Surroi: Përshëndetje! Në “PIKË”, vazhdojmë bisedën historike të gati një shekulli me prof. dr. Ali Aliun, akademikun e nderuar.
Profesor, po e vazhdojmë në vitet '80. Dhe në vitet '80, nëse mund të kapet një moment, i cili shndërrohet në metaforë, është momenti kur kryetari i Partisë bëhet shefi i Policisë, ministri i brendshëm te ne, Rrahman Morina, dhe i njëjti Rrahman Morina në mbledhjen e KQ të Serbisë, pas presioneve të njëpasnjëshme dhe deklarimeve se në Kosovë nuk po luftohet nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar, deklaroi: “Sipas shifrave tona”, pra të Ministrisë së Brendshme, të Sekretariatit si quhej asokohe, nëse e mbaj mend fiks, “700 mijë njerëz kanë kaluar nëpër procedurë policore”. Pra, nga biseda informative deri te arrestimi.
Kjo i binte që nuk ishte qytetar, shqiptar, të Kosovës që nuk kishte kaluar, jo vetëm të moshës madhore, po edhe fëmijë, nëpër procedurë policore, ta quajmë ashtu.
Në atë moment fillon, po ashtu, diferencimi i madh ideopolitik, siç quhej, deklarohet universiteti si "çerdhja" e nacionalizmit dhe irredentizmit, "Rilindja", televizioni, fillon një sulm ndaj kulturës shqipe, dhe fillon edhe një heshtje intelektuale gati disavjeçare, e cila e mbërrin pikën e kthesës kur?
Ali: Po nga fundi i '80-e, mbas 1981-s në të vërtetë në Universitet, por edhe në institucionet e tjera, vazhdonte diferencimi. Bëheshin mbledhje...
also
Aliu recounts how he convinced Rugova to become the leader of the LDK: "Come on, we'll be together!"
Surroi: ...të organizatës së partisë...
Ali: ...të partisë edhe anëtarët e partisë përjashtoheshin ose merrnin ndonjë dënim, qortim, domethënë, vazhdonte një atmosfere e tillë.
Surroi: Dhe më të njohurit asokohe ishin Gazmend Zajmi, Fehmi Agani..., ka edhe të tjerë, të cilët u përjashtuan...
Ali: ...po edhe historiani jonë i madh, Ali Hadri, e kështu.
Dhe kaloi kjo atmosferë me dënime, me ndëshkime, me ato parulla që ndëshkoheshin, që ndiqeshin si me mikroskop "KR" - Kosova Republikë, dhe vazhdimisht krijoheshin tensione të brendshme, dhe nga gjysma e dytë e viteve '80, filluan të lëvizin disa detaje që e manifestonin rezistencën.
I tillë ishte edhe Apeli i 215 intelektualëve...
Surroi: ...i cili vjen në vitin 1989, apo jo?
Ali: 1988! Që e kanë nxitur në fillim, besoj unë, Gazmend Zajmi. Meqë ai si jurist i mirë, i shkëlqyer, do të thosha, i njohur në përmasa jugosllave, e dinte efektin e procedurave të tilla. Dhe ai do të shkonte me qindra deri mijëra nënshkrime, por ne shpejtonim asokohe, edhe brenda katër-pesë ditëve ajo letër qarkullonte nëpër institucione, në fakultete, në departamente fakultetesh të ndryshme, në tavolina edhe kush shkonte e nënshkruante ashtu,
Surroi: Edhe kush ishte më aktiv, për shembull, Bujar Bukoshi, mblodhi më shumë mjekë, sesa të tjerë që ishin aty.
Ali: Po ishin me atë shëtitte nganjëherë bashkë me të edhe i ndjeri historiani, Zekeria Cana...
...dhe kishte plot aktiviste të tillë...
Surroi: ...Zenun Çelaj ka qenë...
Ali: ...dhe u krye dhe pati efektin e vet, por unë dua ta përmend edhe një detaj që u zhvillua në ambientet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Shoqatën e kryesonte Ibrahim Rugova, asokohe ishte kryetar. Dhe me iniciativën e Shoqatës së shkrimtarëve të Serbisë u bë një marrëveshje që të kemi dy kontakte debative me ta: një në Beograd e një në Prishtinë.
Takimi i parë të jetë në Beograd, i dyti në Prishtinë.
Surroi: Që është shumë e rëndësi, po të ndërpres këtu, për shkak të shikuesve, sepse Shoqata e Shkrimtarëve e Serbisë ishte shndërruar në embrionin e mendimit politik të nacionalizmit serb, asokohe, në të dy drejtimet, nga njëra anë ishte si qendër e gjoja e antikomunizmit, angazhohej për një liberalizëm, por nga ana tjetër angazhohej për ringjalljen e ideologjisë serbomadhe dhe në atë kontekst mbërrin kjo iniciativë.
Ali: Po, Akademia sidomos.
Surroi: Akademia po, me Qosiqin.
Ali: Ka qenë Qosiqi i pranishëm në ato biseda, njësoj si me klerin, si me kishën...
Surroi: ...dhe me ushtrinë, në fund.
Ali: Dhe marrëveshja ishte kjo: që nga të dy palët të paraqiten gjashtë kumtesa; në takimin e parë, se gjithnjë këmbeheshim kështu, një i Kosovës, një i Serbisë. Tre nga Kosova, tre nga ata, gjashtë, të mbulohej një... dhe të gjitha shkrimet të botohen, në organin e tyre, që ishte "Knjizhevne novine"
Surroi: "Knjizhevna reç", apo jo?
Ali: "Knjizhevna reç", po.
Surroi: Që ishte shndërruar në platformë të nacionalizmit.
