Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kosovo citizen pleads guilty to running a cybercrime market

Department

Një shtetas 28-vjeçar i Kosovës është deklaruar fajtor për akuzat që lidhen me krijimin dhe drejtimin e faqes Rydox, një faqe interneti dhe treg i paligjshëm për kriminelët kibernetikë. Në atë faqe ata blinin, shisnin dhe shkëmbenin të dhëna personale të vjedhura, si siguronin qasje në pajisje dhe mjete të tjera për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve, transmeton United States Department of Justice. 

“Pranimi i fajësisë nga Ardit Kutleshi për drejtimin e tregut Rydox nxjerr në pah një skemë të sofistikuar për përfitimin nga identitetet e vjedhura dhe mjetet e krimit kibernetik”, tha ndihmësprokurori i përgjithshëm i Divizionit Penal të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, A. Tysen Duva. “Ky pranim fajësie u dërgon një mesazh të fortë të gjithë kriminelëve kibernetikë se Departamenti i Drejtësisë do t’i identifikojë, arrestojë dhe ndjekë penalisht kriminelët kibernetikë, pavarësisht se ku ndodhen në botë, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ekspertizës teknike dhe teknologjive të avancuara të zbatimit të ligjit.”

Ardit Kutleshi dhe vëllai i tij Jetmir në prill të vitit të kaluar u ekstraduan në SHBA nga Kosova. 

“Kriminelët kibernetikë Ardit Kutleshi dhe vëllai i tij Jetmir – i cili u deklarua fajtor dhe u dënua në dhjetor të vitit 2025, përpara deportimit të tij në Kosovë – e drejtuan tregun Rydox për përfitimin e tyre, duke fituar qindra mijëra dollarë nga ky treg, ku kriminelët kibernetikë mund të blinin informacione dhe mjete për të kryer dhe zgjeruar veprimtarinë e tyre kriminale në internet”, tha prokurori amerikan i Distriktit Perëndimor të Pensilvanisë, Troy Rivetti. “Këto lloj krimesh kibernetike shkaktojnë jo vetëm humbje financiare, por edhe dëme të vazhdueshme psikologjike për viktimat, të cilat humbin para, por edhe besimin në institucionet dhe infrastrukturën e tregut online”.

E ndihmësdrejtori i Divisionit Kibernetik në FBI, Brett Leatherman, tha se Rydox kishte vendosur në shitje mjete për kriminelët kibernetikë dhe të dhëna sensitive, përfshirë identitete dhe kredenciale të vjedhura nga mijëra njerëz. 

“FBI-ja dhe partnerët e saj të huaj e mbyllën këtë treg dhe tani personi që e krijoi dhe e drejtoi atë është deklaruar fajtor. Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet ligjor në dispozicion për ekstradimin e kriminelëve kibernetikë dhe çmontimin e infrastrukturës së tyre”, tha Leatherman. 

Sipas dokumenteve gjyqësore, të paktën nga viti 2016, Rydox ka kryer mbi 7,600 transaksione që përfshinin të dhëna personale të identifikueshme (PII) të vjedhura, mjete identifikimi, si dhe mjete dhe shërbime për krime kibernetike, ndër të tjera, duke gjeneruar të paktën 232 mijë dollarë të ardhura. Këto transaksione përfshinin shitjen e të dhënave personale të vjedhura nga viktima në Shtetet e Bashkuara.

also Two Kosovars extradited to the US for defrauding Americans Arberi Two Kosovars extradited to the US for defrauding Americans

Kutleshi u deklarua fajtor në Gjykatën e Qarkut për Distriktin Perëndimor të Pensilvanisë për vjedhje të rëndë të identitetit dhe komplot për pastrim parash. Dënimi i tij është caktuar për 9 shkurt të vitit 2027. Për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit, ai përballet me një dënim minimal të detyrueshëm prej dy vjetësh burgim, ndërsa për komplotin për pastrim parash mund të dënohet me deri në 20 vjet burgim. Gjykatësi federal i distriktit do të përcaktojë dënimin pasi të marrë në konsideratë Udhëzimet Federale për Dënimet dhe faktorë të tjerë ligjorë.

Kutleshi u arrestua nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Kosovë në dhjetor të vitit 2024 dhe u ekstradua nga Kosova në Shtetet e Bashkuara në vitin prill të vitit 2025. Në dhjetor 2024, Shtetet e Bashkuara sekuestruan gjyqësisht edhe domenin Rydox.cc, i cili priste dhe mundësonte qasjen në faqen e internetit Rydox. Sekuestrimi i këtij domeni pengoi pronarët dhe palët e treta që ta përdornin faqen për të vazhduar blerjen dhe shitjen e mjeteve të krimit kibernetik dhe të dhënave personale të identifikueshme të vjedhura të shtetasve amerikanë.

Zyra e FBI-së në Pittsburgh e hetoi këtë rast në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Kosovës, Prokurorinë Speciale të Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, Byronë Speciale Kundër Korrupsionit të Shqipërisë (SPAK), Departamentin për Krimet Tregtare të Policisë Mbretërore të Malajzisë dhe Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Malajzisë.