Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Seven women murdered this year

Two killed and one injured in Gjilan

Fiks 1 mijë e 335 raste të dhunës në familje janë regjistruar në Polici nga janari deri në qershor të këtij viti. Katër sosh u raportuan në 24 orët e fundit, prej të cilave ajo në Livoç të Ulët të Gjilanit përfundoi me fatalitet, kur një burrë vrau bashkëshorten e tij dhe vëllain e saj. Ajo është gruaja e shtatë e vrarë këtë vit.

Sociologu Genc Xërxa ka thënë se mënyra e dhunshme e zgjidhjes së konflikteve dhe mungesa e empatisë mund të ndikojë në përshkallëzim të tyre.

“Kemi një mënyrë jo të civilizuar pra me anë të dhunës pastaj edhe shëndetin mendor të rënduar sidomos nga substancat narkotike, të cilat janë në rritje sidomos te të rinjtë. Kjo në njëfarë forme krijon një mungesë empatie apo të bashkëndjenjës tek oponenti apo tek ai që është në konflikt dhe pastaj shpërfaqet dhuna në mënyrë të vazhdueshme apo ciklike dhe po pësojnë në mënyrë fatale të gjithë akterët”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për presionin e normave shoqërore, të cilat, sipas tij, mund të nxisin reagime të dhunshme.

“Kemi presionin e normave shoqërore apo sociale të cilat në një far forme krijojnë turp apo ekzagjerimin e egos duke tentuar që ta mbrojnë egon nga këto norma çofshin kulturore, sociale apo të presioneve të ndryshme marrin shpërfaqje të dhunës në mënyrë ciklike”, ka thënë Xërxa.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se është detyrim të veprohet për të parandaluar vrasjet e grave. Por, nuk ka përmendur veprimet që do të ndërmerren.

“Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar. Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë. Vrasja e grave është krim, aq i rëndë dhe i tmerrshëm sa asnjë shoqëri nuk mund ta trajtojë si të pashmangshëm atë që ka detyrim ta parandalojë”, ka thënë Gërvalla.

Psikologu Ilir Havolli ka vlerësuar se rëndësi ka identifikimi i faktorëve që mund ta çojnë dhunën deri në pasoja fatale. Sipas tij, traumat e patrajtuara dhe vështirësitë në menaxhimin e emocioneve mund të ndikojnë në përshkallëzimin e konflikteve.

“Duhet ta kemi parasysh se çdo individ mundet me pasë trauma të fshehura që nga fëmijëria, që nga adoleshenca etj., të cilat nuk janë trajtuar dhe në momentet kulminante kur niveli i stresit, ankthit, kalon në nivelin e menaxhimit, nuk arrin dot t’i menaxhojnë emocionet dhe shpërthejnë në konflikte”, ka thënë Havolli, që ka shtruar nevojën për parandalim, që vesi i dhunës të mos përcillet te gjeneratat e ardhshme

Psikologët dhe sociologët kanë theksuar se parandalimi i dhunës kërkon ndërhyrje me kohë, trajtim të faktorëve që e nxisin atë dhe veprim konkret të institucioneve, në mënyrë që viktimat e ardhshme të mos bëhen pjesë e statistikave të vrasjeve.