Ali: Po, edhe adresa e tyre "Francuska 7" ishte bërë një emblemë ndërkombëtare nacionaliste. Dhe u përgatitëm ne. Më duket zgjati disa ditë parapërgatitja që thamë të bëjmë njëherë nja 10-12 kumtesa... muarëm përsipër disa edhe u nisëm një ditë përpara..., na kishin vendosur në një hotel të madh buzë Danubit, atje tash asokohe...
Surroi: "Jugoslavija" ka qenë...
Ali: ...me duket. Dhe ne, e mbaj mend që mbas darkë në hotel u mblodhëm edhe e bëmë përzgjedhjen definitive që nga 10 a 12 kumtesa që ishin përkthyer në Serbisht, ndërkohë krejt përgatitjet ishin bërë, u zgjodhën disa që... gjashtë, se kishte shumë përsëritje, se secili ka punuar në mënyrë individuale në ato kumtesa, që të ketë sa më shumë informacione, të mos përsëriten dhe të nesërit ashtu filluam në lokalet e tyre. E mbaj mend që edhe pse shkuam ne një gjysmë përpara, aty mezi hymë shkallave, ty të kujtohet ai vend...
Surroi: ...se ishte paralajmëruar.
Ali: Po, ishte paralajmëruar edhe kishte atje dhe në korridor e do shkallë që ngjiteshin përpjetë, çdo hapësirë ishte e mbushur. Kur hymë në zyrën e tyre, në krye të tyre ishte Qosiqi. Dhe mbas dy-tri fjalëve normale, që kështu si udhëtuam e si njihemi... kurtuazie, filluan leximet.
Lexoi Rugova tekstin, si kryetar, të parin, Rexhep Qosja dhe Sabriu, edhe ata...
Surroi: Sabri Hamiti.
Ali: Sabri Hamiti, po. Menjëherë u krijua aty brenda një atmosfere e ftohtë. Interesant nga distanca, mandej shihej që kanë pasur edhe intelektualë të formatit të Qosiqit një iluzion që ne o do të shkojmë atje të rrëfehemi, o do të shkojmë të trembur. Ishte e çuditshme.
Surroi: Dhe ka ekzistuar paragjykimi i përhershëm i nivelit të ulët intelektual. Pra nuk kanë pritur që do të vijë dikush dhe do të elaborojë intelektualisht një qëndrim
Ali: Po intelektualisht, po edhe me guxim!
Surroi: Po pra!
Ali: Dhe kur e panë ata që një ngushtësi të tillë, një atmosferë të tillë pjesën tjetër e zhvendosën në Shtëpinë e rinisë, "25 Maji"
Surroi: Që ishte edhe më e madhe.
Ali: ...një sallë e madhe ashtu, gati pafund. Dhe atje u ndërruam, i mbania emrat e palës së tyre, të gjithë përmendsh, i kam të shënuara e i kam diku në ditar, po tani s'më kujtohen
Surroi: Po, e qartë.
Ali: Nga ana jonë ishte Besim Bokshi, Jusuf Buxhovi edhe unë. Domethënë, kishim zgjedhur kështu edhe një njeri..., se e sulmonin edhe gjuhën. Ata sulmonin teorinë dhe origjinën ilirishte... mandej çështje historike që e mori përsipër Buxhovi. E unë më shumë aktualitetin e ditës.
Edhe kaloi si kaloi ajo. Aty u acarua krejtësisht.
Surroi: E ke pasur një fjali aty, e cila i ka acaruar edhe më shumë.
Ali: Po unë përmenda rastin e atij serbit në një fshat të Gjilanit lidhur me atë shishen perverse të tij, Martinoviq.
Surroi: Gjorgje Martinoviq, ka qenë.
Ali: Që u bënë gjithë ato analiza mjekësore, duallën gjithë ato deklarata që është një sëmundje e një personi të sëmurë e krejt Beogradi u çmend pas tij. E bënë viktimën e parë, e bënë të shenjtë...
Surroi: Dhe akademiku Popoviq e bëri pikturën e cila është ende në Akademinë e Shkencave, ku Gjorgje Martinoviqi del si Jezu Krishti, e shqiptarët si djall, duke ia futur një shishe...
Ali: Edhe unë ndër tjera e thashë: "Ju edhe një të sëmurë, pervers seksual, e bëtë të shenjtë".
E shpërtheu salla! Shpërtheu nga klithmat. Aq sa ne kishim vështirësi të dalim, se ishte hyrja në anën tjetër, kurse tribina ishte këndej, në krye. Por aty mandej u shpall diskutimi. Dhe nga ana jonë edhe diskutimet ishin në këtë nivel, po edhe mbi këtij niveli. Ishin shumë të guximshme.
Hasan Mekuli i ndjerë, Azem Shkreli, edhe Agim Mala... domethënë të gjithë ata që merrnin pjesë dëshmonin të njëjtën gjë ç'po ndodh në Kosovë, që krejt janë mashtrime, krejt janë rrena krejt janë... ne nuk mund t'i besonim asaj që lexonim në shtypin e Beogradit.
Mbaj mend një detaj, tashti që më kujtohet.
Unë kam punuar një kohë, nja dy vite, në Shtëpinë botuese "Rilindja" ndër të tjerët, me Mehmet Gjevorin e edhe me Ali Rexhën... ka qenë oficer i Armatës jugosllave. Një njeri me besime që të gjithë jemi të barabartë. Gati me një iluzion të kësaj natyre edhe e di që ai shpesh reagonte dhe ia botonin reagimet në "Politikë". E njihnin si emër ndoshta edhe si person, tashti unë nuk kam biseduar gjatë për të.
Po e di për një detaj që e kishin shpifur në lagjen e tij, krejt të rremë që ka qenë krejt ndryshe, edhe ay reagoi. Ka reaguar me shkrim edhe çdo ditë e priste botimin. Edhe ka qenë një kioskë, aty ku ka qenë JAT-i...
