---
description: Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka vendosur që afati për dorëzimin e njoftimeve për apel ndaj aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe
title: Specialja zgjat deri më 27 nëntor procesin e parë të apelit në rastin e 4-shes së UÇK-së
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/16/ea869f0b-c0d1-458e-b262-ecb96059296d.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Specialja zgjat deri më 27 nëntor procesin e parë të apelit në rastin e 4-shes së UÇK-së

![Thaci dhe të tjeret](https://resources.koha.net/images/2026/September/16/ea869f0b-c0d1-458e-b262-ecb96059296d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 30 shtator 2026 11:43
- Shpërndaje në:

- 30 shtator 2026 11:43
- Shpërndaje në:

Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka vendosur që afati për dorëzimin e njoftimeve për apel ndaj aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të jetë 27 nëntori 2026.

Vendimi u mor të martën pas kërkesës së Mbrojtjes për zgjatje më të madhe të afatit. 

Në këtë fazë, palët obligohen qeta njoftojnë trupin gjykues për pikat që duan t’i kundërshtojnë në aktgjykim. 

Pas kësaj faze rrjedh afati për të dorëzuar dosjen e apelimit. 

Mbrojtja ka kërkuar që afati për dorëzimin e njoftimit për apel të shtyhej deri më 15 dhjetor 2026.

[Edhe ![Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/16/f50b772b-fb6c-423d-8090-04da69ecadbe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 sht 2026 Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/procedurat-e-apelit-qe-duhen-ndjekur-mbrojtjet-e-ish-kreret-e-uck-se)

Në kërkesën e saj, mbrojtja argumentoi se gjatësia dhe kompleksiteti i aktgjykimit përbëjnë arsye për më shumë kohë në përgatitjen e apelimit. 

Si faktorë të tjerë u përmendën afatet e tjera procedurale që përkojnë me përgatitjen e apelit, mungesa e përkthimit të aktgjykimit në shqip dhe fakti se të akuzuarit nuk mund ta lexojnë aktgjykimin në gjuhën angleze.

Mbrojtja argumentoi gjithashtu se avokatët duhet të kenë kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar aktgjykimin, për të marrë udhëzimet e të akuzuarve dhe për të përcaktuar bazat e mundshme të apelit.  
Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e kundërshtoi në parim zgjatjen e afatit. ZPS-ja ka kërkuar që i njëjti afat të zbatohej edhe për çdo njoftim për apel që mund të dorëzohej nga Prokuroria.

Në vendimin e tij, Paneli i Apelit vlerësoi se gjatësia dhe kompleksiteti i aktgjykimit, së bashku me afatet e tjera që përkojnë me procesin e apelimit, përbëjnë arsye të mjaftueshme për zgjatjen e afatit.

Paneli theksoi se koha shtesë do t'u mundësonte palëve të përgatisnin parashtresa kuptimplota për apel dhe se një zgjatje e tillë nuk do të ndikonte në mënyrë të paarsyeshme në efikasitetin e procedurës.

Megjithatë, Paneli nuk e pranoi kërkesën për shtyrjen deri më 15 dhjetor.

Sipas vendimit, një afat deri më 15 dhjetor do ta trefishonte periudhën e parashikuar nga Rregullorja.

Paneli vlerësoi gjithashtu se fakti që në raste të tjera ndërkombëtare janë dhënë zgjatje të ngjashme nuk nënkupton automatikisht se e njëjta periudhë duhet të aplikohet edhe në këtë rast. Për këtë arsye, Paneli vendosi një zgjatje prej gjashtë javësh.

