---
description: Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë orëve të pasdites zonën e Priskës së Madhe fshati Daias në Tiranë.Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpej
title: Situatë apokaliptike në rrethinat e Tiranës, sipërfaqe të mëdha të përfshira nga zjarret
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/12/af2e4b26-797f-4f33-b9e9-e661129ff411.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Situatë apokaliptike në rrethinat e Tiranës, sipërfaqe të mëdha të përfshira nga zjarret

![tirane](https://resources.koha.net/images/2026/August/12/af2e4b26-797f-4f33-b9e9-e661129ff411.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 12 gusht 2026 19:40
- Shpërndaje në:

- 12 gusht 2026 19:40
- Shpërndaje në:

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë orëve të pasdites zonën e Priskës së Madhe fshati Daias në Tiranë.

Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën. Zjarrfikësit po vijojnë luftën me flaktët, të cilat janë të përmasave të mëdha.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë nën kontroll flakët, bashkë me një helikopter të Forcës Ajrore. Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.

Situata është përkeqësuar në orët e pasdites edhe në fshatin Abazë të Krujës, ku bashkia ka urdhëruar evakuimin e banorëve. Flakët po favorizohen nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat. Në vendngjarje po punojnë dhjetëra forca zjarrfikëse dhe helikopterët.

Zjarri vijon prej ditësh edhe në Lurë të Dibrës, duke djegur sipërfaqe të tëra. Mbi 20 forca të emergjencave dhe banorët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre te banesat. /TCH

[#TIRANE](https://www.koha.net/tag/tirane) [#zjarre](https://www.koha.net/tag/zjarre) [#zjarrfikes](https://www.koha.net/tag/zjarrfikes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Përfshihet nga flakët objekti i Gjykatës së Lartë në Tiranë](https://resources.koha.net/images/2026/October/17/7dc07775-3393-45d3-bbf8-02e8d44b9ac7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 tet 2026 Përfshihet nga flakët objekti i Gjykatës së Lartë në Tiranë](https://www.koha.net/arberi/perfshihet-nga-flaket-objekti-i-gjykates-se-larte-ne-tirane)
- [![Shqipëria në telashe me zjarret, 11 vatra aktive](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/0b34c7a9-a1b7-4c01-84ed-c0b1fa39b02e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 sht 2026 Shqipëria në telashe me zjarret, 11 vatra aktive](https://www.koha.net/arberi/shqiperia-ne-telashe-me-zjarret-11-vatra-aktive)
- [![Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/0b34c7a9-a1b7-4c01-84ed-c0b1fa39b02e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 sht 2026 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret](https://www.koha.net/arberi/situate-alarmante-ne-puke-mali-i-terbunit-perfshihet-nga-zjarret)
- [![Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona](https://resources.koha.net/images/2026/September/05/5d5b5a7a-4947-4168-bacb-5555a811dc6b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 sht 2026 Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona](https://www.koha.net/arberi/zjarret-ne-himare-gjashte-banesa-digjen-totalisht-banore-dhe-turiste-u-larguan-nga-zona)
- [![Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren](https://resources.koha.net/images/2026/August/14/ad49e91d-b44c-44b9-b4c8-ba4ce8c77a28.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 31 gus 2026 Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren](https://www.koha.net/kronike/zjarri-perfshin-rreth-10-hektare-me-pisha-ne-prizren)

[Botë.]() [G7-a dënon aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit: Kërcënojnë stabilitetin rajonal](https://www.koha.net/bote/g7-a-denon-aktivitetet-e-kines-prane-tajvanit-kercenojne-stabilitetin-rajonal)

[Arbëri.]() [VV-ja dhe PDK-ja ende në negociata si të procedojnë me Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/vv-ja-dhe-pdk-ja-ende-ne-negociata-si-te-procedojne-me-ligjin-per-specialen)

[Showbiz.]() [Meta mbyll llogarinë e Russell Brand në Instagram pas dënimit për përdhunim](https://www.koha.net/showbiz/meta-mbyll-llogarine-e-russell-brand-ne-instagram-pas-denimit-per-perdhunim)

[Botë.]() [Izraeli sulmon një spital në Gazë, të paktën gjashtë të vdekur](https://www.koha.net/bote/izraeli-sulmon-nje-spital-ne-gaze-te-pakten-gjashte-te-vdekur)

[Futboll.]() [Liga e Kombeve kthehet me top-ndeshje](https://www.koha.net/futboll/liga-e-kombeve-kthehet-me-top-ndeshje)

[Kronikë.]() [Arrestohet një i mitur në Kaçanik nën dyshimin se e dhunoi një të mitur](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-nje-i-mitur-ne-kacanik-nen-dyshimin-se-e-dhunoi-nje-te-mitur)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Situatë apokaliptike në rrethinat e Tiranës, sipërfaqe të mëdha të përfshira nga zjarret","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/situate-apokaliptike-ne-rrethinat-e-tiranes-siperfaqe-te-medha-te-perfshira-nga-zjarret","datePublished":"2026-08-12T19:40:30+02:00","dateModified":"2026-08-12T19:52:39+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":216,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë orëve të pasdites zonën e Priskës së Madhe fshati Daias në Tiranë.Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpej","url":"https://www.koha.net/arberi/situate-apokaliptike-ne-rrethinat-e-tiranes-siperfaqe-te-medha-te-perfshira-nga-zjarret","keywords":"TIRANE, zjarre, zjarrfikes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/12/af2e4b26-797f-4f33-b9e9-e661129ff411.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
