Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.
Në njoftimin e Presidnecës thuhet se Shiroka-Pula theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën.
“Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Ambasadori Malaj thuhet se e ka uruar presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe ka shprehur shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.
Shiroka-Pula dhe Malaj thuhet se u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.