Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Escalation continues in Tirana, police use rubber bullets and protesters use Molotov cocktails

Protest

Po vazhdon përshkallëzimi i protestës në Shqipëri në ditën e gjashtë të saj. Protestuesit kanë hedhur breshëri molotovësh drejt Policisë, e cila qëndronte e rreshtuar përballë tyre.

Pas hedhjes së molotovëve, flakët kanë shpërthyer te këmbët e policisë, ndërsa menjëherë ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion, duke nisur shpërndarjen e tyre.

Ndërkohë policia nisi edhe sot të qëllojë me plumba gome drejt protestuesve të dhunshëm, me qëllim që t’i shpërndajë ata.

Protestuesit u përgjigjen me gurë, ndërsa këta të fundit i përdorin edhe për goditjen e institucioneve të ndryshme shtetërore.

Protestuesit kanë hedhur në mes të rrugës barriera metalike dhe kosha plehrash, këtyre të fundit më pas u kanë vënë edhe flakën.

Read other updates
Day 6

LIVE - Sixth day of protests in Tirana: Clashes between Police and protesters

On Sunday, Albania entered its sixth day of protests. Over the past five days,...