Surroi: ...po ku është sot në qendër, në shesh.
Ali: Po në shesh, në skaj aty.
Surroi: Përballë "Zahirit".
Ali: Dhe unë vinja nga Dragodani, ai nga shtëpia e vet edhe mbasi kishte pritur 4-5 ditë, me tha, që s'ia botonin, e mbaj mend që e mori "Politikën" edhe e përplasi në tokë.
Më në fund edhe ai nuk besonte...
Surroi: Besimtari i fundit shkoi!
Ali: Domethënë, ishte diçka që ne s'e besonim. Po ishim të bllokuar krejt që të mos dalë e vërteta jonë përjashta.
Surroi: Po se atëherë filloi Kroacia, filloi Sllovenia, domethënë aty kishim një lloj depërtimi. Edhe këto tuajat u botuan atje.
Ali: Po, po, kjo ata mandej i tërhoqi, kur panë që në këtë takim të shkrimtarëve, unë nuk e di sa ishin, po e kam dëgjuar atje dhe e dinim që kishte plot gazetarë të huaj dhe që i dëgjonin të gjitha këto.
Edhe ata u tërhoqën krejt nga të gjitha marrëveshjet. Provuan të botojnë në "Knjizhevna reç"... botuan fragmente vetëm. Asnjë referat në tërësi nuk e botuan. E di që nga teksti im, unë i ruaj edhe... të gazetës së tyre diku, veç disa fragmente që të thuhet, “ja i plotësuam”, po hoqën dorë nga takimi në Prishtinë.
Domethënë, kjo ishte atmosfera e fundviteve '80-a kur u nis iniciativa për një parti alternative.
Surroi: Ndonëse fillimisht patëm izolimet, domethënë kemi pasur demonstrata, kemi pasur një ringjallje popullore, domethënë demonstratat e vitit 1988... 300 mijë njerëz kanë qenë nëpër rrugë, patën ardhur në këmbë prej Mitrovicës, marshi i minatorëve, marshi i punëtorëve nga Suhareka, nga Prizreni, nga Gjakova... u çua populli, u ngrit populli... e ishte domethënë një lloj sintonie e përgjithshme e shkrimtarëve, të mendimit që paraqisnit edhe të ndjenjës popullore asokohe.
Ali: Pikërisht, pikërisht... detaje e sende... Veton Surroi është shumë më i ri dhe i mban mend më mirë.
Surroi: Jo, jo, vetëm si kontinuitet, po e marr, se atëherë sulmi i pushtetit ishte izolimi. Dhe gjithmonë ka qenë ideja që të zihen intelektualët, qoftë të nivelit të Rexhep Ismailit.
Ali: Po intelektualët, nja 160 sa ishin...
Surroi: ...drejtorë e të tjerë, Kolë Berisha, nga Klina, domethënë plot njerëz...të cilët u morën gjatë natës dhe u zhdukën.
Ali: Ishte një shtetrrethim. Një orë policore ishte në Kosovë.
Surroi: Me të cilën u patëm mësuar deri në deri në shkallën ku mbërritëm në vitin 1988-1989. Atëherë ju filluat të mblidheni më shpesh në "Elidë", dhe mblidheshit edhe ashtu, por ky i qark njerëzish.
Si u bë Ibrahimi kryetar? Ibrahim Rugova, kryetar?
Unë e di pak rrëfimin, sepse Jusuf Buxhovi, të cilin e kisha kojshi vinte e konsultohej me mua rreth statutit e rreth programit, sepse disa javë më herët ishte themeluar "UJDI", dega e "UJDI"-t në Prishtinë. Dhe këto përgatitje i kishim bërë edhe ne, edhe të tjerët domethënë: Shkelzen Maliqi, Isuf Berisha, Muhamedin Kullashi. Pra si u bë që të zgjidhet dilema rreth kryetarit?
Ali: Unë e kam thënë edhe dikund tjetër, ka qenë kështu: Te “Elida” unë e pinja kafenë edhe para kësaj, se gjithnjë më kalonte rruga andej. Shtëpinë e kisha në Dragodan dhe zbrisnja nga ato shkallë aty ku ka qenë "Shota". Edhe para se të shkoj, po para se të shkoj në Fakultet, në ligjërata, unë e pinja një kafe aty, po zakonisht gjenja gjithnjë dikë të njohur, sidomos këta të " Rilindjes"...
Surroi: ...të kulturës, kati i katërt.
Ali: Po kati i katërt, ata... gjithnjë do të ishte dikush aty që...
Edhe një ditë i gjej unë... një mëngjes, domethënë e gjej Mehmet Krajën, të ndjerin Xhemajl Mustafën dhe atë të tretin...
Surroi: Ibrahim Berishën.
Ali: Po, Ibrahim Berishën. Të tre po pinin kafe.
Edhe në raste të tilla zakonisht ne bëheshim bashkë, kur s'kishte, unë gjithnjë i merrnja gazetat me vete duke pirë kafe, lexonja gazeta e shkoja në punë. U ula me ta, ata e kishin këtë bisedë.
Kish filluar themelimi i partive...
Surroi: ...në Jugosllavi.
Ali: Po, në qendrat tjera
Surroi: Kishte filluar Sllovenia e para, pastaj Kroacia...
Ali: Domethënë gjatë gjithë vitit 1989, ishin formuar plot parti demokratike, alternative. Edhe këta si njerëz të informuar, domethënë, ishin më të informuar ç'po bëhet në Jugosllavi nga të tjerët, dhe u dukej që veç ne po heshtim edhe e bisedonim këtë: ç'të bëjmë, hajt bëjmë diçka, të lidhim diçka...
