---
description: Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit Sllobodan Millosheviqit.Lajmin e bënë të ditur familjarët.“Të
title: Vdiq Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/24/f74d2a72-7eb4-4cd8-ac84-2e4cbbe0a4e7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Vdiq Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb

![Skulptura e Faik Rexhepit](https://resources.koha.net/images/2025/February/24/f74d2a72-7eb4-4cd8-ac84-2e4cbbe0a4e7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 24 shkurt 2025 12:58
- Shpërndaje në:

- 24 shkurt 2025 12:58
- Shpërndaje në:

Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Lajmin e bënë të ditur familjarët.

“Të dashur familjarë, miq e shoqëri. Mbrëmë na la lamtumirën e fundit baba jonë, Faik Rexhepi. Varrimi i tij është sot me 24.02.2025 në ora 15:00 te Varrezat e lagjes së Arbërisë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Pas vdekjes ka reaguar edhe deputeti, Shaip Kamberi, i cili ka shkruar në Facebook se Faik Rexhepi u bë simbol i rezistencës kundër aparteidit serb në Kosovë, duke lënë pas një trashëgimi të guximit dhe qëndresës.

“Sot, në Prishtinë, do t’i jepet lamtumira e fundit, por heroizmi dhe fryma e tij do të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Në gusht të vitit 1990, preshevari Faik Rexhepi, cili punonte në “Ferronikel” të Drenasit, bashkë me kolegë kishin ardhur në kryeqytet që ta presin delegacionin e kongresit amerikan.

Para hotelit “Grand” policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht, duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi nuk kishte luajtur vendi.

[Edhe ![Në mungesë të tabelës informuese, rezistenca e Faik Rexhepit ngatërrohet me imazh lypësi](https://resources.koha.net/images/2025/October/22/c7bb995c-6280-4cc8-a586-59942fafb489.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) SOT 22 tet 2025 Në mungesë të tabelës informuese, rezistenca e Faik Rexhepit ngatërrohet me imazh lypësi](https://www.koha.net/sot-ktv/ne-mungese-te-tabeles-informuese-rezistenca-e-faik-rexhepit-ngaterrohet-me-imazh-lypesi)

Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një skulpturë që u quajt “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur Rexhepin simbol të pathyeshëm të rezistencës paqësore kundër regjimit serb. 

“Faik Rexhepi mbetet një emër i skalitur në historinë tonë, një burrë që përballë dhunës dhe padrejtësisë zgjodhi të qëndrojë i palëkundur, këmbëkryq në mes të rrugës, si një akt i fuqishëm i mosdorëzimit. Skulptura e tij në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ është një dëshmi e përjetshme e guximit të tij dhe e idealit për liri. Kujtimi për të dhe mesazhi nga skulptura do të jetojnë përgjithmonë. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Faik Rexhepin!” – ka shkruar Osmani.   
 

[#FAIK REXHEPI](https://www.koha.net/tag/faik-rexhepi) [#vdekje](https://www.koha.net/tag/vdekje) [#Slobodan millosheviq](https://www.koha.net/tag/slobodan-millosheviq) [#rezistenca](https://www.koha.net/tag/rezistenca)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vdiq Flora Brovina, mjekja e humanistja që u bë simbol i qëndresës](https://resources.koha.net/images/2026/September/15/59083839-db22-4398-9b3b-4af83985a9b1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 15 sht 2026 Vdiq Flora Brovina, mjekja e humanistja që u bë simbol i qëndresës](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/vdiq-flora-brovina-mjekja-e-humanistja-qe-u-be-simbol-i-qendreses)
- [Kolumne 14 pri 2025 Beteja fisnike e Filip Davidit kundër zerove morale](https://www.koha.net/kolumne/beteja-fisnike-e-filip-davidit-kunder-zerove-morale)
- [![Qerkini - një çerekshekull në kërkim të djalit e mbi 1600 të zhdukurve të tjerë](https://resources.koha.net/images/2023/January/23/qerkini1674467707.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 shk 2025 Qerkini - një çerekshekull në kërkim të djalit e mbi 1600 të zhdukurve të tjerë](https://www.koha.net/arberi/qerkini-nje-cerekshekull-ne-kerkim-te-djalit-e-mbi-1600-te-zhdukurve-te-tjere)
- [![Vdiq Nusret Shabani, që dëshmoi kundër Millosheviqit për Masakrën e Reçakut](https://resources.koha.net/images/2024/September/15/f211e6d2-35dd-4291-b1ba-2132e7f2cd09.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 sht 2024 Vdiq Nusret Shabani, që dëshmoi kundër Millosheviqit për Masakrën e Reçakut](https://www.koha.net/arberi/vdiq-nusret-shabani-qe-deshmoi-kunder-millosheviqit-per-masakren-e-recakut)

[Botë.]() [Estonia vendos ta mbyllë kufirin me Rusinë](https://www.koha.net/bote/estonia-vendos-ta-mbylle-kufirin-me-rusine)

[Kulturë.]() [Filharmonia rikthen Tchaikovskyn me një prej kryeveprave të romanizmit](https://www.koha.net/kulture/filharmonia-rikthen-tchaikovskyn-me-nje-prej-kryeveprave-te-romanizmit)

[Futboll.]() [Modriqi barazohet me Messin, a do ta sfidojë rekordin e Ronaldos?](https://www.koha.net/futboll/modriqi-barazohet-me-messin-a-do-ta-sfidoje-rekordin-e-ronaldos)

[Arbëri.]() [Dogana thotë se ka shënuar rritje të të hyrave për 5.7 për qind më shumë se vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/dogana-thote-se-ka-shenuar-rritje-te-te-hyrave-per-57-per-qind-me-shume-se-vitin-e-kaluar)

[Futboll.]() [Nëse kualifikohet në plejof, Kosova mund të përballet me Kroacinë](https://www.koha.net/futboll/nese-kualifikohet-ne-plejof-kosova-mund-te-perballet-me-kroacine)

[Arbëri.]() [Qeveria ndalon tregtimin e energjisë me kompanitë serbe](https://www.koha.net/arberi/qeveria-miraton-ndalimin-e-tregtimit-te-energjise-me-kompanite-serbe)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vdiq Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/vdiq-faik-rexhepi-simboli-i-rezistences-kunder-regjimit-serb","datePublished":"2025-02-24T12:58:35+01:00","dateModified":"2026-07-11T02:40:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":369,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit Sllobodan Millosheviqit.Lajmin e bënë të ditur familjarët.“Të","url":"https://www.koha.net/arberi/vdiq-faik-rexhepi-simboli-i-rezistences-kunder-regjimit-serb","keywords":"FAIK REXHEPI, vdekje, Slobodan millosheviq, rezistenca","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/24/f74d2a72-7eb4-4cd8-ac84-2e4cbbe0a4e7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
