Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Protest in front of the Albanian Parliament becomes tense, several protesters arrested

Albania

Nisja e sesionit të ri parlamentar në Shqipëri këtë të martë është shoqëruar me protesta dhe tensione jashtë Kuvendit, ku situata ka eskaluar në përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Siç shkruajnë mediat në Shqipëri, protestuesit kanë bllokuar rrugët përreth Kuvendit, ndërsa Policia ka blinduar zonën dhe ka arrestuar personat që kanë kaluar perimetrin e sigurisë.

Gjatë protestës, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të policëve, çka ka sjellë përplasje të forta dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.

Ndërkohë, teksa po protestohej jashtë, edhe brenda Kuvendit pati debat. Veçanërisht mospajtime kishte lidhur me rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.