Dhe unë u përfshiva në atë bisedë meqë me të gjithë ata, me vite bashkëpunonja, si të gjithë ne, vetëm "Rilindjen" e kishim. Mbaj mend që ata kishin filluar moti. Se më thanë që bile kishin shkuar deri në atë pikë “sa të mendojmë kë do ta bëjmë kryetar”, edhe thanin që ndër të tjera i kishin konsultuar edhe Rugovën. I kishin thënë, e ai kish thënë: “Më lini mua ku jam, në krye të shkrimtarëve”.
Surroi: Mos ta humbim këtë shtëpi.
Ali: Jo, se edhe kishte filluar t'i japë do deklarata se gazetarë të huaj kërkonin atë.
Surroi: Po, ka qenë për "Vidovdan" të vitit 1989, intervista e tij e famshme në “Der Spiegel”.
Ali: “Edhe më lini mua ku jam. Boll e kam atë funksion edhe mision”, dhe ua kishte prerë. Bile Kraja tha edhe vetë e kam takuar, edhe një herë, po dy herë... edhe vazhdoi kjo bisedë. Vazhdoi. Një mëngjes, në një takim, përsëri të tillë, çdo ditë u bë bisedë bosht kjo.
Hyri te "Elida", Buxhovi. Edhe më kujtohet kjo, ishim të katër ne këta nuk e ndërprenë... dhe ay ishte gazetar i atyre faqeve, nuk e ndërprenë bisedën dhe ai u përfshi për herë të parë. Dhe si më i shkathët, kjo që e tha ti përpara, ai mbas tri-katër ditëve erdhi komplet me dokumentacion. “I kam bërë gati unë, i kam bërë”, se atje duhej të regjistroheshim në Ministrinë e Drejtësisë federative, që ishte ky Vllado Kambovski, ministër. Mandej që duhet të jenë të paktën tridhjetë nënshkrime me të gjitha të dhënat, letërnjoftimi..., kushte të kësaj natyre që duheshin që t'i plotësonim
Surroi: ...statuti, programi...
Ali: Edhe një ditë thamë qe gati hajt do ta bëjmë, por kryetar, të zgjedhim kryetar...
Surroi: Ishte zhvilluar atëherë me Gazmend Zajmin dhe me Rexhep Qosjen apo jo?
Ali: Pa Gazmendin.
Surroi: Ende.
Ali: Jo, as me njërin, domethënë disa ditë përpara nuk e di kush, cili nga ne e përmendi meqë Rugova dy herë ka e refuzuar, e përmendi Qosjen.
Edhe më kujtohet që Sabriu tha: “dakord e marr unë përsipër këtë punë, e marr unë përsipër”. Edhe ne e caktuam datën edhe i bëmë thirrjet. Një pjesë të madhe e thirrjeve e bëmë përmes miqsh, me telefon e kështu, por i bëmë më duket thirrjet nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe në atë seli e bëmë takimin. Bëmë mbi njëqind thirrje, shumica që i kanë marrë ato thirrje s'e dinin pse i kemi ftuar.
Edhe ditën që e themeluam, që do ta themelonim në orën 11:00, si zakonisht zbrita unë nga ora 10:00-10:30, mora gazeta te "Elida" edhe i pashë pak më sipër, ishin ulur të katër. Edhe thashë ka erdhur tash edhe Buxhovi me deklaratën, me pajtimin ndoshta të Qosjes.
Edhe unë u ula... "Eliden" e ke parasysh, ka katër vende, dy këndej dy andej, e mos i ngushtoj, po edhe gazetën që kisha marrë ta shfletoj, u ula në një qosh në fund atje. U përshëndeta me dorë kështu, edhe gjysmë ore përpara, në 10:30, u ngritën ata katër. Po e tregoj dhe besoj që detajet me këtë rast i mbaj mend mirë.
Mbeti Kraja t'i paguajë kafet. Edhe mbërriva unë u bëmë bashkë. Të tre këta ishin para nesh, korridorit, nja 10-15 hapa korridorit edhe në ndërkohë më informoi Kraja tha: “Kishte refuzuar edhe Qosja”. Thashë unë: "Ç'do të bëjmë?"
Unë kam një kërkesë. Unë e di që ti me Ibrahimin, Rugovën, je më i afërt nga që jam unë”. Për arsye se kish doktoruar. Problemet me Qosjen në Institut...
Surroi: ...Ishin të hershme...
Ali: Yes.
Surroi: Dhe i kishte mbetur hatri një herë me pati treguar rreth udhëtimeve jashtë...
Ali: Domethënë, kishin një animozitet edhe e murëm Rugovën në seksionin tonë. Doktoroi aty. E bëmë një këshill në krye me Idriz Ajetin edhe Mensur Raifin, mentor, dhe unë anëtar.
E mbrojti doktoratën aty. Edhe kishim vajtje-ardhje familjare. Tha: “Ty, besoj, do të të dëgjoje. Të provojmë edhe një herë, t'i vardisemi Ibrahimit, nëse nuk pranon, unë nuk do të hyj në kryesi”.
U pajtova edhe unë me këtë. Edhe ndodhi kështu. Ne gjatë gjithë kohës Ibra ngrihej: "Limni mua rehat kështu"... me të drejtë!
“O Ibro, bashkë do jemi!”. Edhe më në fund e pranoi. Kjo ka qenë.
Surroi: Domethënë pesë minuta në njëmbëdhjetë.
Ali: Kështu u bë. Pse nuk u pranoi Qosja...
also
Tonight PIKË with Veton Surro, guest Ali Aliu (III)
Surroi: Po edhe Gazmendi...
Ali: Për Gazmendin unë s'kam dëgjuar asnjëherë, jo, në këtë katërshe, jo.
Surroi: Mirë, domethënë tjetër kush iu paska qasur...