[Edhe ![Paralajmërohen protesta kundër Speciales](https://resources.koha.net/images/2026/March/30/ce91d8aa-7cf6-4a8c-9620-bac2d8472e8d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 kor 2026 Paralajmërohen protesta kundër Speciales](https://www.koha.net/arberi/paralajmerohen-protesta-kunder-speciales)

Vendimi i Panelit të Apelit është pjesë e fazës së re procedurale pas aktgjykimit në çështjen Thaçi dhe të tjerët, duke i hapur rrugë procesit të apelimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

[Njoftimi i Dhomave të Specializuara](https://resources.koha.net/wysying/2026/September/30/2673c834-05ad-44d5-ad0a-5a60f0882c5e.pdf)

[#Apeli](https://www.koha.net/tag/apeli) [#gjykata speciale ne hage](https://www.koha.net/tag/gjykata-speciale-ne-hage) [#Ish-krerët e UÇK-së](https://www.koha.net/tag/ish-kreret-e-uck-se)

Artikuj të ngjashëm

- [![Valë reagimesh kundër vendimit të Speciales për shtyrjen e aktgjykimit](https://resources.koha.net/images/2024/August/19/47fd18f2-da8a-4887-8c9a-271e1761aa0a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 maj 2026 Valë reagimesh kundër vendimit të Speciales për shtyrjen e aktgjykimit](https://www.koha.net/arberi/vale-reagimesh-kunder-vendimit-te-speciales-per-shtyrjen-e-aktgjykimit)
- [![Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2026/February/10/c6a69932-2774-4c58-b0f2-b734374bac59.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 maj 2026 Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/specialja-konfirmon-zgjatjen-e-afatit-per-shpalljen-e-vendimit-per-katershen-e-uck-se)
- [![Ende s’dihet data kur do të shpallet vendimi për Thaçin dhe të tjerët](https://resources.koha.net/images/2023/March/01/1X1_foto_ilustrim_hashim_thaci_kadri_veseli_rexhep_selimi_jakup_krasniqi1677666855.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 maj 2026 Ende s’dihet data kur do të shpallet vendimi për Thaçin dhe të tjerët](https://www.koha.net/arberi/ende-sdihet-data-kur-do-te-shpallet-vendimi-per-thacin-dhe-te-tjeret)

[Botë.]() [SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje për rivendosjen e bashkëpunimit ushtarak](https://www.koha.net/bote/shba-ja-dhe-venezuela-nenshkruajne-marreveshje-per-rivendosjen-e-bashkepunimit-ushtarak)

[Arbëri.]() [Hasani pasi Thaçit nuk iu unifikuan dënimet: Kjo ka ndodhur veç në kohën e Enver Hoxhës](https://www.koha.net/arberi/hasani-pasi-thacit-nuk-iu-unifikuan-denimet-kjo-ka-ndodhur-vec-ne-kohen-e-enver-hoxhes)

[Botë.]() [Bullgaria zbulon një operacion pesëvjeçar të spiunazhit kibernetik](https://www.koha.net/bote/bullgaria-zbulon-nje-operacion-pesevjecar-te-spiunazhit-kibernetik)

[Arbëri.]() [Paralajmërimi për erëra të forta, Inspektorati bën thirrje për kujdes të shtuar për sigurinë e punëtorëve](https://www.koha.net/arberi/paralajmerimi-per-erera-te-forta-inspektorati-ben-thirrje-per-kujdes-te-shtuar-per-sigurine-e-punetoreve)

[Botë.]() [Rusia po përgatiste sulm pranë kufirit polak, për ta fajësuar Ukrainën](https://www.koha.net/bote/rusia-po-pergatiste-sulm-prane-kufirit-polak-per-ta-fajesuar-ukrainen)

[Basketboll.]() [Bashkimi e humb ndeshjen e parë ndaj Manchesterit](https://www.koha.net/basketboll/bashkimi-e-humb-ndeshjen-e-pare-ndaj-manchesterit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Specialja zgjat deri më 27 nëntor procesin e parë të apelit në rastin e 4-shes së UÇK-së","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/specialja-zgjat-deri-me-27-nentor-procesin-e-pare-te-apelit-ne-rastin-e-4-shes-se-uck-se","datePublished":"2026-09-30T11:43:28+02:00","dateModified":"2026-09-30T11:57:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":464,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka vendosur që afati për dorëzimin e njoftimeve për apel ndaj aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe","url":"https://www.koha.net/arberi/specialja-zgjat-deri-me-27-nentor-procesin-e-pare-te-apelit-ne-rastin-e-4-shes-se-uck-se","keywords":"Apeli, gjykata speciale ne hage, Ish-krerët e UÇK-së","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/16/ea869f0b-c0d1-458e-b262-ecb96059296d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
