---
description: "Në objektin katër katësh në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut, ku ishin të vendosura: Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata"
title: Simbolet që u gjetën në objektet ku vepronin strukturat paralele serbe që u mbyllen dje
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/16/a1faffd3-9c3b-4f83-8c41-a26986205977.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Simbolet që u gjetën në objektet ku vepronin strukturat paralele serbe që u mbyllen dje

![Simbolet që u gjetën në objektet ku vepronin strukturat paralele serbe që u mbyllen dje](https://resources.koha.net/images/2025/May/16/a1faffd3-9c3b-4f83-8c41-a26986205977.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 16 maj 2025 15:50
- Shpërndaje në:

- 16 maj 2025 15:50
- Shpërndaje në:

Në objektin katër katësh në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut, ku ishin të vendosura: Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata Sportive dhe SHKA “Kosova Bozhur”, i cili është mbyllur të enjten nga Policia e Kosovës, janë gjetur simbole e mbishkrime nacionaliste serbe. 

Ndër to është edhe një flamur serb i paketuar të cilët i është ngjitur një mesazh ku bëhej thirrje për vendosje të tij në shtëpitë e qytetarëve.

“Në këtë çast i gjithë veriu i Kosovës duhet të stoliset me ‘bajrakun’ serb. Prandaj, në një vend të dukshëm në shtëpinë tuaj, vareni simbolin e shtetësisë sonë - flamurin tonë ashtu që të gjithë botës t’i tregojmë se në cilin shtet jetojmë, për çka po luftojmë dhe sa jemi”, thuhet në mbishkrim”, thuhej në këtë mesazh. 

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/May/16/18f012a4-726e-4fea-924e-528b738b7c55.webp?q=90&w=980)

  
Për mbyllje të Qendrës së Sporteve në Mitrovicë të Veriut, ka shkruar edhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, 

“Qendra e Sporteve në Mitrovicë të Veriut ju kthye institucioneve legale të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komunës së Mitrovicës së veriut. Nga kontrollet e bëra prej autoriteteve të sigurisë shihet qartazi që këto qendra përveç që më së paku kanë qenë sportive, kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe veçanërisht bizneset e kryekriminelit Milan Radojçiq. I njëjti jo vetëm që është në Listë të Zezë të Thesarit Amerikan, por është edhe autor i sulmit terrorist në Banjskë”, ka shkruar Krasniqi.

Të enjten kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal.

[Edhe ![Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën që përdorej nga strukturat paralele në veri](https://resources.koha.net/images/2025/May/16/2e121d4a-72f8-4ede-a02a-af5e3858c89e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 maj 2025 Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën që përdorej nga strukturat paralele në veri](https://www.koha.net/arberi/policia-e-kosoves-merr-nen-kontroll-ndertesen-qe-perdorej-nga-strukturat-paralele-ne-veri)

“Janë liruar dhe kthyer në administrimin e Komunës: objekti katërkatësh në rrugën Kollashini, ku ishin të vendosura: Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata Sportive dhe SHKA “Kosova Bozhur”; Muzeu i Qytetit në rrugën Lole Ribar; Qendra Sportive në rrugën Llola Ribar, afër ish-remontit”, ka shkruar Atiq.

Këto veprime sipas tij janë ndërmarrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, forcimit të institucioneve lokale, garantimit të një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë qytetarët, si dhe kthimit të hapësirave publike në shërbim të komunitetit.

[#strukturat parale](https://www.koha.net/tag/strukturat-parale) [#mbyllja](https://www.koha.net/tag/mbyllja) [#Simbolet nacionaliste](https://www.koha.net/tag/simbolet-nacionaliste)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mbyllen tri institucione serbe në Mitrovicë të Veriut](https://resources.koha.net/images/2024/September/05/a8ace35b-0687-4bf9-8aa2-aa3e2e9afd1b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 maj 2025 Mbyllen tri institucione serbe në Mitrovicë të Veriut](https://www.koha.net/arberi/mbyllen-tri-institucione-serbe-ne-mitrovice-te-veriut)
- [![Në veri mbyllet edhe një institucion ilegal serb](https://resources.koha.net/images/2024/December/26/5f069ec8-b01b-434d-9bc1-bf4e79875ce2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 26 dhj 2024 Në veri mbyllet edhe një institucion ilegal serb](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ne-veri-te-vendit-mbyllet-edhe-nje-institucion-ilegal-serb)
- [![Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën e Veriut](https://resources.koha.net/images/2024/December/26/79a3770b-7c73-48ca-8fd7-5797a444baf0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 dhj 2024 Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën e Veriut](https://www.koha.net/arberi/mbyllet-nje-institucion-paralel-i-serbise-ne-mitrovicen-e-veriut)
- [![Serbët protestojnë për të dytën ditë, paralajmërojnë bllokim të pikave kufitare Serbi-Kosovë](https://resources.koha.net/images/2024/September/03/6b60c133-d3b4-4bb1-89b9-6c48d3bcfbc5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 sht 2024 Serbët protestojnë për të dytën ditë, paralajmërojnë bllokim të pikave kufitare Serbi-Kosovë](https://www.koha.net/arberi/serbet-protestojne-per-te-dyten-dite-paralajmerojne-bllokim-te-pikave-kufitare-serbi-kosove)

[Futboll.]() [Dy golat e pjesës së parë ia sigurojnë fitoren Milanit](https://www.koha.net/futboll/dy-golat-e-pjeses-se-pare-ia-sigurojne-fitoren-milanit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjergj Fishta – personalitet i identitetit dhe i krenarisë kombëtare](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjergj-fishta-personalitet-i-identitetit-dhe-i-krenarise-kombetare)

[Futboll.]() [Liverpooli kthehet te fitorja, mposht Crystal Palacen](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-kthehet-te-fitorja-mposht-crystal-palacen)

[Kronikë.]() [Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-se-shkaktoi-aksident-dhe-iki-nga-vendi-i-ngjarjes-ndalohet-me-vone-e-i-gjendet-edhe-arme)

[Futboll.]() [Ajeti shënon gol në prag të grumbullimit me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/ajeti-shenon-gol-ne-prag-te-grumbullimit-me-shqiperine)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Simbolet që u gjetën në objektet ku vepronin strukturat paralele serbe që u mbyllen dje","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/simbolet-qe-u-gjeten-ne-objektet-ku-vepronin-strukturat-paralele-serbe-qe-u-mbyllen-dje","datePublished":"2025-05-16T15:50:01+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:45:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":417,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në objektin katër katësh në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut, ku ishin të vendosura: Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata","url":"https://www.koha.net/arberi/simbolet-qe-u-gjeten-ne-objektet-ku-vepronin-strukturat-paralele-serbe-qe-u-mbyllen-dje","keywords":"strukturat parale, mbyllja, Simbolet nacionaliste","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/16/a1faffd3-9c3b-4f83-8c41-a26986205977.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