Ali: Unë e di këtë që Qosja në fillim nuk ishte kundër LDK-së, po nuk donte vetëm. Pse nuk donte, nuk donte të përzihej apo dhe ndonjë lloj droje, ne asnjëherë nuk ishim të sigurt... Kraja e thotë në atë librin e vet, "Vitet e humbura", që “asnjëri nga ne”...jo, është më korrekt në librin e tij, thotë: “Përveç meje, anëtarët e tjerë të kryesisë nuk kanë qenë të sigurt që pas themelimit të LDK-së nuk do të na ndalojë policia duke dalë”. Thotë, “Përpos meje, ia përmenda emrin përpara, që diskutoj mirë...
Surroi: Agim Mala...
Ali: ...kanë qenë shokë të ngushtë, më tha që ka një qëndrim në Komitet, që dakord le ta themelojnë edhe këta edhe nuk do të merren masa...
“Përveç meje, asnjë nuk ka qenë i sigurt”... që tashti te Qosja, a ka qenë kjo, po e mbaj mend, që po në atë vit kemi qenë në një... i bënim shpesh ato takime, o Beograd, o Zagreb..., në Sarajevë ka qenë një takim i tillë dhe najtëm nja dy-tri ditë atje, me Qosjen, fjetëm në një dhomë dhe di që ai tha: “mirë keni bërë” edhe, edhe bile unë i thashë, meqë nuk ka qenë punë që nuk bëhej ajo, thashë “po jemi të hapur aty, a po vjen në kryesi burrë të të marrim”. Tha: “Ende jo. Po ti rri dhe vazhdonje aty, mirë është”. Domethënë, nuk ishte s'kishte gjë kundër
Surroi: Jo, edhe Qosja nuk ka qenë profili i njeriut i cili do të bashkëpunonte në një ambient, ishte shumë më individualist në qasje, kështu që ishte krejtësisht e natyrshme ajo.
Themelimi i LDK-së, se unë kam qenë aty në atë ditë, por ato ditë më pastajme na zënë..., është një është një garë, e përshkruaj edhe në librin tim, është gara e anëtarësimit, përnjëherë gufon LDK-ja shndërrohet në partinë më të madhe në ish-Jugosllavi.
Ali: 700 mijë!
Surroi: 700 mijë, prej një popullate dymilionëshe, as dymilionëshe s'ishte, 1.9 milionë.
Dhe, nga ana tjetër, janë lëvizjet të cilat janë dramatike në vitin 1990, duke filluar nga demonstratat ku LDK-ja zihet e papërgatitur, domethënë ta merr situatën në dorë. Ka një anëtarësi të madhe, por ka, është edhe një lëvizje paralele e dhunës, lëvizje paralele e përgatitjes së Serbisë definitivisht për ta aneksuar Kosovën. Janë ngjarje të cilat na zënë çdoherë një hap më mbrapa.
Ali: Çdo ditë ka patur diçka të të re në këtë, ashtu, një ngjarje harrohej nga ajo që pasonte. Kështu ka qenë.
Surroi: Pra, kishim një mekanizëm shtetëror, në Serbi, që funksiononte dhe këtu ishte një grup i inspiruar njerëzish të kulturës, të artit, të cilët nuk e kishin këtë kulturë të administrimit, të situatës dhe kjo garë shkoi, ka pasur zhvillime shumë të mëdha në rezistencën tonë paqësore asokohe, por momenti i cili e shndërron kthesën në gjeopolitikë është momenti kur ftohet Alternativa, si quhej atëherë, në Washington, me ftesën e lobit shqiptaro-amerikan dhe aty del Rugova edhe si partneri kryesor ndërkombëtar.
Ali: Rugova një ka luajtur një rol të veçantë, them unë, me natyrën e tij të qetë dhe me një rrezatim që i bënte njerëzit për vete.
Ai arriu të bëjë miq personalitetesh me peshë në vendimmarrjen ndërkombëtare. Rugova e ndjeu që në fillim, që fatkeqësia e popullatës shqiptare në Kosovë ka qenë që çdo dhunë e ushtruar aty, deri në përmasa gjenocidi ka mbetur brenda për brenda, nuk ka shpërthyer asgjë përjashta dhe ai një vizion të tillë, që për momentin, të paktën edhe nga kjo distancë, mua më dukej që ishte një hap përpara, kishte një iluminim të brendshëm.
Në presionin që u bë ndaj tij dhe ndaj LDK-së në takimin e gjithë partive shqiptare në Jugosllavi...
Surroi: ...në Stubiçke Toplice
Ali: Stubiçke Toplice në afërsi Zagrebit.
Surroi: Që i bie në vitin 1991.
Ali: Ai kishte një vështrim që ishte vetëm vizioni i tij edhe që ndoshta ndikoi që të mos kishin përgjigje edhe ata që erdhën me bindje që duhet t'i japim krahë edhe kushtrimit të frontit në jug.
Ai tha: “S'ka një vit që kemi hapur atë zyrë atje të LDK-së. Një shekull Serbia na ka dëbuar nga vendet tona, me qindra mijë përmes elaborateve të njohur që janë herë mbas here, para lufte, mbas lufte, asnjëri nuk e ka thënë gjysmë fjalën ndërkombëtarisht që të merakoset për këtë. Sa kanë filluar të vijnë do gazetarë, të informohen; sa kanë filluar të vijnë do të OJQ-ve për mbrojtjen e këtyre... ju doni të hapni luftën”.
Domethënë kishte një vizion ai që ecte përpara
Surroi: E paske mbajt mend gati fjalë për fjalë! Po. Edhe unë e mbaj mend.
Ali: Po! Bile kam një foto, nuk e di kush ma ka dërguar, shpesh tashi i gjej do foto, që ku kam qenë edhe unë dhe njerëzit që më njohin m'i dërgojnë një foto që kemi në përmbyllje të seancës në Stubiçke Toplice, ka qenë Tomë Berisha, i zoti i shtëpisë, se ai e thirri atë takim, në krah të tij Rugova, në krah të Rugovës ke qenë ti. I ri edhe me një mjekër që të shkonte shumë mirë, bukur. Unë kam qenë këndej.
