Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Placing the Albanian flag on a police vehicle in Tuz, Police prosecute four suspects for misdemeanors

Montenegro - Tuz

Policia e Malit të Zi ka proceduar katër persona, nën dyshimin se në Tuz kanë shpalosur flamurin e Shqipërisë, si dhe e kanë vendosur atë mbi një automjet policie, njofton RTCG.me. 

Rasti raportohet se ka ndodhur më 20 gusht. 

“Zyrtarët policorë të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë kanë identifikuar dhe kanë proceduar për kundërvajtje katër persona, të cilët më 20 gusht 2026, në një vend publik në Tuz, kanë shpalosur flamurin e Republikës së Shqipërisë dhe simbole që lidhen me simbolet e saj kombëtare, si dhe e kanë shtrirë atë mbi automjetin patrullues të policisë të Departamentit të Sigurisë në Tuz, ndërsa materialin video të realizuar më pas e kanë shpërndarë përmes rrjeteve sociale”, njoftuan nga Drejtoria e Policisë.

Kallëzime për kundërvajtje janë dorëzuar ndaj E.K. (21) nga Tuzi, A.S. (28) nga Tuzi, si dhe dy të miturve 16-vjeçarë, njëri prej të cilëve është shtetas i Republikës së Shqipërisë, për “kundërvajtjet e kryera sipas nenit 23 dhe nenit 5 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike (shfaqja ose përdorimi i flamurit, stemës apo simbolit tjetër të një shteti tjetër në vend publik pa leje, si dhe sjellja e pahijshme ose e pamatur në vend publik, me të cilën shkaktohet shqetësimi i qytetarëve)”.

“E.K., siç dyshohet, më 20.08.2026, rreth orës 23:00, në sheshin në Tuz, në një vend publik, pa leje ka shfaqur flamurin e një shteti tjetër – Republikës së Shqipërisë, duke e mbajtur atë të shpalosur në duar. Me këtë rast, ai ndodhej në shoqërinë e dy të miturve, të cilët, me duart e kryqëzuara në pjesën e gjoksit, tregonin një simbol që lidhet me simbolet kombëtare të Republikës së Shqipërisë”, thanë nga policia.

Pas kësaj, i mituri 16-vjeçar nga Tuzi e ka marrë flamurin e Shqipërisë dhe e ka vendosur mbi kapakun e motorit të një automjeti zyrtar të parkuar të policisë, të markës “Shkoda”, ndërsa zyrtarët policorë ndodheshin në detyrë zyrtare për sigurimin e një tubimi publik, dhe pranë automjetit ka vazhduar të tregojë simbolet e përmendura.

also Presidency: We are awaiting the verification of the candidates proposed by the parties for the CEC Arberi Presidency: We are awaiting the verification of the candidates proposed by the parties for the CEC

“Ngjarjen e lartpërmendur A.S. e ka fotografuar dhe filmuar me telefonin e tij celular, pas së cilës e ka publikuar në rrjetin social ‘TikTok’, i cili është i qasshëm publikisht, duke shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi te qytetarët, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, sqarojnë nga policia.

Ndaj prindërve të të miturve do të paraqitet kallëzim në bazë të nenit 42 të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, për shkak të neglizhencës, ndërsa zyrtarët policorë – inspektorët për të huajt, do të kryejnë edhe verifikime me qëllim të përcaktimit të ligjshmërisë së qëndrimit të të miturit, shtetas i Republikës së Shqipërisë, në Mal të Zi.