---
description: Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që
title: "Specialja: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit"
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/01/73fd1e39-cd21-41f4-97da-ad111181ed9d.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Specialja: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

![Specialja](https://resources.koha.net/images/2026/October/01/73fd1e39-cd21-41f4-97da-ad111181ed9d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 1 tetor 2026 10:52
- Shpërndaje në:

- 1 tetor 2026 10:52
- Shpërndaje në:

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që themeloi këtë institucion.

Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndryshe e njohur si Gjykata Speciale, është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo gjykatë e cila më 16 shtator dënoi katër ish-krerë të UÇK-së për krime lufte, mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Ky dënim shkaktoi kundërshtime politike dhe protesta qytetare në Kosovë.

Ndryshimi i ligjit është iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar.

Për të kaluar në Kuvend ajo duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.

[Edhe ![VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish](https://resources.koha.net/images/2026/October/29/8d1c7379-62b0-4fe5-aeda-edc865e89f4d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 nën 2026 VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish](https://www.koha.net/arberi/vv-ja-se-perkrah-nismen-e-pdk-se-qe-ligji-per-specialen-te-mbetet-ne-fuqi-mos-te-gabojme-perseri)

“Nuk jemi konsultuar”, u tha shkurt në një përgjigje të Gjykatës Speciale për REL-in, ku u shtua se ata “nuk komentojnë mbi iniciativat politike”.

Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale. /REL

[#Dhomat e Specializuara të Kosovës](https://www.koha.net/tag/dhomat-e-specializuara-te-kosoves) [#ligji per specialen](https://www.koha.net/tag/ligji-per-specialen) [#pdk](https://www.koha.net/tag/pdk) [#qeveria e kosoves](https://www.koha.net/tag/qeveria-e-kosoves)

Artikuj të ngjashëm

- [![PDK i kërkon presidentes ta rikthejë në Kuvend Ligjin për Speciale](https://resources.koha.net/images/2023/August/30/PDK1693405826.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 tet 2026 PDK i kërkon presidentes ta rikthejë në Kuvend Ligjin për Speciale](https://www.koha.net/arberi/pdk-i-kerkon-presidentes-ta-riktheje-ne-kuvend-ligjin-per-speciale)
- [![BE-ja kundërshton ndryshimet për Specialen, deputetët thonë se Ligji mund të zbatohet](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/da838e6b-62d7-4268-8083-1ced81148eb0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 tet 2026 BE-ja kundërshton ndryshimet për Specialen, deputetët thonë se Ligji mund të zbatohet](https://www.koha.net/arberi/be-ja-kundershton-ndryshimet-per-specialen-deputetet-thone-se-ligji-mund-te-zbatohet)
- [![Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/1e3e3d78-f5ea-4841-ad2b-5b0941ca5003.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale](https://www.koha.net/arberi/ambasada-gjermane-thellesisht-e-shqetesuar-pas-ndryshimeve-ne-ligjin-per-gjykaten-speciale)
- [![Gjykata Speciale për ndryshimet e Ligjit: S’jemi konsultuar, s’kemi koment](https://resources.koha.net/images/2025/May/04/b9844a36-cbfb-41af-871b-4c194910bb29.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Gjykata Speciale për ndryshimet e Ligjit: S’jemi konsultuar, s’kemi koment](https://www.koha.net/arberi/gjykata-speciale-per-ndryshimet-e-ligjit-sjemi-konsultuar-skemi-koment)

[Sporte të tjera.]() [Skitarja e Shqipërisë me sukses historik](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/skitarja-e-shqiperise-me-sukses-historik)

[Kronikë.]() [Prokuroria me detaje për aksionin ku u sekuestruan 15 kg narkotikë e u ndaluan 4 persona](https://www.koha.net/kronike/prokuroria-me-detaje-per-aksionin-ku-u-sekuestruan-15-kg-narkotike-e-u-ndaluan-4-persona)

[Botë.]() [Zelensky mbron sulmet ndaj Urës së Krimesë, i cilëson përgjigje të drejtë ndaj Rusisë](https://www.koha.net/bote/zelensky-mbron-sulmet-ndaj-ures-se-krimese-i-cileson-pergjigje-te-drejte-ndaj-rusise)

[Futboll.]() [Zyrtare, Nadal drejtor i ri te Real Madridi](https://www.koha.net/futboll/zyrtare-nadal-drejtor-i-ri-te-real-madridi)

[Botë.]() [Zjarr në termocentralin në Basra të Irakut, të paktën 4 të vdekur dhe 35 të lënduar](https://www.koha.net/bote/zjarr-ne-termocentralin-ne-basra-te-irakut-te-pakten-4-te-vdekur-dhe-35-te-lenduar)

[Basketboll.]() [Rekord i Hardenit, e kalon legjendën Bryant](https://www.koha.net/basketboll/rekord-i-hardenit-e-kalon-legjenden-bryant)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Specialja: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/specialja-nuk-jemi-konsultuar-per-nismen-e-ndryshimit-te-ligjit","datePublished":"2026-10-01T10:52:18+02:00","dateModified":"2026-10-01T10:57:46+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":209,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin që","url":"https://www.koha.net/arberi/specialja-nuk-jemi-konsultuar-per-nismen-e-ndryshimit-te-ligjit","keywords":"Dhomat e Specializuara të Kosovës, ligji per specialen, pdk, qeveria e kosoves","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/01/73fd1e39-cd21-41f4-97da-ad111181ed9d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
