tona shëndetësore tash e sa muaj janë duke monitoruar nga afër situatën epidemiologjike. Po ashtu po merren të gjitha masat e nevojshme duke u kujdesur për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, e veçanërisht të fëmijëve tanë. Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi.   Prandaj, të dashur prindër, ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar”, ka thënë Vitia. 

Në përditësimin e fundit të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është thënë se nga 16 prilli deri më 11 tetor janë regjistruar 203 raste me fruth, ndërsa prej tyre 17 janë regjistruar gjatë javës së fundit. Në njoftimin e Institutit është thënë se 95 për qind e rasteve me fruth janë regjistruar te personat e pavaksinuar.