Domethënë, Rugova nxori një argument aty që ishte shumë i rëndësishëm dhe ajo e kishte këtë vizion që me njerëzit, mandej më kujtohet një detaj, Blairit i ka thënë kështu, mbasi ish kryer krejt ajo pjesa protokollare jep dorën dhe i thotë: "Shpëtoje atë popull antik se duan ta zhbëjnë!" Kështu bisedonte dhe kjo u bënte efekt, niste kjo.
Me Clintonët mandej, me atë zonjën, me...
Surroi: Madeleine Albright...
Ali: Me Clarkun, me të gjithë
Surroi: Por para se do të mbërrijmë te kjo, se është e vërtetë është edhe bindje, është edhe pragmatizëm te Rugova, janë të dyja.
Ali: Po, i merrte ato kristalet, gurët...
Surroi: Ne kemi biseduar herët në vitin 1990, pse duhet të jetë rezistenca jonë paqësore dhe imazhi i Rugovës ishte krejtësisht i tillë, dhe përderisa paragjykimet rreth shqiptarëve janë gjithmonë ka një kryengritje, e kapi një pushkë pra i jepet, legjitimohet e drejta e ushtrimit të dhunës kundër tyre, ja ku është një lider i shqiptarëve, i cili thotë: “Unë nuk do ta përdori pushkën kundër jush.
E kam argumentin. Unë jam kritik letrar. Historia më ka vu në këtë pozitë...”
Ali: Edhe refuzimin e bëj estetik.
Surroi: Edhe refuzimin e bëj estetik, sepse kam doktoruar në atë punë. Dhe ky ishte një argument fizik e i një lëvizjeje.
Ali: Se i përmenda kristalet, pragmatizëm, dakord, po një ndriçim kështu i brendshëm ka qenë.
Surroi: S'do mend.
Ali: Dhe bile disa filluan edhe ta bëjnë qesharake këtë, që nxirrte nga xhepi atë edhe...
Surroi: S'mërzitej për atë punë...
Ali: ...po m’i kujtojnë deklaratat tash të këtyre emrave të larta, që njëherë i ka thënë, "E mbajnë atë tryezën e punës, e mbajnë atë kristal".
Surroi: Madeleine Albright.
Ali: Domethënë, nuk ka qenë ajo ashtu kot për t'u...
Surroi: Jo, atë çfarë duhet, edhe se duhet të kthehem te kjo periudha e vitit 1990 është se përderisa e kemi Rugovën si të këtillë, ai nuk është administrator në kuptimin e një kryetari të partisë politike apo të lëvizjes politike dhe gjendemi në një situatë, ku duhej marrë vendime, ato vendime nuk merreshin, ose merreshin nga tjetërkush.
Për shembull Deklarata Kushtetuese nuk është produkt i Rugovës, është produkti i Gazmend Zajmit.
Ali: Po, natyrisht.
Surroi: Edhe i delegatëve që e kishin aty një iniciativë politike, e cila për fat të mirë u zhvillua dhe për fat të mirë të gjithë e përkrahëm në atë moment.
Prej atij momenti e tutje ne hymë në një lloj autopiloti, në të cilin e kemi shpallur, është jemi aneksuar me dhunë, domethënë është një okupim paraushtarak i Serbisë në Kosovë dhe tash gjendemi përballë përgjigjeve që duhet dhënë.
Se ky është konteksti i Stubiçke Toplice se, domethënë, ne kemi mbajtur takime të Këshillit koordinues të partive politike të Kosovës fillimisht, dhe të shqiptarëve pastaj. Disa prej tyre je mbajtur në shtëpinë e Fehmi Aganit e disa në shtëpinë tënde në Dragodan, disa në shtëpi të tjera, nuk e mbaj mend saktësisht.
Por në njërin prej këtyre takimeve është biseduar... jo në njërin, po në të gjitha takimet është biseduar se kemi hyrë në një fazë ku lufta do të na trokasë pa e dashur ne, siç ka ndodhur edhe okupimi, nuk e kemi ftuar okupimin, dhe çfarë do të jetë përgjigja jonë dhe ky është më duket konteksti i Stubiçke Toplice.
Problemi të cilit unë e kam pas asokohe është se edhe mbrojtja, si edhe çdo gjë tjetër, kërkon organizim dhe nuk kërkon improvizim, posaçërisht jo mbrojtja. Dhe nëse nuk e merr përsipër këtë çështje, nuk e marrin partitë politike, gjegjësisht lidershipi, gjegjësisht Rugova, atëherë do ta marrë tjetërkush, dhe do të krijohet një lloj konkurrence.
Më duket që kjo ka qenë iniciativa pse shkuam në Stubiçke Toplice, pos faktit që kishte një ftesë nga Tugjmani që ta çelim ne frontin jugor.
Ali: Po, një ftesën po. Këtë ta them: këtë që e the tani, ka qenë në frymën e atij teksti që ti e përpilove në fund.
Surroi: Në Stubiçke Toplice.
Ali: Në Stubiçke Toplice, po. Po na erdhi e një ftesë gjithnjë e nxitur nga rezultati i atij takimi në Zagreb...
Surroi: ...po flas për Tugjmanin...
Ali: Tugjmani ka pritur rezultate tjera atje dhe tash e vazhdon presionin, edhe ai bën...
Surroi: Ti nuk ke qenë në takimin e parë?
Ali: Jo, jo, kam qenë në takimin e parë. Edhe merr ftesën direkt nga Toma. Ke ftesën, filan dite, në Zagreb te Tugjmani.
Surroi: Ta shpjegojmë pak për njerëzit. Tomë Berisha ka qenë ish-ushtarak, ka qenë kolonel nëse s'gaboj.
