Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Vela: Deep LVV-PDK disagreements were not resolved with the agreement on the presidency

Buy Sails

Analisti Blerim Vela ka thënë se dallimet politike dhe mospajtimet e thella ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk janë zgjidhur me marrëveshjen e mbrëmshme për zgjedhjen e presidentes së re. 

Ai ka vlerësuar se palët kanë arritur t’i shmangin zgjedhjet duke e vendosur si faktor kryesor në marrëveshje, ndërsa për LVV-në ka theksuar se pati “fleksibilitet më të madh politik” gjatë procesit. 

“Nuk shoh që dallimi politik që ekziston dhe mospajtimet e thella që i kanë LVV me PDK-në është zgjidhur mbrëmë në mënyrë të qëndrueshme. Për momentin kanë arritur t’i shmangin zgjedhjet e reja, ka qenë faktori kryesor që i ka shtyrë të dyja të arrijnë një marrëveshje dhe pastaj kalkulimet se si do bëheshin veprimet në Kuvend, pra a do votohej miratimi i ligjit apo presidenti, ishin pjesë e negociatave”, ka thënë ai në “Interaktiv”.

Vela ka shtuar se partitë opozitare duke u pozicionuar në mënyrë të prerë ia kanë pamundësuar vetes hapësirën për manovrim politik. Sipas tij, qasja e LVV-së ka qenë pjesë e një strartegjie për të kundërshtuar narrativën e opozitës se Vetëvendosje synon t’i kontrollojë të gjitha institucionet. 

“Partitë opozitare duke qenë se ishin të kushtuara në pozicione binare ia pamundësuar vetes një fleksibilitet politik, kjo i dha LVV-së avantazh që e shfrytëzuan duke bërë oferta të ndryshme. LVV e ka bërë këtë për arsye strategjike për të mënjanuar narrativën që mbizotëron që ata synojnë t’i kenë të gjitha institucionet dhe që LVV është parti me të cilën nuk mund të arrish marrëveshje. Me zgjedhjen e zonjës Shiroka-Pula LVV-ja i ka mohuar këto pretendime që i kanë ngritur partitë opozitare”, ka deklaruar Vela.