Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

"KlanKosova" team attacked in Ferizaj

KlanKosova

Një ekip prej katër personash i televizionit “KlanKosova” është sulmuar të mërkurën në Ferizaj. Si pasojë e sulmit fizik, lëndime kanë marrë të katërtit.

Ata janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa i dyshuari është paraqitur në stacion policor. Sipas njoftimit nga Policia, ai ka dorëzuar edhe një kamerë të dëmtuar që dyshohet se u përket operatorëve.

“Ju njoftojmë se sot, më 07.10. 2026, rreth orës 11:40, në rrugën  "Hamit Rexhepi" të Ferizajt, katër operatorë të një televizioni vendor dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një person. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa i dyshuari është paraqitur në stacionin policor Ferizaj, ku ka dorëzuar edhe një kamerë të dëmtuar, që dyshohet se u përket operatorëve. Për rastin janë njoftuar hetimet rajonale, të cilët në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin  veprimet e nevojshme hetimore policore”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Për rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve. Kjo organizatë ka dënuar sulmin fizik. Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur nga disa persona të paidentifikuar. Është thënë se tre persona kanë marrë lëndime serioze.

“AGK-ja e dënon në termat më të ashpër këtë sulm brutal fizik dhe kërkon nga Policia identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve. Sulme si këto shpërfaqin sërish ambientin e vështirë të të bërit gazetari në Kosovë. AGK-ja bën thirrje për hetime të shpejta e efikase dhe gjithashtu bën thirrje për respektimin e punës së rëndësishme të gazetarëve për informimin e opinionit publik”, thuhet në reagim.