Ali: Gjeneral.
Surroi: Njëri prej ushtarakëve më të spikatur në atë kohë ka qenë edhe një tjetër...
Ali: Dy kanë qenë...
Surroi: Ramiz Abdyli ka qenë...
Ali: Yes, yes.
Surroi: ...i cili ka qenë po ashtu profesor, me sa mbaj mend i raketave, i Akademisë, në degën e raketave. Dhe Toma ka qenë atëherë kryetar edhe i LDK-së, edhe i bashkësisë shqiptare, më duket në Kroaci apo jo?
Ali: Jo, ka qenë në mesin e tyre. Nuk kanë patur ndonjë organizim para kësaj, tjetër. Dhe iniciativa që ne me Fehmiun (Agani, v.r.) kemi qenë, që të jetë Toma, ka qenë e Fehmiut se e njihte si ushtarak dhe jo i mjedisit shqiptar në Zagreb.
Edhe në fillim ai bile edhe përtonte ta marrë këtë detyrë dhe tashti situata vinte dhe e acarohej në përmasa jugosllave tash, në prag të luftës që ishte aty pranë ndjehej ajo dhe ai ishte nën ndikimin e plotë, për bindjet e mia, te Tugjmanit. Edhe u nisëm për Zagreb. Ibrahimi më mori mua.
Fjetëm shkuam një natë përpara, na vendosën në një hotel të njohur të tyre, emrat më harrohen, më i miri që kishin. E mbaj mend një detaj që s'e pritnim ne aty. Kur dolla në korridor më shpejt, u çova para se të çohet Ibrahimi në dhomën e vet, pashë që kishte roje dhe kishin ruajtur gjithë natën aty përpara.
Dhe erdhën na muarën ata: Toma, Muharrem Nexhipi nënkryetar, një stomatolog i Maqedonisë, i Manastirit dhe shkuam ne. Hymë në një ambient krejt si luftarako-ushtarak.
Surroi: Po, se kishte filluar lufta në Kroaci, ishin bërë ato bllokadat, ishin deklaruar këto autonomitë serbe...
Ali: Ndihej nëpër njerëz. Kishin uniforma kështu të mobilizuara me ato përshëndetjet, “bok-bok”, edhe derisa mbërrijmë në zyrën e Tugjmanit ne kaluam në disa sallone, krejt me ushtarë, me uniformën të gardës, kështu.
Ne të tre: Toma, Rugova dhe unë. Ishin edhe ata tre: Tugjmani, Shpegeli, ministri i mbrojtjes, ishte një njeri i shkurtër edhe i policisë, ia harrova emrin... edhe, bisedat e para: “Mirë se ardhshi, e mirë e kështu ju Kosova, mirë mobilizimi i atë, këtë, Tugjmani...”, dhe më në fund e solli kështu, ta shkurtoj, solli që “ne do t'ju ndihmojmë, po e shohim çfarë bën atje policia e Beogradit; e keni përkrahjen tonë aq sa mundemi e sende, dhe kini ndihmën tonë edhe është mirë që të mendoni për një rezistencë, i keni kushtet, neve do t'u furnizojmë me ndihmë, me armë, me...”
Ibrahimi me natyrën e vet edhe kur e refuzonte, duhej refuzimin ta kapnje me delikatesë. Ashtu e bënte.
Surroi: Estetik!
Ali: Po estetik.
Edhe ajo mbërriu deri një herë në fund se ky tha: “Ja, edhe ne po bëjmë përgatitje për ju. Ata kishin filluar t'i mobilizojnë ushtarë shqiptarë që dezertonin nga armata jugosllave dhe i stërvitnin diku”. Ne i kishim ato të dhëna dhe Ibra tha: “Po na bëni dëm me këtë, nuk po na bëni mirë”.
E Shpegeli me një moment, tha: “Po, po pse ju kosovarët keni një fobi nga, nga tanksi!”
Nuk e di që u tek, kush i ka thënë?
Tha është gjëja më e lehtë ta neutralizosh: “Një tegëll me benzinë ia lëshon poshtë edhe aq e ka”.
Edhe unë ndjeva nevojë të them: “Më fal por ne do të hapim front lufte në Kosovë kur ta shohim ne të arsyeshëm, kur të përgatitemi ne. Nuk shkon kjo”.
Kështu domethënë u ndamë, por Ibrahimi duke e ditur që pret në takim me Tugjmanin, nga Prishtina, la takim, përmes Zllobecit, Ciril Zllobecit, një nga poetët më të shquar të kohës, më me ndikim sllovenë, por edhe në përmasa jugosllovene.
Surroi: Ai kryetari i Kuvendit ka qenë?
Ali: Jo, i Lidhjes Socialiste.
Dhe me lutje që të na takojë me Kuçanin (Millan, v.r.). Dhe ne sa përfunduam këtë, edhe pa drekë, me një shofer të degës tonë, u nisëm drejt Lubjanës. Takimi e kishim lënë në orën gjashtë në selinë e Lidhjes Socialiste, në krye të cilës ishte Zllobec Ne e kishim bërë gati gjysëm shqiptar familjen e Zllobecit, i biri i tij, Jasha Zllobeci. gati në çdo numër në “Mladina” kishte një reagim në favor të Kosovës.
Kishte qenë në takimet e Deçanit tonë, vinte. E donte Ali Podrimjen e kishin muhabet. Ai mbrapa u bë ambasador në, o në Danimarkë, o në Holandë, aty dikund. Domethënë, ne e kishim miqësinë e tyre, kurse Zllobecit ia kishim botuar një vëllim me poezi në “Rilindje”, edhe e kishim derën e hapur me të.
