Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Albanians in The Hague and Kosovo are waiting in the open sky for the decision on the KLA leaders

The Hague rally

Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte me flamuj kombëtarë e pankarta patriotike në përkrahje të krerëve të UÇK-së, vendimi për të cilët do të jepet nesër.

Po ashtu, sonte është vendosur “Ora e Pritjes”, si e fundit përpara vendimit të madh.

Qytetarë janë mbledhur edhe në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për ta pritur vendimin e Speciales për katërshen e UÇK-së.

Gjithashtu edhe në Skënderaj dhe në komuna të tjera të Kosovës janë mbledhur qytetarë për ta pritur në qiell të hapur verdiktin e Dhomave të Specializuara.

Nesër, më fillim nga ora 10:00 do të nisë seanca e fundit ku do të jepet verdikti final i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.