Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

"Vatra" warns about the removal of Albanians from Serbia's voter lists

Presevo

Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë e diasporë janë ftuar të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që mbahen këtë të diel. Lëvizja “Vatra“ u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, ndërsa ka paralajmëruar organizimin e transportit drejt vendvotimeve në Preshevë dhe Bujanoc. Përfaqësues të saj thanë se Serbia ka larguar shumë shqiptarë nga lista e votuesve

Lëvizja “Vatra“ në Gjilan u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe diasporë e që kanë të drejtë vote në Serbi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të këtij shteti, që mbahen këtë të diel.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Kushtrim Kadriu, ka thënë se numri i votuesve shqiptarë në listat zgjedhore ka rënë ndjeshëm, duke e cilësuar këtë si rrezik për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai si shembull ma karrë vendvotimin në Malësinë e Bujanocit.

“Numri i votuesve të cilët kanë qenë në atë kohë ka rënd drastikisht, nga 1,450 votues në vitin 2013 tani janë vetëm 30 për qind në listat e votimit. Kjo është bërë nga një përgatitje e mirë menduar nga Serbia për t’i pasivizuar dhe në këtë rast ekziston rreziku i madh që shumica artificiale e krijuar nga romët dhe serbë të jetë fituese në Buajnoc pra ta përcjelli edhe Bujanocin, fati i Preshevës“, ka thënë Kadriu.

Ai ka theksuar se unifikimi i faktorit politik shqiptar në një listë të vetme përbën një zhvillim me rëndësi strategjike për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në institucionet e Serbisë.

Kadriu bëri të ditur se në ditët në vijim do të publikohen oraret dhe mënyrat e organizimit të transportit për qytetarët nga Gjilani drejt vendvotimeve të tyre në Preshevë dhe Bujanoc.

“Lëvizja 'Vatra' nga viti 2005 e këndej thuajse gjithmonë ka marrë përsipër organizimin e transportit të qytetarëve, edhe për këto zgjedhje ne kemi menduar dhe jemi përgatitur për ofrimin e ndihmës për këta qytetarë që dëshirojnë të votojnë. Në ditët në vijim ne vetëm se do t’i publikojmë oraret dhe format e udhëtimit nga Gjilani në vendvotimet e tyre në Preshevë dhe Bujanoc”, ka thënë Kadriu.

Lëvizja “Vatra“, e cila vepron në Gjilan dhe në pjesë të tjera të Kosovës, numëron në radhët e saj një numër të madh anëtarësh me prejardhje nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

“Koalicioni Shqiptar” quhet lista e përbashkët e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Marrëveshja për të garuar bashkë u arrit më 29 shtator.

Shqiptarët zakonisht janë përfaqësuar me një deputet në Kuvendin e Serbisë, por më 2020 kur ishin bërë bashkë partitë, patën fituar tri ulëse.