E donin Rugovën. Ata i besonin Rugovës. Dhe ne mbërrimë para kohe, në një shtëpi modeste dykatëshe, mbaj mend. Ishte një zonjë atje që ishte i informuar. Na priti, na shërbeu me kafe dhe kështu në pesë minuta para orës gjashtë, me një veturë modeste, e mbaj mend nga dritarja aty se ishim poshtë në përdhese, kafet që i pinim, me një shofer, një veturë të bardhë fare modeste, zbritën nga ajo të dy, me Zllobecin e Kuçanin edhe hynë brenda, pa ato salltanetet e Tugjmanit, atje unë them, një botë tjetër këndej.
Biseda të kësaj natyre për Kosovë. Unë do ta them këtë. Kuçani tha: “Po nisët luftë ju atje, Kosova do të jetë tokë e djegur. Krejt helmin, vrerin që e ka Serbia, që do ta nisë”, ai tha, “me ne, ne na kanë përkëmbur bile donë që të mos jemi ne fare si Slloveni. Edhe këtu s'do të ketë shumë probleme. Shumë-shumë, do t'i mbledhë armët prej këtu edhe do t'i çojë. Ka filluar t'i mbledhë armët nga kazermat, i ka patur të vetat edhe i çon në Kroaci dhe në Bosnjë”.
Na i tregoj krejt, si do të shpërthejë këtu pa probleme të mëdha... “Ne na i ka hapur dyert Austria, Grazi”... e kishin si qytetin e vet, të inkuadruar brenda. E mbaj mend që me hollësi na e tregoi krejt këtë dhe përfundoi kështu: “Krejt helmin që e ka, që s'e bëri dot Jugosllavinë Serbi, tek ju do ta derdhë”.
Surroi: Po kjo ishte e kuptueshme edhe për neve. Ne këtë e parandienim pse atëherë në Stubiçke Toplice, një pjesë e madhe nesh, ishte për luftë?
Ali: Unë e mbaj mend këtë që kishim nga Prishtina, përkrahje LDK-së, përkrahje të Hivzës (Hivzi Islami, v.r.) me partinë e vet, përkrahjen tënde me lëvizjen, me aktivitetin dhe s'kish..., po më të zëshëm ishin të Malit të Zi, të Maqedonisë, po jo aq të Preshevës. Mua aty më befasuan të Maqedonisë. Ishin të përgatitur që andej...
Surroi: Ishte e habitshme. Ishte e habitshme!
Ali: Kishte e funksionuar kjo e Tugjmanit, kanaleve të ndryshme që andej, “që niseni luftën”.
Unë nuk e di që për mua e mbaj mend, s'dua të përmend emra, i dëgjonja aty dhe thosha “s’janë ata”. I njihnja njerëzit të kryesisë. Ne ua kishim themeluar... Fehmiu ua themeloi degën atyre te “Elida”, programet, të gjitha Fehmiu ua bëri, Prosperitetit (Partia e Prosperitetit Demokratik në Maqedoni, v.r.).
Ishte një... ka mbetur fenomen, nuk e di as unë si ndodhi.
Surroi: Ishte një moment kur Lazër Krasniqi e pati një fjalë të cilën ende e mbaj mend, kur ishte Lulgjuraj nga Mali i Zi që thoshte “filloni, filloni”.
Ai thoshte: “O, ti Lulgjuraj! Unë kam më shumë anëtarë, sesa që ka shqiptarë e pula bashkë në Mal të Zi. Po filloni ju, madje e shohim ne!”
Ali: Demokristianët,
Surroi: Po, Lazri ishte.
Ali: Po, po qe të kujtohen detaje se tashti vjen faza kur neve hyjmë në të ’90-at...
Surroi: Po, po ky është ky është moment me rëndësi, sepse njëri prej përfundimeve të asaj konference, e cila do të ketë edhe implikime drejtpërdrejta për ty, ishte që ne duhet të zhvillojmë një kontakt shumë më të afërt me Shqipërinë; të çelim një kanal shumë më serioz të komunikimit me Shqipërinë dhe kjo pastaj do të ketë ndikim drejtpërdrejt, sepse ti do të jesh njeriu i Kosovës në Tiranë, po për këtë po i lëmë për episodin e ardhshëm, nëse pajtohesh.
Ali: Po, dakord. Po para se të shkoj unë atje ne kishim dy oferta. Të parën nga Ramiz Alia që kërkonte një takim drejtpërdrejt me Rugovën, me një vërejtje që unë e mbaj mend nga ay që na i përcolli, kish thënë që “Rugova po komunikon me liderë dhe me takime nëpër krejt botën e Amerikën, e me shtetin shqiptar nuk po komunikon”.
Mbas kësaj mandej Rugova e lejoi këtë, po jo takim dy liderët por dy delegacione të tyre, dhe e treta ishte kjo, mandej që e përmende ti.
Surroi: Jo, ishte edhe një tjetër, ishte takimi i Rugovës me Gramoz Pashkon në Budapest...
Ali: Jo, jo! Me Gramoz Pashkon takimi i ibrahim Rugovës dhe i Ali Aliut, takimi i parë me Gramoz Pashkon në Paris, në një takim që e thirri Kadareja... një si promovim të qëndrimit, të azilimit të tij, bëri një takim me miq në shtëpinë ku ishte, ku e kishin vendosur pas kërkimit të azilit të tij.
Kemi shkuar bashkë dhe aty për herë të parë pamë një anëtar të kryesisë, që nuk ishte kryesi e zgjedhur, por kryesi e emëruar.
Surroi: Nismëtare.
Ali: Eh, ashtu. Gramozin, për herë të parë e kemi parë në Paris
Surroi: Këtë e kemi hyrje tash për episodin e ardhshëm. Faleminderit!
also
How did Kosovo become the second Albania for the Albanians of Yugoslavia?
Ali: Thank you!
Surroi: Javën e ardhshme vazhdojmë me rrëfimin për Shqipëri.