---
description: "Uji nga liqeni i Badovcit vazhdon të mos rekomandohet për pije, si pasojë e turbullirave që janë shkaktuar nga reshjet e shiut. Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale "
title: Uji nga Badovci ende s’rekomandohet për pije
image: https://resources.koha.net/images/2023/January/19/Uji-kriza-ab15647288701674127454.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Uji nga Badovci ende s’rekomandohet për pije

![Uji i pijshem](https://resources.koha.net/images/2023/January/19/Uji-kriza-ab15647288701674127454.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 janar 2026 16:45
- Shpërndaje në:

- 27 janar 2026 16:45
- Shpërndaje në:

Uji nga liqeni i Badovcit vazhdon të mos rekomandohet për pije, si pasojë e turbullirave që janë shkaktuar nga reshjet e shiut. 

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arieta Mjeku, ka thënë se uji që vjen nga liqeni i Batllavës mund të përdoret për pije. 

“Uji që vjen nga Badovci vazhdon të jetë i papijshëm, deri në njoftimin tjetër zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga kompania jonë. Furnizimi është i mirë, por uji nuk rekomandohet për pije për zonat që furnizohen nga Badovci. Nga Batllava është në rregull. Për momentin, gjendja nuk është e keqe sa i përket furnizimit, përveç turbullirës së ujit për zonat që furnizohen nga Badovci”, ka thënë Mjeku për Koha.net. 

Gjendja me ujin e pijshëm vazhdon të jetë në rregull e po ashtu me furnizimin nga zonat ku funksionon KRU “Mitrovica”. 

Këtë e konfirmon edhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti. 

“Nuk kemi telashe me ujin e pijes. Prej datës 12, kur e kemi bërë njoftimin zyrtar, nuk kemi pasur probleme. Në të gjitha zonat e shërbimit, uji është i pijshëm”.

[Edhe ![KRU “Prishtina”: Uji nga Badoci, i pijshëm dhe i sigurt për konsum](https://resources.koha.net/images/2025/September/15/9492d569-3ec6-40d6-87a5-88b3c542e159.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 sht 2026 KRU “Prishtina”: Uji nga Badoci, i pijshëm dhe i sigurt për konsum](https://www.koha.net/arberi/kru-prishtina-uji-nga-badoci-i-pijshem-dhe-i-sigurt-per-konsum)

Instituti i Shëndetit Publik qysh më 13 janar ka lëshuar rekomandim të mos përdoret për pije uji që vjen nga Badovci. Ndërsa në një postim të ri të martën IKPSHK ka njoftuar se nuk rekomandohet për pije uji i Badovcit, po ashtu ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë në Han të Elezit nga burimi i Dimicës, po ashtu ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë në Viti, e probleme ka njoftuar edhe në Kamenicë. Gjithashtu është njoftuar për probleme me ujë të pijes në Gjakovë e Malishevë.

   
 

[#uji i pijshem](https://www.koha.net/tag/uji-i-pijshem) [#kru prishtina](https://www.koha.net/tag/kru-prishtina) [#BADOVCI](https://www.koha.net/tag/badovci)

Artikuj të ngjashëm

- [![Uji nga Badovci mbetet i papijshëm](https://resources.koha.net/images/2022/September/06/uji_i_pijes1662485238.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 jan 2026 Uji nga Badovci mbetet i papijshëm](https://www.koha.net/arberi/uji-nga-badovci-mbetet-i-papijshem)
- [![Mjeku: Pas dy–tre ditësh uji nga Badovci pritet të jetë i pijshëm](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/65704c45-3b89-4c00-897d-4cfff2f37369.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 jan 2026 Mjeku: Pas dy–tre ditësh uji nga Badovci pritet të jetë i pijshëm](https://www.koha.net/arberi/mjeku-pas-dy-tre-ditesh-uji-nga-badovci-pritet-te-jete-i-pijshem)
- [![IKSHPK: Uji nga Badoci, i papijshëm](https://resources.koha.net/images/2023/October/24/badoci21698168490.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 jan 2026 IKSHPK: Uji nga Badoci, i papijshëm](https://www.koha.net/arberi/ikshpk-ja-uji-nga-badoci-i-papijshem)
- [![Disa lagje të Prishtinës qe dy ditë pa ujë, sipas KRU "Prishtina" furnizimi kthehet sonte](https://resources.koha.net/images/2026/August/30/88b6487b-22fa-45df-89c0-49c23eb26098.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Disa lagje të Prishtinës qe dy ditë pa ujë, sipas KRU "Prishtina" furnizimi kthehet sonte](https://www.koha.net/arberi/disa-lagje-te-prishtines-qe-dy-dite-pa-uje-sipas-kru-prishtina-furnizimi-kthehet-sonte)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Uji nga Badovci ende s’rekomandohet për pije","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/uji-nga-badovci-ende-srekomandohet-per-pije","datePublished":"2026-01-27T16:45:56+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:35:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":307,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Uji nga liqeni i Badovcit vazhdon të mos rekomandohet për pije, si pasojë e turbullirave që janë shkaktuar nga reshjet e shiut. Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale ","url":"https://www.koha.net/arberi/uji-nga-badovci-ende-srekomandohet-per-pije","keywords":"uji i pijshem, kru prishtina, BADOVCI","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/January/19/Uji-kriza-ab15647288701674127454.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
